Qeverisja duhet të shohë përpara

shikoj para

Qeverisja duhet të shohë përpara

Qeverisjet e të gjitha krahëve politikë duhet të marrin në konsideratë jo vetëm mënyrën e kalimit të krizës shëndetësore afatshkurtër, por edhe mënyrën e përgatitjes për sfidat financiare afatgjata.

Ndërkohë, që qeveria ka qenë linja e parë e veprimit publik në luftën kundër koronavirusit, ajo është bërë gjithashtu më e prekshme ndaj ndikimit fiskal prej virusit dhe reagimit të publikut.

Tani, qeveria duhet të shikoje perpara dhe te kuptoje se çfare nuk ka shkuar dhe se duhet mbajtur edhe pergjegjesi per ditet e keqia te qeverisjes, pasi cdo qeveri ka edhe te tilla dite, ku me se shumti ato zbulohen nga nje situate e pakendshme apo ngjarje qe nuk kontrollohet dot nga qeveria.

Të ardhurat mund të bien edhe pas vitit 2020, por kjo kerkon se pari transparence per arsyet dhe analize per menaxhimin e situatave.

TVSH edhe pse jo aq e paqëndrueshme sa tatimi mbi fitimin dhe tatimi mbi të ardhurat personale, gjithsesi do të luhatet bashkë me ekonominë dhe në fakt ajo që mbetet është tatimi mbi pasurinë. Ai duhet të sigurojë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të qeverisë qendrore dhe vendore. Kur flasim për tatimin mbi pasurinë, në fakt horizonti i taksimit duhet të shtrihet përtej nivelit aktual të taksimit të pasurisë (ndërtesës, tokës dhe truallit).

Tatimi i pasurisë në fakt duhet të jetë një tatim retrospektiv mbi kapitalet e individëve që kanë akumuluar mjaftueshëm pasuri. Nëse kjo formë taksimi nuk ndodh edhe në vijim është në dilemë filozofia e qeverisë aktuale për të taksuar ata që fitojnë më shumë. Taksimi i të pasurve nuk është niveli i tatimit që pagujanë kompanitë e mëdha, pasi kontributi i tyre nuk vjen nga individët që i zotërojnë, por nga kontributi që derdhin punonjësit për të mbajtur biznesin në këmbë.

Megjithëse edhe kjo është një temë më vete, pasi kontributi në buxhet i bizneseve të mëdha ka rënë ndjeshëm në vitet e fundit. Pandemia ka nxjerrë në pah dobësitë shkatërruese në qeverisje dhe dobësitë shqetësuese në shoqëri, të cilat do të jenë më të vështira të injorohen kur kriza të lehtësohet. Me kalimin e kohës, kjo mund t’i bëjë ata të shikojnë qeverinë ndryshe.

Por, qeverisja nuk duhet të abuzojë më tej me durimin e qytetarëve që u tregohet e njëjta histori lidhur me faktin si ishte dhe si është bërë më mirë një punë publike apo një shërbim, punë të cilat në fund të fundit janë ABC-ja e një qeverisje. Krahasimi do të merrte vlera nëse behej me vendet e rajonit dhe me tej akoma.

Bërja e politikës të bazuar në prova dhe realitetin që përjetojnë njerëzit e zakonshëm mund të ndihmojë qeverisjen të hartojë kthimin e saj drejt rrugës së zhvillimit të qëndrueshëm.

Politika koherente dhe de facto politika më efektive kërkojnë që qeverisja të marrë parasysh të gjitha informacionet përkatëse për më shumë vendime të cilat përcjellin informacionin që kthejne besimin e bjerrur të qytetarëve. Në veçanti, kjo nënkupton që qeverisja duhet të vlerësojë përfitimet e propozimeve të politikave në lidhje me kostot e ardhshme dhe ndërveprimet midis strukturave politike dhe reformave.

Përmes një modeli koherent, rishikimi i secilës reformë specifike mund të jetë objekt maksimizimi. Për më tepër, zbatimi efektiv i politikave kërkon qeverisje efektive, që do të thotë aftësi në rritje për të menaxhuar rreziqet, për të menaxhuar prokurimet dhe kontratat, për të marrë dhe shpërndarë llojin dhe sasinë e duhur të burimeve nga fondet publike, sigurimin e mbikëqyrjes së proceseve dhe procedurave, si dhe rishikimin e ndikimeve nga jashtë qeverisë në funksion të efektivitetit të veprimeve që ndërmerren.

Qeverisja duhet të jetë në perceptimin publik e padepërtueshme nga interesat privatë që kërkojnë të ndikojnë në vendimet e qeverisë, legjislacionin ose dhënien e kontratave, të cilat janë pjesë e procesit të bërjes së politikave në demokracinë bashkëkohore shqiptare. Lobimi mundet të përmirësojë vendimet e qeverisë në ndonjë rast me interes publik, por gjithashtu mund të çojë ndaj avantazheve të padrejta për interesat e publikut, kur procesi është i paqartë dhe standardet janë të tilla që favorizojnë interesa të ngushta private. Në të gjitha rastet kur interesi publik është në rrezik është konstatuar më vonë se  negociatat janë zhvilluar me dyer të mbyllura.

Qeverisja nga ana tjeter duhet të rishikojë perimetrin kombëtar të integritetit e shprehur nëpërmjet mekanizmave të kodit të etikës, konfliktit të interesit, pastrimit nga korrupsioni që ka prodhuar dhe trasheguar, duke marrë parasysh faktorët kontekstualë dhe kushtet që ndikojnë në efikasitetin e tyre. Është e detyrueshme për çdo qeveri të adresojë problemet e sotme me të cilat përballen qytetarët e saj. Padyshim, që investimi i burimeve në problemet e parashikuara për të ardhmen është i nevojshëm për një shoqëri në progres. Është detyra e qeverisë të njohë dhe parashikojë këto probleme të fjetura dhe t’i adresojë ato në një mënyrë të qëndrueshme.

Por, mjaft është mjaft.

Qeveria nuk mundet të vijojë më tej duke u marrë me paaradhësit dhe duke kthyer kokën pas në të kaluarën. Për të kaluarën ka folur sovrani, ndërsa drejtësia duhet të vinte balancën në vend

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: