Një tjetër dialog deliberativ bazuar te auditi social në Dibër
Ditën e martë, datë 11 Prill ALTAX me ekspertët e nisën me prezantimin e raportit me gjetjet dhe komentet lidhur me nevojën që bashkitë si Dibra duhet të kenë garantimin që Qeveria qendrore të ruajë dhe të mos tejkalojë pavarësinë financiare dhe vendimmarrëse të qeverisjes vendore nëpërmjet imponimit me programe dhe strategji, të cilat kanë ndikuar me shumë vonesë dhe me humbje të kohës në pritje të koordinimit të proceseve.
Llogaridhënia përmes konsultimit për koston dhe përfitimin e vendimeve që merren nga qeverisja në emër tonë ishte një nga temat e diskutuara dhe trajtuara nga të pranishmit, megjithë praninë e munguar të Këshillit Bashkiak.
Në analizën dhe auditimin shumëdimensional të Dibrës, me një material të përpunuar dhe të dedikuar direkt për problemet që ka qarku dhe bashkia bashkë me proceset zhvilluese ne evidentuam si nevojën e parë për të folur ekonominë.
Investimet e realizuara në vitet e fundit janë të orientuara sipas programeve të zhvillimit drejt mjedisit urban, infrastrukturës rrugore dhe UK dhe në mënyrë të moderuar drejt bujqësisë, por jo drejt nxitjes së tregut, orientimit të aktiviteteve të reja dhe një qasje për të zbutur faktorët ndikuesë në migrim dhe emigracion.
Por, në analizën e ekspertëve ishte edhe diskutimi mbi buxhetin vendor me të dy krahët e tij.
Treguesi i të ardhurave tatimore vendore kanë një normë avancimi në administrim në nivele mbi mesatare, por larg realizimit të objektivave të buxhetit dhe parashikimeve të PBA. Edhe për vitin 2022, ashtu si kemi përmendur edhe në Raportin e vitit 2021 “Buxheti vendor i cili varet nga transfertat e buxhetit të shtetit, ndikohet edhe nga objektivat ende të papërmbushura të SMFP 2019-2022 dhe Strategjive sektoriale që rëndojnë mbi performancën e planifikimit të buxhetit të Bashkisë.”
Ndërkohë, që p[lanifikimi me optimizëm dhe mungesa e realizimit të plotë të fondit të alokuar të shpenzimeve janë sfidat e vërteta për të adresuar të dy nivelet e qeverisjes.
Politika dibrane duket se është bazuar te ligji për konsultimin duke zbatuar edhe kalendarin e konsultimeve, si një obligim për qeverisjen e hapur dhe procese diskutimi të buxhetit me pjesëmarrjen e publikut. Por, në etapat e konsultimit mungon ekspertiza civile dhe nuk konstatohet një oponencë apo përforcim analitik i zërit dhe shqetësimeve qytetare.
Nisur nga mungesa e matjes së nivelit të korrupsionit vendor, duhet të kërkohet nga OSHC, Drejtoria Antikorrupsion, ose nga donatorët modifikimi i planit të veprimit për krijimin e indeksit rajonal të korrupsionit dhe mbi këtë renditje të vendosen objektiva për uljen e Bashkisë në renditje, me të njëjtën metodologji si për indeksin kombëtar.
Një diskutim që ne në ALTAX e kemi në qendër të vëmendjes është fuqia p[unëtre dhe kualifikimi i saj bazuar mbi nivelin e treguesve që disponohen për vendin.
Sipas Raportit të Konkurueshmërisë 2022, Shqipëria renditet e fundit në rajon për nivelin e ulët të punonjësve me arsim të mesëm dhe të lartë, por edhe për numrin e cunguar të profesionistëve dhe teknikëve, duke dhënë ndikim edhe në renditjen për produktivitetin e punës për të punësuarit.
Megjithëse sfidat për edukimin janë të mëdha ekspozimi i problemeve duhet të shoqërohet me studimet dhe veprimet e thelluara me objektivat strategjike të miratuara së fundmi por me korrektime duke u nisur nga situata vendore.
E gjithë situata ekonomike dhe sociale në vitin 2022 (edhe pse nuk është mbyllur) na shfaqet me treguesë të mjaftueshëm për të analizuar se masat antikrizë dhe përpjekjet për rikuperim të ekonomisë nuk kanë arritur të krijojnë klimë besimi te konsumi më të fortë se përpara dy viteve.
Ndërsa rishpërndarja e fondeve sociale duhet të fillojë të marrë nga buxheti fonde në rritje në raport me investimet kapitale, edhe pse duket si një paradoks në kushtet e emergjencës së infrastrukturës në vend. Një diskutim mjaft i madh dhe me një lobim nga qeveria duhet të jetë nxitja e kolonave të dyta dhe të treta të fondeve të pensioneve, të cilat janë në interesin publik të forcohen sot për të minimizuar krizën e paaftësisë paguese të skemës aktuale nesër.
Nga përfaqësuesit e shoqërisë civile u kërkua që ndërhyrja e qeverisë lidhur me shpenzimet sociale është e domosdoshme, por edhe jetike për bashki si Dibra, të cilat pak mund të realizojnë në këtë qasje me fondet që mbledhin nga taksat dhe tarifat vendore.
Ndërsa, përfaqësuesit e Bashkisë u shprehën në vlerësim të punës së kryer deri tani nga Bashkia e Dibrës, por kërkuan që raporte të dedikuara që i ndihmon edhe ata, por edhe qytetarët të vijojnë të diskutohen edhe pas zhvillimit të takimeve.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.