Publikohet dokumenti politikave “Demografia, papunësia, ekonomia dhe qasjet për të ardhmen”

Publikohet dokumenti politikave “Demografia, papunësia, ekonomia dhe qasjet për të ardhmen”

Demografia, papunësia, ekonomia dhe qasjet për të ardhmen, një studim i mbështetur nga ALTAX, si një dokument politikash dhe është publikuar për qëllime diskutimi dhe komentesh nga të gjithë grupet dhe aktorët e interesuar. Ky dokument diskuton raste të praktikave që analizojnë treguesit e statistikave të Cens-eve të dy dekadave të fundit, si dhe të dhëna të tjera, të cilat mund të shërbejnë si burim diskutimi për politikëbërësit që kërkojnë qasje të reja për të ndihmuar frenimin e largimit të punonjësve, punëkërkuesit e rinj dhe vulnerabël në tejkalimin e sfidës së papunësisë, por në funksion të gjithpërfshirjes

Ne analizojmë në studimin tonë efektet e ndryshimeve demografike dhe tregun e punës në shfaqjen e tyre në punësimin dhe nivelin e papunësisë në Shqipëri me efektet që prodhon për ekonominë dhe ndikimin që jep si rrjedhojë edhe në buxhet. Duke përdorur një panel të dhënash statistikore për periudhën 2001  – 2023, nëpërmjet studimit të treguesve nga tre Cens-et e fundit (CENS 2001, 2011, 2023), të ndara sipas grupmoshave, por edhe sipas treguesve të tregut të punës, ne tregojmë në mënyrë empirike efektet ekonomike të dy fakteve, që kanë ndodhur në dy dekadat e fundit: “emigrimi i popullsisë” dhe “papunësinë”.

Ne konstatojmë se ndryshimet në strukturën e moshës së popullsisë, e cila lidhet me normën e fertilitetit si dhe ndryshimet demografike luajnë një rol të rëndësishëm dhe shumë nga ndryshimet i atribuohen edhe ndikimit të politikave në zbatim dhe parashikimeve të tendencave të popullsisë dhe tregut të punës për të ardhmen, ku këto të fundit zakonisht neglizhohen në studimet që kryhen për këto tema.

Rezultatet tregojnë se goditjet demografike dhe struktura ekonomike janë cilësisht të ndryshme për punëtorët e rinj (të rritur) si dhe për njerëzit më (më pak) të arsimuar, por me ndikim në gjithë tregun e punës.

Ndërsa punëtorët e rritur dhe individët më të arsimuar, në përgjithësi, përjetojnë norma më të ulëta papunësie, ndryshimet në strukturën e moshës së popullsisë duket të jenë të lidhura pozitivisht me normat e papunësisë së punëtorëve të rinj, ndërkohë që ato nuk kanë asnjë efekt tek të rriturit.

Ky publikim nuk është për qëllime jofitimprurëse.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.