KOSTOJA E FSHEHUR EKONOMIKE E PASIGURISË

Ky dokument politikash shqyrton marrëdhënien midis krimit, perceptimit të pasigurisë publike dhe performancës ekonomike në Shqipëri brenda një kuadri krahasues të Ballkanit Perëndimor. Bazuar në IMF WP/2026/39, i cili përcakton mekanizmin shkakësor të efektit traumatik afatgjatë (“scarring effect”) që lidh ekspozimin historik ndaj krimit me cenueshmërinë makroekonomike, ky punim argumenton se Shqipëria ndodhet në pikë kthese kritike. Kjo situatë nxitet jo nga normat e larta të vrasjeve, por nga kombinimi i Crime Index 39.8 (Tiranë, e 4-ta në Ballkanin Perëndimor sipas Numbeo 2026) dhe rritjes +17.4% të veprave penale të regjistruara në 2025 — devijimi statistikisht më i lartë i dekadës.

Pesë figura analitike originale, analiza skenarësh me intervale besueshmërie 90% dhe dekompozim heterogjeniteti nën-rajonal (Tiranë vs. bregdet vs. zona rurale) përbëjnë kontributin kryesor empirik. Humbjet potenciale të PBB-së variojnë nga −€83M (viti 1, skenari bazë, −0.3% PBB) deri në −€1.8Md kumulativ (skenari negativ, 5 vjet). Vlera e pritur Bayesian (skenarë 30%–45%–25%) është ≈ −€923M kumulativ. Turizmi, IHD-të dhe konsumi privat janë kanalet ekonomike më të ekspozuara.

Pesë rekomandime SMART, të integruara me angazhimet e Shqipërisë për anëtarësim në BE (Kapitujt 23 dhe 24), prioritizohen sipas urgjencës dhe kthimit ekonomik të vlerësuar. Konkluzion: kostoja e mosveprimit tejkalon ndjeshëm koston e një reagimi institucional proaktiv dhe të koordinuar.

Fjalë kyçe: Perceptimi i krimit  ·  Efekti traumatik (scarring effect)  ·  Kosto ekonomike e pasigurisë  ·  Ballkani Perëndimor  ·  IMF  ·  Integrim Europian  ·  IHD  ·  Total Factor Productivity  ·  Turizëm

JEL Codes: K42 · O43 · H11 · D73 · E71 · D91 · E21

Përshkrim

Dokumenti i politikave Kostoja e fshehur ekonomike e pasigurisë analizon marrëdhënien midis kriminalitetit, perceptimit të sigurisë dhe performancës ekonomike në Shqipëri brenda një kuadri krahasues rajonal. Duke u mbështetur në IMF Working Paper 2026/39, ky punim argumenton se Shqipëria ndodhet në një pikë kthese: jo sepse krimi i rëndë ka arritur nivele alarmuese objektivisht, por sepse rritja e papritur +17.4% e veprave penale në 2025 rrezikon të aktivizojë pritshmëri negative afatgjata tek aktorët ekonomikë.

Rritja e 2025 (38,345 vepra penale) shënon thyerjen e qartë të trendit pozitiv 2022–2024 dhe devijimin statistikisht më të lartë (+12.3%) nga mesatarja historike 10-vjeçare (34,155 vepra/vit). Kombinimi i këtij volumi me Crime Index 39.8 (Tiranë, Numbeo 2026) dhe hendekun struktural perceptim–realitet krijon kushtet e aktivizimit të mekanizmit të “efektit traumatik” (scarring effect) sipas IMF WP/2026/39.

Mesazhet Kyçe

—  GJETJA KRYESORE është se Shqipëria ka homicide rate 1.387/100k (UNODC 2023, 49 vrasje) — e dyta në rajon pas Kosovës (1.895, 2021) — dhe Crime Index 39.8 (Tiranë, e 4-ta në Ballkanin Perëndimor). Hendeku perceptim–realitet mbetet variabli kyç ekonomik.

—  RREZIKU në 2025 shihet te rritja +17.4% e veprave penale dhe përqendrimi në krime me ndikim të lartë social (krime kundër grave, fëmijëve, familjes) aktivizon mekanizmin e “efektit traumatik” sipas IMF WP/2026/39.

—  KOSTO E MUNDSHME llogaritet nga −€83M (viti 1, skenari bazë) deri në −€1.8Md kumulativ pas 5 vitesh (skenari negativ). Vlera e pritur Bayesian ≈ −€923M kumulativ në 5 vjet.

—  AMPLIFIKIMI GJEOGRAFIK në Tiranë+Durrës përqendron mbi 60% të kostos totale. Zonat bregdetare kanë ekspozim asimetrik nga turizmi.

—  DIMENSIONI EUROPIAN lidhet me Kapitujt 23/24 e bëjnë sigurinë publike kusht formal të integrimit. Çdo vit i humbur në reforma lidhet me kosto oportunitetit €138–222M.

Studimi kombinon 5 figura analitike originale, analizë skenarësh me intervale besueshmërie dhe 5 rekomandime SMART të prioritizuara sipas urgjencës dhe ndikimit ekonomik të vlerësuar.