Publikohet analiza kërkimore “Menaxhimi i ndryshimit nevojë për ndryshimin e modelit të qeverisjes dhe komunikimit”

Publikohet analiza kërkimore “Menaxhimi i ndryshimit nevojë për ndryshimin e modelit të qeverisjes dhe komunikimit”

ALTAX Education vjen me publikimin e ri që përshkruan nevojën e ndryshimit të modelit të qeverisjes dhe komunikimit, pasi shihet se tashmë ka një shterim modelesh të lidhur me kohëzgjatjen e qeverisjes dhe nevojën për një ndryshim gjithpërfshirës dhe jo vetëm përcjellje idesh dhe mesazhesh si prezantimi më i fundit, i quajtur “Shtëpia e Biznesit”.

Analiza kërkimore “Menaxhimi i ndryshimit nevojë për ndryshimin e modelit të qeverisjes dhe komunikimit” përcjell mesazhin se menaxhimi i ndryshimit i ndihmon njerëzit, institucionet, grupet sociale dhe bizneset të ndryshojnë sjelljet e tyre, qëndrimet dhe/ose proceset e punës për të arritur një objektiv apo rezultat të dëshiruar dhe të kërkuar nga nevojat e kohës dhe tregut.

Në analizën kërkimore tonë nënvizohet fakti se si dhe kur janë përdorur nga qeverisjet e dekadës së fundit zbatimi i modeleve për komunikim dhe qeverisje duke përfshirë edhe elementin kohë dhe kontekstin që prezanton edhe nevojën për ndryshime.

Menaxhimi i ndryshimit i propozuar nga ekspertët tanë jep një këndvështrim lidhur me momentin pse nevojitet dhe e parashtron të lidhur me sigurinë që projektet për të ardhmen e Shqipërisë janë të suksesshme, nëse bazohen mbi parimet e gjithpërfshirjes dhe një dialogimi të pareshtur deliberativ duke ndihmuar në organizimin dhe shpërndarjen e informacionit, përvojave dhe praktikave të menaxhimit të ndryshimit në të gjithë institucionet dhe në gjithë vendin fazë pas faze dhe vit pas viti.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: