Takimi i Hapur në Vlorë për një veprim ndryshe në zbatimin e qasjeve të ardhme
Ne përmbyllëm turin e disa takimeve të hapura në 5 Bashki kryesore të vendit, ku Takimi i Hapur i ditës së Martë, në 21 Qershor ishte edhe konsolidimi i prezantimeve të gjetjeve të evidentuara në serinë e raporteve të quajtura nga eksperët e ALTAX si “MONITORIMI SHUMËDIMENSIONAL I QEVERISJES VENDORE: VLERËSIMI I MUNDËSIVE DHE KUFIZIMEVE”.
Nisur pikërisht nga vlerësimi i mundësive të Bashkive, por edhe kufizimeve që u vijnë në faktorë të jashtëm që nuk varen nga ta kishte një nga qëllimet e tij edhe raporti për ta diskutuar direkt me përfaqësuesit e shoqërisë civile, të biznesit por edhe të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak.
Me fjalët e ndjera të Kryetares së Këshillit Bashkiak zj. Balla, por edhe reagimet me vlerë të shtuar për ne nga nënkryetarja e bashkisë, zj. Veizi u përforcua edhe njëherë tjetër gjetja, se Bashkitë dhe Këshillat bashkiakë, megjithë përpjekjet e stërmëdha në punën e tyre duhet të kenë një sinkronizim me politikat e qeverisjes qendrfore, që qëllimi për zhvillimin e qytetit të arrijë të prodhojë produktivitetin e dëshiruar dhe vlerën e shtuar në ekonominë e vlonajtëve, por edhe në pjesën e kontributit ndaj të ardhurave të Bashkisë.
Për sa lidhet me politikën e strategjive duhet të propozohet sa më afër një riazhornim i tyre.
Politikat e miratuara deri më sot, ku përfshihet edhe dokumenti kryesor zhvillimor kanë nevojë të përshtaten me kërkesat e kohës që po kalojmë të mbushur plot të papritura, por edhe nga nevoja e zhvillimit të programeve të planifikuara që flasin me gjuhen e zhvillimit, por pa kaluar domosdoshmerisht nga urbanizimi.
Vlora duket se ka nevoje per shume me teper se ekonomine dhe turizmin qe ka dhe potencialet e detit lidhur me peshkimin, por edhe luftan ndaj informalitetit duhet ti kete ne te njejtin drejtim me institucionet qendrore, qe kane bere per Vloren, por jo aty ku duhet dhe masen qe duhet per te nxitur ndryshimin.
Ne këmbëngulëm me forcën e argumentit, se migrimi mund të fillojë të frenohet nga qasja ndaj edukimit të të rinjve për të forcuar kulturën e shërbimit, por edhe të dijes për botën digjitale.
Nga ana tjetër, ekspertët e ALTAX munden të adresojnë kërkesën për fillimin e një dialogu kombëtar për kontrata të reja sociale, për indeksimin automatik të pagës së punëmarrësve, por edhe për të drejtat në punë.
Shumë ide me vlerë u përmenden lidhur me bujqësinë dhe vazhdimesine e projektit te qeverise per “100 fshatrat”, ku 3 fshtarat e Vlores kane edne shume per te pritur te behet ndryshimi nga sa parashikohet ne leter.
Nenkryetarja e Bashkise permendi faktin se per zhvillimin e bujqesise dhe peshkimit eshte bere mjaft dhe kane patur nje ndihme te ndjeshme nga programet IPARD 1 dhe IPARD 2, te cilat jane adresuar me se shumti drejt blegtorise, por edhe ne ndihme te peshkimit.
Ndërsa, Kryetarja e Keshillit Bashkiak permendi faktin se per menaxhimin e mbetjeve, tashme Vlora ka nje ndryshim te madh, pasi ky menaxhim bazohet mbi nje program per integrimin e mbetjeve dhe nje perpunim te tyre bashkekohor.
Vlerat qytetare vlonjate u duken edhe ne diskutimin e hapur, por kritik nga perfaqesuesit e shqoerise civile te cilet shtruan edhe pyetje dhe pasigurite nese decentralizimi qe po zbatohet duhet ndryshuar apo jo, si dhe lidhur me rrezikun e autonomise vendore dhe ndarjes me te mire te detyrave midis dy pushteteve
Ne pamundesi per te patur eksperte edhe per reformen e qeverisjes vendore, eskpertet e ALTAX u shprehen se bazuar mbi ato cfare jane analizuar ne kuader te projektit klonstatohet se ka nje ndarje ne legjislacion lidhur me te drejtat dhe detyrimet e dy niveleve te pushtetit, por natyrisht qe ne zbatim ka elemente te cilet jane te nevojshme te punohet per ndryshim.
Në këtë mes, mbështetja që Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës ka dhënë për këtë projekt të monitorimit social vlerësohet si një risi në qytetin që nuk i mbaron kurrë qasja debatuese dhe novatore në dhënien e komenteve dhe ideve për një performancë më pozitive.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.