Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
Barra Tatimore dhe Liria Fiskale 2023: Shqipëri, Kosovë dhe Ballkani Perëndimor
10 € Original price was: 10 €.7 €Current price is: 7 €.
Kjo analizë, shërben për të parë se kush sektor apo vend është ngarkuar më shumë me barrë tatimore dhe nga ana tjetër sa ndikon e gjithë kjo qasje në funksion të programeve politike dhe në interes të votuesve dhe ekonomisë. Objekti i krahasimit të të dhënave janë të ardhurat e paguara për llogari të buxhetit të shtetit nga rezidentët dhe jo rezidentët. Tatimet dhe detyrimet doganore, që përfshihen në këtë analizë janë tatimet që administrohen nga administrata tatimore qendrore (përfshirë edhe kontributet e sigurimeve sociale), taksat dhe tarifat që administrohen nga administratat tatimore vendore, si dhe detyrimet doganore sipas rajonit ku janë arkëtuar.
Rezultatet e këtij studimi janë të bazuara mbi të ardhurat e realizuara nga rezidentët sipas rezidencës ku ata janë, pa përjashtuar edhe të ardhurat tatimore nga tatimpaguesit e mëdhenj të vendit dhe të kryeqytetit (të përfshira sipas adresës së rezidencës), të cilët plotësojnë rreth 2/5 e të gjithë totalit të të ardhurave tatimore.
Të dhënat statistikore janë objekt i analizave, sipas krahasimit të të dhënave të programeve buxhetore, niveli i realizimit dhe burime të ndryshme.
Struktura e këtij dokumenti përbëhet nga Gjashtë Pjesë.
Pjesa e parë është prezantim i të dhënave statistikore dhe makroekonomike për Ballkanin Perëndimor, si dhe treguesit kryesorë ekonomikë.
Pjesa e dytë është të ardhurat tatimore në Ballkanin Perëndimor dhe shpërndarja e barrës sipas destinacionit të shpenzimeve në të 6 vendet duke analizuar ndikimin e konkurencës dhe investimeve te huaja si dhe digjitalizimin.
Pjesa e tretë është një analizim dhe komentim i barrës tatimore në BP6.
Pjesa e katërt është një analizim i barrës tatimore në Shqipëri dhe pesha e secilit rajon në barrën tatimore për banor dhe për tatimet kryesore.
Pjesa e pestë, analizon barrën tatimore në Kosovë dhe renditja e rajoneve dhe komunave, sipas nivelit të barrës për banor dhe për tatimet vetanake.
Pjesa e gjashtë, sqaron metodologjinë e llogaritjes së Indeksit të Lirisë Fiskale dhe prezanton Kalendarin e Ditës së Lirisë Fiskale së Ballkanit Perëndimor dhe specifikisht të Shqipërisë dhe Kosovës bashkë me analizat e rajoneve/regjioneve sipas renditjes.
- Përshkrim
Përshkrim
Barra tatimore, duke qenë një lidhje ndërmjet tatimit të mbledhur dhe produktit të brendshëm bruto (PBB), mund të ndikohet nga shumë komponentë ekonomikë. Në fakt, një faturë fiskale e shtetit është një nga arsyet më të rëndësishme të rritjes së barrës tatimore.
Qëllimi i studimit kërkimor dhe analitik synon të prezantojë nëpërmjet komentimit të tendencave dhe progreseve mundësitë dhe kufizimet që mbartin sistemet tatimore në BP6 dhe në vendet specifike të përzgjedhura si Shqipëria dhe Kosova, se çfarë ka shkuar më mirë dhe çfarë ka mbetur në vend apo ka regres për të vijuar pandërprerje me analizën e sistemit fiskal dhe administrimin e tatimeve.
Ne synojmë gjithashtu, që punimi të kontribuojë duke trajtuar marrëdhënien midis barrës tatimore dhe rritjes ekonomike, marëdhënieve tregtare, punësimit dhe nivelit të produktivitetit të tregut. Në disa momente të analizës për pasojat prej barrës tatimore jemi përpjekur ti përgjigjemi pyetjes për adresimin e duhur të problemeve sociale dhe zhvillimore të politikave të buxhetit. Gjithashtu, efektet e komponentëve të ndryshëm makroekonomikë në sektorin publik dhe në veçanti në shpenzimet publike janë shqyrtuar gjithashtu veçanërisht në aspektin e teorisë fiskale.
Llogaritja e barrës tatimore, si dhe paraqitja e Indeksit të Ditës së Lirisë Fiskale janë në edicionin e 11-të të publikimit të tyre në ambjentin ekonomik dhe politik shqiptar. Studimi fiskal dhe ekonomik i prezantuar mbi rezultatet e metodologjisë së përdorur nga ekspertët e Qendrës ALTAX për llogaritjen e Ditës së Lirisë Fiskale, 2023 është bërë tashmë një referim për studiuese, gazetarë, ekspertë dhe studentë. dhe synon të krijojë një qasje të ndryshme në ambientin ekonomik e politik shqiptar.
Problemet e lidhura me padrejtësitë tatimore kanë fituar vëmendjen e nevojshme kohët e fundit, pasi praktikat agresive të planifikimit tatimor të kompanive shumëkombëshe janë ekspozuar gjithnjë e më shumë në dëm të interesave kombëtare për përsosjen dhe amplifikimin e nevojës për barrë tatimore efektive. Reformat legjislative dhe praktikat e zgjeruara të përgjegjësisë sociale janë bërë të nevojshme për të arritur që të matërializojnë një sukses të qëndrueshëm bazuar pikërisht te parimi i taksimit më të madh të të atyre që fitojnë më shumë, si individë, por edhe biznese.
Në punimin tonë argumentohet se njëanshmëria në miratimin dhe zbatimin e politikave fiskale mund të ndryshojë efektet shpërndarëse të sistemeve tatimore, në favor të klientëve të brendshëm dhe të jashtëm të politikës. Si rezultat, legjitimiteti demokratik i sistemeve tatimore mund të minohet. Nga ana tjetër, nisur nga fakti ku secili qytetar është kontributor në buxhetin e shtetit nëpërmjet pagimit të një takse në formë direkte apo indirekte, atëherë është me interes që secili të dije se sa është barra fiskale që mban në raport me qytetarët në qarqet e tjera shqiptare, Në Kosovë si dhe në vendet e tjera të Ballkanit.
Analiza e politikës dhe administrimit fiskal brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, e vëzhguar me syrin e barrës tatimore jep informacionin e duhur për bizneset dhe investitorët për të shqyrtuar efektshmërinë e politikave dhe nismave të qeverive për ekonominë. Por një rrjedhojë tjetër prej punimit mund të lidhet me ndikimin në debatin dhe konsultimin publik në momentin e paraqitjes së projekteve fiskale për shpërndarjen e barrës tatimore dhe alokimin e shpenzimeve publike në kuadër të transparencës së financave publike.
Produkte të afërt
- LIBRA TË ALTAX
Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit për to
6 €Original price was: 6 €.4 €Current price is: 4 €. - LIBRA TË ALTAX, PUBLIKIME
Dita e Lirisë Fiskale 2015 në Shqipëri dhe Kosovë
8 €Original price was: 8 €.5 €Current price is: 5 €.