Si trajtohen nga TVSH shërbimet jashtë vendit dhe tregtimi i kafesë?

Si trajtohen nga TVSH shërbimet jashtë vendit dhe tregtimi i kafesë?

Rasti 1.

Një subjekt tatimpagues ne Republikën e Shqipërisë kryen një furnizim shërbimi jashtë territorit te RSH për një subjekt jo tatimpagues ne RSH, gjithashtu merr furnizim shërbimi nga subjekte  jo tatim pagues ne RSH, po jashtë territorit te RSH[1].

Pyetja për shitjen

Furnizimi shërbimit te kryer nga subjekti tatim pagues ne RSH sipas ligjit te ri për TVSH për efekt regjistrimi ne Deklaratën e TVSH quhet :

  1. Shitje e përjashtuar?
    B. Shitje pa TVSH?
    C. Furnizime me shkallë 0%?

Pyetjet për blerjen

A duhet lëshuar auto faturë nga subjekti tatim pagues ne RSH[2] per furnizimet e sherbimit nga subjekte jo tatimpagues ne RSH dhe qe kryhen jashte territorit te RSH?

A është i detyruar subjekti tatim pagues ne RSH ti kërkojë furnizuesit te shërbimit subjekt jo tatim pagues ne RSH dokument qe te vërtetojë se është tatim pagues ne vendin e tij?

Përgjigje Rasti 1.

Sipas nenit 2 të ligjit, nëse kemi:

  • Person të tatueshëm
  • Kryen furnizimi shërbimi
  • Kundrejt pagesës (me bankë),
  • Brenda territorit të republikës së Shqipërisë,

– në kuadër të veprimtarisë ekonomike

Nuk është furnizim shërbimi i tatueshëm.

Furnizimet e shërbimit do të regjistrohen në librin e shitjes dhe deklaratën e TVSH-së në kutinë me emërtimin shitje pa TVSh. Personi i tatueshëm furnizues i shërbimit duhet të provojë që shërbimi i ofrohet një personi të tatueshëm të identifikuar për TVSH-në jashtë Shqipërisë duke e provuar me dokumentacion, si përshkruhet te neni 24, pika 2 e udhëzimit.

Në rastin e dytë, bazuar në nenin 24, pika 1 të ligjit vendi i furnizimit të shërbimit është në Shqipëri dhe aplikohet auto fatura.

Rasti 2.

Rasti kur një subjekt tregton kafe.

Për nevoja te tregtimit te kafes është i detyruar ti japë blerësve te tij ne perdorim asete, inventar te imet, prone te tij: expres kafe, Mulli, Reklama ndricuese, TV, Projektor, filxhanë, pjata, tavlla etj. Si edhe veshje te ndryshme me logon e firmës.

Me çfarë dokumenti subjekti shitës duhet te dokumentoje dhënie ne përdorim te tyre?

Për sa me sipër kur këto  kalojnë  ne përdorim te blerësi a duhet bere fature tatimore shitje me TVSh?

Këto lihen ne përdorim te blerësi deri ne momentin kur mbaron afati kontratës. Çfarë dokumenti lëshohet kur këto asete e inventari imët mbasi ato janë përdorur nga blerësi dhe kthehen ne magazinën e shitësit?

Përgjigje Rasti 2

Përveç kontratës midis furnizuesit (shitësit) dhe klientit (blerësit) me kriteret përkatëse në udhëzim (neni18), lëshohet një fletë-dalje me efekt vetëm për tu regjistruar në librat e kontabilitetit të shitësit, i cili mbetet pronar i aktiveve të dhëna në përdorim.

Nëse për aktivet e dhëna në përdorim merret garanci (depozitë) në para nga blerësi, atëherë ato konsiderohen si pjesë e vlerës së tatueshme të blerjes në momentin që jepen dhe shitësi do ti llogaritë me TVSH. NË rast se depozita kthehet mbrapsht, bëhen llogaritjet me minus.

Nëse aktivet dhe inventari i imët kalojnë në pronësi të blerësit, atëherë konsiderohet (neni 18) se kemi të bëjmë me një furnizim të tatueshëm duke e shoqëruar me lëshimin e faturës tatimore me TVSH.

Kur aktivet kthehen përsëri te furnizuesi, do të lëshohet një fletë-hyrje. NË rastin kur regjistrohen, ato do ti llogaritet edhe amortizimi, i cili është e drejtë zbritje nga pronari i aktivit për tu njohur si shpenzim i zbritshëm për efekt te llogaritjes së rezultatit fiskal të pasqyrave financiare.

Kujdes! Në rast se konstatohet që klienti të cilit i është dhënë në përdorim aktivi nuk është më klient i furnizuesit pra nuk ka marrë më furnizime të mallit në fjalë tek furnizuesi për një periudhë të caktuar kohe që duhet të jetë e përcaktuar në kontratë dhe aktivi nuk i është kthyer furnizuesit, atëherë aktivi në fjalë për të cilin është zbritur TVSH-ja në blerje do të konsiderohet si furnizim kundrejt pagesës.

[1] shënim te gjitha transaksionet kalojnë me banke

[2] rregjistrimi ne Deklaratën e TVSH  behet ne shitje dhe blerje ne rubrikën Auto ngarkesë e TVSH

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: