Konkurueshmëria, investimet, ndikimi te rritja e pagave dhe te të hyrat fiskale

Konkurueshmëria, investimet, ndikimi te rritja e pagave dhe te të hyrat fiskale

Konsumi privat dhe investimet ishin shtytësit kryesorë të rritjes ekonomike në vitin 2022, pa ndonjë ndryshim nga viti i mëparshëm, ashtu si edhe 5 vite më parë. Vendet në Ballkanin Perëndimor kanë aplikuar për mbi një dekadë norma të ulëta të tatimit mbi fitimin, por edhe tatimit mbi të ardhurat duke mbajtur edhe norma tatimore me një shkallë për të mbajtur sistemet tatimore për investitorët në mënyrën më të thjeshtë të mundur. Kjo politikë, të paktën për shumicën e vendeve që i aplikuan ato nuk funksionoi sipas pritshmërive. Kështu, në 3 vitet e fundit gjithë vendet e BP6, përveç Bosnjë-Hercegovinës me specifikat e sistemit tatimor me nivel federativ kanë transformuar skemën e tatimit mbi punën dhe kapitalin duke u mbështetur te normat progresive, por brenda tyre me shumë stimulime dhe lehtësime e favore (shpenzime) tatimore.

studimin e efektit të barrës fiskale ndaj investimeve neto në rritjen e prodhimit të brendshëm, vërehet se vendet me IHD më të lartë nuk rriten në rastet kur kanë barrë fiskale më të ulët, nëse të paktën kjo barrë nuk është e shoqëruar edhe me një klimë të volitshme për investimet dhe siguria që meritojnë kapitalet për ri atdhesimin dhe ri investimin e tyre.

Politika fiskale ka efekt për të nxitur vendim marrjen mbi investimet, por kjo është pjesë e analizës së fizibilitetit bazuar mbi elementët e sundimit të ligjit, të paketave ligjore të pakomplikuara dhe me kosto efektive, si dhe në një ambjent ku korrupsioni në nivelet administrative dhe rregullat për tregun perceptohen nga investitorët sipas indekseve për investim me nota pozitive dhe mbi nivelet mesatare të tyre.

Nga ana tjetër, garantimi i sistemit të zhvilluar të tregut financiar, të infrastrukturës së transportit dhe asaj energjetike, të kapaciteteve dhe aftësive të garantuara të tregut të punës bashkë me korrupsion të ulët kanë një efekt me ndikim të madh në tërheqjen e investimeve dhe zhvillimin e tregut të brendshëm.

Niveli i fuqisë punëtore të re, me aftësi teknike dhe novative për të përdorur teknologjinë dhe e mirëpaguar dhe trajtuar sipas standarteve të tregut të punës në zbatim të legjislacionit janë një element, që lidhet me mbarëvajtjen e investimeve dhe sistemit ekonomik në tërësi.

Në kushtet, kur tregu i punës në rajon do të jetë i zotëruar në nivelet aktuale me 1/3 e tij me punonjës informalë, tregojnë se politikat për të tërhequr investimet u mungon elementi bazë i garantimit të ambjentit ku mundet që të zhvillohen programet e investimeve.

Roli i tregut të punësimit informal pa një kontratë pune formale dhe me pagesa të ulëta dhe me tendenca të mospagimit të detyrimeve tatimore dhe sociale është një tjetër dimension i rëndësishëm për një mjedis pune. Pjesa e tregut informal lë të kuptohet për investitorët seriozë më shumë ngurtësi në tregun e punës dhe më pak politikë nxitëse në lidhje me krijimin e marrëdhënieve formale të punës.

Shqipëria dhe Kosova janë të krahasueshme në politikat e tyre me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Por, problematikat e korrupsionit dhe kapaciteteve jo të përshtatshme administrative, mungesa e transparencës, si dhe mekanizmat që përdoren në sisteme me tatime të ulta me dobësitë që mbartin i bëjnë këto dy shtete ende larg investimeve cilësore dhe afatgjata.

Tab. 11   BP6:Pagat mesatare mujore, 2020-2022EUR/individ
202020212022Ndryshimi
Mali i Zi78379388312.8%
Serbia70677288014.0%
Maqedonia e Veriut65869677311.1%
Bosnjë-Hercegovina75578888111.8%
Shqipëria43446752011.3%
Kosova46648403.9%
BALLKANI PERËNDIMOR63466765610.8%
Burimi: https://wiiw.ac.at, BSH, FMN

Konsumi është ai që e bën prodhimin të vlefshëm në ekonominë moderne. Dhe njerëzit mund të konsumojnë vetëm nëse kanë fuqinë financiare. Duke marrë parasysh se shumica e njerëzve mbështeten te punësimi për të siguruar jetesën, raportet e të ardhurave dhe pagave shfaqen si masa themelore për të matur fuqinë blerëse të qytetarëve të një vendi.

Treguesi i pagës mesatare në këtë studim fokusohet në treguesin e të ardhurës personale mesatare nga punësimi me synimin qe shqyrtojë lidhjen e saj me të ardhurat operative të kompanive ose stabilitetin e çmimeve në ekonomitë kombëtare. Qëllimi është të kuptohet qëndrueshmëria e skemës së pagave duke matur se si ndryshimet në kushtet ekonomike, kryesisht norma e inflacionit, ndikon në të ardhurat e njerëzve dhe aftësinë për të shpenzuar, e njohur si fuqia blerëse.

Paga si një formë e të ardhurave personale që i referohet normës së pagës për orë të fituar në këmbim të punës ose shërbimit, në vitin 2022 prezantohet në nivele të ndryshme në vendet e BP6, ashtu si shihet në Tabelën 11. Një sërë faktorësh kanë ndikuar në pagat e punonjësve, që përmbledhtazi janë: kushtet ekonomike dhe politikat si norma e inflacionit dhe fuqia e monedhës, kushtet dhe praktikat sektoriale si fitimet e bizneseve dhe oferta/kërkesa e tregut të punës, si dhe aftësitë dhe përvoja e punonjësve, si potenciale të këmbyeshme në tregun e punës. Nivelet e pagës mesatare në vendet e BP6 përfshijnë brenda tyre ndarjen demografike (grupmosha, gjinia, statusi socio-ekonomik dhe përkatësia etnike), si dhe shpërndarjen gjeografike, duke tentuar të prezantojë vetëm një nivel të përgjithshëm tregues të mesatarizuar. Vështrimet mbi nivelin e pagës mesatare na zbulojnë një prirje të një fenomeni të përgjithshëm të një niveli në rritje të bazës së tatueshme në funksion të nxitjes së konsumit.

Shqipëria dhe Kosova duke konsideruar ndikimin nga faktorët e përmendur paraqesin një treg pune me nivelin më të ulët të pagës mesatare në BP6. Por, edhe tendenca në vitet 2020-2022 na paraqitet me një ndryshim në rritje të treguesit të pagës mesatare vetëm në Serbi me 14%.

Në vendet e tjera (për Kosovën nuk ka të dhëna për vitin 2022) rritja mesatare është më shumë reflektim i indeksimit të inflacionit, se sa një politikë apo reformim i nivelit të pagave në përballje të sfidave postpandemike

Nga studimi horizontal midis periudhës 2020 deri 2022 duke konsideruar konkurencën për norma tatimore sa më të ulta brenda BP6, ashtu si vërehet edhe në Tabelën 12 shikojmë se faktet e nivelit tregues (a) të papunësisë, (b) rritjes ekonomike, (c) pagave mesatare dhe (d) investimeve të huaja na tregojnë se ndikimi i normave të ulta të tatimit mbi fitimin në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë ka ndikuar në rritjen e nivelit të investimeve të huaja më shumë se në Serbi dhe Shqipëri, që kanë norma më të larta të tatimit mbi fitimin. Ndërkohë, efektet në uljen e papunësisë, në rritjen ekonomike dhe nivelin e pagës mesatare nuk duken se janë përcjellur njësoj, pasi faktorët e ndryshëm dhe specifikat e tregut dhe kompozimit të ekonomisë bashkë me politikat e tjera nxitëse rregullator kanë ndikime të ndryshme. Nga kjo analizë krahasuese duhet kuptuar se nuk mjaftojnë vetëm investimet e huaja treguesi i politikave të një qeverisje të mirë dhe me efektivitet për vendin.

Tab.12   Situata e krahasuar e treguesve makro 2021 ndaj 2020  dhe 2022 ndaj 2021 (Papunësia, Rritja PBB, Pagat mesatare dhe IHD), Krahasimi mes situatave  (%)
SHTETETSituata në 2020 -2021Situata në 2021 – 2022Ndryshimi mes situatave 2022/2020
Papunësia ’21-’20Rritje PBB ’21/’20Paga ’21-’20IHD ’21-’20Papunësia ’22-’21Rritje PBB ’22-’21Paga ’22-’21IHD ’22-’21PapunësiPBBPaga mesatareIHD
Mali i Zi-1.3%13.0%1.3%26.8%-2.1%6.1%11.3%13.6%-3.4%19.1%12.6%40.5%
Serbia2.0%7.5%9.3%27.9%-1.6%2.3%14.0%13.6%0.4%9.8%23.3%41.5%
Maqedonia e Veriut-0.7%3.9%5.8%26.8%1.3%2.1%11.1%39.7%0.6%6.0%16.8%66.5%
Bosnjë-Hercegovina1.5%7.4%4.4%37.8%2.0%3.7%11.8%16.3%3.5%11.1%16.2%54.0%
Shqipëria-0.2%8.5%7.6%10.1%0.6%3.6%11.3%32.8%0.4%12.1%19.0%42.9%
Kosova-5.2%10.7%3.9%21.7%-3.5%3.5%n/a83.4%-8.7%14.2%105.0%
BALLKANI PERËNDIMOR-0.7%8.5%5.4%25.2%-0.6%3.6%11.9%33.2%-1.2%12.1%17.6%58.4%
Burimi: wiiw, BSH, FMN

Ndërsa, shikojmë nga grafiku se investimet e huaja direkte dhe ekonomia kanë patur rritje, pagat dhe papunësia janë me performancë ende të ulët. Nëse IHD-të u rritën, atëherë papunësia duhet të ulej. Ndikimi frenues nga norma e inflacionit dhe frenimi i rritjes ekonomike, për arsye të rritjes edhe të normave të interesit nuk kanë nxitur dot ofertën të plotësojë nivelin e kërkesës për punë në treg, e motivuar kjo mospërputhje edhe me një përshtatje të tregut të punës, në sektorin e shërbimeve me mënyrën e re të të punuarit në distancë aty ku shërbimi e lejon këtë qasje të re të mbështetur tek teknologjia informatike.

Nga ana tjetër, treguesi i papunësisë, që edhe pse me ulje në vitet e fundit (shih Grafikun), por është në nivele mesatarisht të larta na prezanton se nuk mjafton ulja e normës tatimore te tregu i punës. Në këto vende pagesa e fuqisë punëtore ka vlerë të ulët (Kosovë) ose me aftësi të ulëta që nuk ofrojnë orë të mjaftueshme me kohë të plotë për përfitime, të cilat janë të mjaftueshme për të fituar një pagë jetese (Bosnjë- Hercegovinë ka pagë minimale të ulët) [1].

Ajo çfarë nuk është finalizuar nga reformat në BP6 janë pengesat strukturore në disfavor të konkurrencës, që përfshijnë një mjedis politik dhe qeverisje të dobët në të bërit biznes (Tabela 13), treg jokonkurrues dhe të ngurtë për industritë që kanë ndërlidhje me tregjet e tjera (zgjerimi i bizneseve), mjedis rregullator i vështirë dhe i paparashikueshëm, zbatimi i dobët i ligjit, qasje e pakët në tregun financiar, stok i lartë të IHD-ve në sektorët jo eksportues, nivel i dobët urbanizimi dhe respektim i ulët i marëdhënieve dhe kontratës së punës, menaxhim joprofesional i bizneseve, si dhe një sektor i madh joformal.

Tab.13            Indeksi konkurueshmërisë ekonomike në Ballkanin Perëndimor në 2022pikë
VENDET*1. Mundësitë e të bërit biznes
Efektiviteti

qeverisë

Zbatimi

i Ligjit

Stabiliteti

politik

Cilësia

rregullatore

KorrupsioniZgjerimi

bizneseve

Kreditimi

biznesit

R&DIT

Infrastruktura

UrbanizimiTë drejtat puneBashkëpunimi

punëdh. – punëmarr.

Menaxhimi

profesional

Densiteti i

bizneseve të reja*

MALI I ZI71596453539959727362531039218
SERBI697270667684774369855610610460
MAQEDONI E VERIUT6264584670100636984802911612141
BOSNJË-HERCEGOVINË123799489901086290601004312912581
SHQIPËRI778359609012986n/a617435252769
MESATARJA E RAJONIT80716963761046955698043969454
Burimi: WE forum, GCR 2022
* për 1000 banorë në moshë pune

IHD janë tërhequr nga sa duket në vendet që kanë ofruar të paktën qasje në burime natyrore, me mundësi të mirë rimarrje investimi, edhe pse kanë kërkuar një kornizë ligjore dhe rregullatore të parashikueshme dhe neutrale, stabilitet afatgjatë makroekonomik, treg pune të aftë dhe të kualifikuar, infrastrukturë të mirëzhvilluar dhe inovacion, sistem financiar të hapur dhe ndërlidhur me rrjetin botëror, meritokraci dhe kulturë sipërmarrjeje dhe një nivel i avancuar i qeverisjes korporative dhe investime në rritje të kërkim – zhvillimit.

Nga historiku i jetëgjatësisë së investitorëve të huaj, koha ka provuar se një barrë fiskale e ulët nuk mund të kompensojë një mjedis biznesi të dobët ose jo tërheqës për IHD-të. Gjithashtu, ndërkohë që vëmendja shpesh përqendrohet në tatimin mbi të ardhurat e korporatave, rëndësia e taksave të tjera duhet të njihet dhe të harmonizohen si pjesë e sistemit tatimor.

Disa biznese zbulojnë se ato mund të zvogëlojnë ngarkesat e taksave duke ndryshuar nga një formë regjistrimi biznesi në një tjetër. Kjo zgjedhje eliminon taksat e të ardhurave të korporatave të paguara në nivelin e biznesit të mesëm e të madh. Ndërkohë, qeveritë shpesh ndryshojnë ligjet fiskale për të adresuar këtë shmangie apo edhe evazion me synimin për të mos patur erozion të bazës tatimore dhe të ardhurave fiskale. Në fakt, problemi më i madh për të ardhurat dhe deformimin e barazisë para ligjit është më shumë i lidhur me mangësitë në luftën ndaj evazionit tatimor dhe informalitetit.

Kjo hapësirë fiskale gri krijon premisa që bizneset të mund të fshehin statusin e tyre real të biznesit duke kryer transaksione të padeklaruara me deklarimin dhe pozicionimin në këtë kategori. Në këto kushte dhe ambjent fiskal do të ishte politikë e nxituar të bëheshin modifikime për të sistemuar dhe adresuar atë problem me instrumenta politikë, që në fakt duhet të adresohen nga administrata fiskale dhe jo politika.

Një faktor tjetër është se sa miqësore është me biznesin administrata tatimore dhe doganore, qendrore dhe lokale. Nga anketimet dhe raportet e shumta të organizatave ne mbrojtje të të drejtave të biznesit shihet si një konkluzion i përbashkët, se në ato vende të rajonit ku investitorët gjejnë sigurinë, parashikueshmërinë, qëndrueshmërinë dhe afatet kohore në zbatimin e rregullave tatimore, si dhe një normë efektive tatimore, atëherë ai mjedis konsiderohet si miqësor me biznesin.

Megjithatë, faktorët e jashtëm që lidhen me qasjen e qeverisë dhe institucioneve ndaj biznesit nuk zëvendësojnë rolin që mban aspekte të lidhura me nivelin e edukimit në çdo vend, me barazinë gjinore, si tregues civilizimi dhe zhvillimi shoqëror e ekonomik, përfshirja e të rinjve në tregun e punës dhe faktorët e lëvizshmërisë së punonjësve brenda tregut të punës.

Tab.14            Indeksi konkurueshmërisë rajonale për thithjen e IHD në Ballkanin Perëndimor në 2022pikë
VENDET*2. Aftësitë e tërheqjes kapitaleve3. Edukimi, Trajnimi, rritja e aftësive
Kufizueshmëria

e IHD-ve

Globalizimi

financiar

Gjendja e

migrantëve

Thithja e truritToleranca e

minoriteteve

Toleranca e

emigrantëve

Lëvizshmëria

sociale*

Fuqizimi

i gruas

Barazia gjinore

në punë cilësore

Gruaja

lidere

Renditja

universiteve

Master

biznesi

Përfshirja

e të rinjve

Ofrimi trajnimeve

nga bizneset

Zhvillimi aftësive

punonjësve

MALI I ZI15243910353438056436876547294104
SERBI30564312488518628367174545137100
MAQEDONI E VERIUT1671571297310812156211776546036102
BOSNJË-HERCEGOVINË23881081308575118562212176546539124
SHQIPËRI3578112864110113233532765487254
MESATARJA E RAJONIT24637211468761074631767654674687
Burimi: WE forum, GCR 2022

Në Tabelën 14 elementët ndikuesë që përmendëm më lart shihen se gjenden më të fortë në Malin e Zi, Serbi dhe Shqipëri, ku kjo renditje e tyre në indeksin e konkurueshmërisë është fakti i pranueshëm i investimeve dhe rezultateve të përfituara nga to, si përsa i përket tregut të edukimit, por po ashtu edhe forcimit të të drejtave të femrave në ekonomi dhe shoqëri. Pikë e dobët dhe e përbashkët është niveli i dobët i cilësisë së universiteteve ballkanike që renditen njësoj dhe në pozicione poshtë mesatares europiane. Shqipëria ndërkohë shfaq probleme edhe me integrimin e të rinjve në tregun e punës.

Tab.15           Indeksi qëndrueshmërisë sociale në Ballkanin Perëndimor në 2022pikë
VENDET*4. Qëndrueshmëria ndaj çështjeve sociale e mjedisore5. Aftësitë profesionale dhe teknike
Mbulimi

me pension

Mbrojtja

sociale

Vlerësimi

i trurit

Performanca

e mjedisit

Të drejtat

personale

Siguria

personale

HigjenaPunonjës

arsim të mesëm

Popullsi me

arsim të mesëm

Profesionistë

dhe teknikë

Produktiviteti i punës

për të punësuar

Lehtësia për

punonjës të kualifikuar

Rëndësia e sistemit

arsimor në ekonomi**

Përputhshmëria

e aftësie

Papunësia me

arsim të lartë

MALI I ZI53837849696450101534n/a121722113
SERBI759412760715847141845n/a61812785
MAQEDONI E VERIUT7293128326754401623386612710428107
BOSNJË-HERCEGOVINË7112213277755663310754512312716110
SHQIPËRI65115109486455264951906944185696
MESATARJA E RAJONIT671011155369574518235636958026102
Burimi: GCR 2022

Në konkurueshmërinë e rajonit mbajnë një rëndësi konstante çështjet e lirisë personale dhe përballimi i sfidave mjedisore. Në Tabelën 15 ka një nivel shumë të ulët dhe renditur shumë poshtë lidhur me vlerësimin e pronësisë intelektuale dhe në tërësi të profesionistëve të lartë. Nëse e shikojmë këtë tregues të lidhur edhe me renditjen shumë poshtë në vështirësinë për të gjetur punonjës të kualifikuar dhe me fokusin e ulët i politikave të qeverive në ndërtimin e një sistemi edukimi efektiv kuptojmë që e ardhmja e tregut rajonal nuk po mbështetet sa e kërkon koha pikërisht atë që vendet e zhvilluara e kryejnë me shumë më tepër efektivitet. Kjo renditje e BP6 tregon edhe trashëgimninë dhe kulturën e dobët në arritjen e konkurueshmërisë nëpërmjet aftësimit dhe edukimit, por edhe një nivel i kërkesës së vetë tregut për tu zhvilluar përtej nivelit aktual për të hyrë në tregun e huaj me një vlerë të lartë dhe me një përfaqësim dinjitoz të trashëgimnisë së tyre.

Tab.16            Indeksi profesionalizmit dhe novacionit në Ballkanin Perëndimor në 2022pikë
VENDET*6. Aftësitë e Njohurive Globale
Punonjës

arsimi i lartë

Popullsi me

arsim të lartë

ProfesionistëStudiuesëZyrtarë dhe

menaxherë të lartë

Individë me

aftësi digjitale

Prodhimi i

inovacionit

Eksportet me

vlerë të lartë

Zhvillimi i

softuerit

MALI I ZI466037604649516248
SERBI59545138724656n/a36
MAQEDONI E VERIUT535245578043688952
BOSNJË-HERCEGOVINË767369709965798455
SHQIPËRI287458n/a106629112568
MESATARJA E RAJONIT526352458153697252

Indeksi i profesionalizmit, i cili është një problem që lidhet me edukimin, por edhe me kulturën menaxheriale duket te renditja poshtë e vendeve të BP6 në treguesin e eksporteve, që rezulton me vlerë të ulët në tregjet e huaja. Po kështu edhe në zhvillimin e novacionit, përpjekjet e viteve të fundit po e rritin pozicionimin më lart të vendeve të BP6, por sfidat e mësipërme nuk mundësojnë optimalizimin e vlerës së shtuar që mund të japë një element i vetëm i lidhur dobët me të tjerët.

Në gjithë renditjet sipas tabelave 13 – 16 duhet të shihet e lidhur ngushtë barra fiskale dhe mënyra se si perceptohet taksimi për gjithë elementët e rëndësishëm, në mënyrë që kultura e pagimit vullnetar të detyrimeve, të ndikojë edhe në mënyrën e qasjes ndaj edukimit dhe teknologjisë.

Qeveritë e BP6 kanë sfida të mëdha përpara në përmirësimin e vullnetarizmit të biznesit dhe individëve për pagimin e detyrimeve të tyre ndaj buxhetit, duke përmirësuar transparencën dhe sigurinë për një trajtim korrekt tatimor.

Kufijtë e konkurrencës mund të testohen më tej, ndoshta edhe me ulje të mëtejshme të barrës së tatimeve për investimet e huaja, por pa diskriminuar ekonominë vendore, si dhe duke mos rënë pré e modës së uljes së taksave. Ndërsa dhënia e stimujve tatimorë për të nxitur investimet është e zakonshme, provat më lart na sugjerojnë se efektiviteti i politikës së uljes së taksave, përveçse ul imunitetin e buxheteve qeveritare nuk është arritur të prodhojë efekte të dukshme në tërheqjen e investimeve përtej nivelit që mund të ishte arritur edhe nëse nuk do të ishin dhënë stimujt tatimorë. Kjo politikë tashmë dhe shpesh është e diskutueshme.

Ndërkohë, diskriminimi në rëndimin e barrës fiskale dhe kostove të tjera që mbartin ekonomitë e vogla dhe me kosto joefektive në BP6, ku shumica e punëtorëve janë zakonisht të punësuar në bujqësi ose në ndërmarrje të vogla informale dhe që prodhojnë vlerë të vogël të shtuar sfidimi më i madh do të ishte orientimi i punës së administratave tatimore drejt ngushtimit optimal të informalitetit.

[1] https://www.mondaq.com/employee-benefits–compensation/1284494/bosnia-announces-increase-of-minimum-wage-and-abolishment-of-special-republic-tax

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: