-25%

Menaxhimi i ndryshimit nevojë për ndryshimin e modelit të qeverisjes dhe komunikimit

Original price was: 8 €.Current price is: 6 €.

Ndryshimi i modelit të qeverisjes është aktualisht një nga pikat më të kërkuara të biznesit. Edhe pse menaxhimi i ndryshimit është pjesa më e vështirë e një qeverisje, ashtu si ndodh edhe në sektorin privat, situatat e kaluara të qeverisjes dhe situata aktuale, pas mbi 10 vitesh qeverisje përmes kërkesave në vazhdimësi për mbështetje dhe ndryshim të klimës së të bërit biznes po kërkojnë pikërisht që të menaxhohet aftësia e qeverisë për të ndryshuar sipas kërkesave të ekonomisë.

Kjo situatë dhe këto kërkesa kërkojnë aftësi komplekse dhe ndërthurje të elementëve të eficencës me efektitetin në një kohë që po ecën më shpejt se koha e reagimit të qeverisë deri më sot.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme edhe në kontekstin e biznesit shqiptar, ku situatat aktuale duhet tu shërbejnë secilit sektor dhe aktivitet për të menduar, diskutuatr dhe kërkuar ndihmë dhe bashkëveprim për ndryshime të thella, pothuajse të vazhdueshme derisa e gjithë situata të duket se ka fituar siguyrinë për të ecur drejt qasjeve dhe tregut me një model ndryshe.

Është pikërisht viti 2024, që konsiderohet si një faktor që është shumë i rëndësishëm që një kompani të përshtatet me ndryshimin, ashtu si duhet të përshtatet edhe modeli qeverisës që është tema kryesore në këtë analizë kërkimore.

 

Arsyeja është e thjeshtë për të ndryshuar pasi vjen nga kërkesat e tregut dhe situata ekonomike e brendshme dhe globale.

Modeli i ri i qeverisjes qendrore dhe me efekt edhe në atë vendore nga njera anë, si dhe modeli i ri i qeverisjes së bizneseve nga ana tjetër do të kërkojë padyshim një gjithpërfshirje në formën e mobilizimit të burimeve të brendshme dhe të jashtme, ku vetëpërjashtimi të jetë i vetmi përjashtim i reformimit të ndryhsimit duhet të kuptohet si ndikim pozitiv edhe në një ndryshim në rolet e tjera brenda gjithë qeverisjes bazuar te parimi i qeverisjes së hapur dhe freskimi i mendësisë aktuale.

I gjithë procesi disa vjeçar do të inkurajojë përgjegjshmërinë dhe transparencën dhe bashkë me to edhe llogaridhënien e munguar apo të mangët në rastin më të mirë të qeverisjes aktuale.

Edhe pse shumica nga ne e shohin menaxhimin e ndryshimit si detyrë të qeverisë dhe si një reagim që vjen nga lart-poshtë, në fakt nuk është ky rasti që ne duam të promovojmë në këtë analizë. Menaxhimi i ndryshimit duhet të vijë si një produkt i menaxhuar dhe drejtuar nga niveli i mesëm i drejtimit si në sektorin privat, por edhe në atë publik, pasi ata janë edhe mekanizmat më të vlefshëm të çdo strukture qeveritare dhe çdo strukture biznesi

Arsyeja është e thjeshtë pse pikërisht niveli i mesëm.

Janë pikërisht ata që zbatojnë çdo ditë strategjinë dhe kryejnë veprimet që bëjnë të funksionojnë mekanizmat e shtetit nga njera an ë dhe ato të kompanive dhe bizneseve të mesme nga ana tjetër. Prandaj janë po ata që kanë mundësinë të sigurojnë që qmenaxhimi i ndryshimit të jetë në përputhje strategjike. Kjo qasje e vetme nuk është e vështirë nëse kuptohet se çfarë përfitimi madhor do të prodhojë, në rast se ata do të kenë shansin të bashkëqeverisin me nivelin e sipërm të drejtimit për aq kohë sa ndodh ndryshimi.

Përshkrim

Analiza kërkimore “Menaxhimi i ndryshimit nevojë për ndryshimin e modelit të qeverisjes dhe komunikimit” përcjell mesazhin se menaxhimi i ndryshimit i ndihmon njerëzit, institucionet, grupet sociale dhe bizneset të ndryshojnë sjelljet e tyre, qëndrimet dhe/ose proceset e punës për të arritur një objektiv apo rezultat të dëshiruar dhe të kërkuar nga nevojat e kohës dhe tregut.

Në analizën kërkimore tonë nënvizohet fakti se si dhe kur janë përdorur nga qeverisjet e dekadës së fundit zbatimi i modeleve për komunikim dhe qeverisje duke përfshirë edhe elementin kohë dhe kontsktin që prezanton edhe nevojën për ndryshime.

Menaxhimi i ndryshimit i propozuar nga ekspertët tanë jep një këndvështrim lidhur me momentin pse nevojitet dhe e parashtron të lidhur me sigurinë që projektet për të ardhmen e shqipërisë janë të suksessme, nëse bazohen mbi parimet e gjithpërfshirjes dhe një dialogimi të pareshtur deliberativ duke ndihmuar në organizimin dhe shpërndarjen e informacionit, përvojave dhe praktikave të menaxhimit të ndryshimit në të gjithë institucionet dhe në gjithë vendin fazë pas faze dhe vit pas viti.

Në analizën kërkimore tonë nënvizohet fakti se si dhe kur janë përdorur nga qeverisjet e dekadës së fundit zbatimi i modeleve për komunikim dhe qeverisje duke përfshirë edhe elementin kohë dhe kontekstin që prezanton edhe nevojën për ndryshime.

Menaxhimi i ndryshimit i propozuar nga ekspertët tanë jep një këndvështrim lidhur me momentin pse nevojitet dhe e parashtron të lidhur me sigurinë që projektet për të ardhmen e Shqipërisë janë të suksesshme, nëse bazohen mbi parimet e gjithpërfshirjes dhe një dialogimi të pareshtur deliberativ duke ndihmuar në organizimin dhe shpërndarjen e informacionit, përvojave dhe praktikave të menaxhimit të ndryshimit në të gjithë institucionet dhe në gjithë vendin fazë pas faze dhe vit pas viti.

Ky publikim është për qëllime jo fitimprurëse.