Kur rritja e shpejtë e turizmit mbaron

Kur rritja e shpejtë e turizmit mbaron

Arsyeja e vërtetë nuk është se “turizmi shqiptar po bie”, por se modeli i rritjes së shpejtë po ndryshon dhe disa dobësi strukturore po bëhen më të dukshme.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, turizmi shqiptar në 2026 nuk është në rënie të thellë. Në janar–maj 2026 numri i turistëve të huaj u rrit me rreth 8.2%, ndërsa në qershor u regjistruan mbi 1.34 milionë arritje me një rritje mujore 1.3% dhe 6-mujore me 6.2%.

Viti 2025 mbylli me rekord historik prej mbi 12.45 milionë vizitorësh të huaj.

Pra, fluksi i përgjithshëm vazhdon të rritet, por ritmi është dukshëm më i ngadalësuar krahasuar me vitet e bumit të mëparshëm. Kjo është tipike për destinacionet që dalin nga faza e rritjes eksplozive dhe hyjnë në fazën e maturimit.

Por, si jemi në krahasim ne vendet fqinje me model turizmi më të avancuar se ne?

Të dhënat e disponueshme tregojnë rritje të fortë në Greqi (në disa muaj të hershëm edhe mbi 20–30 % në arritje ose të ardhura). Italia ka rritje më të moderuar, rreth 4–7 % në gjysmën e parë të vitit, me disa rajone më të forta.

Trendi europian është pozitiv, por krahasimi i drejtpërdrejtë me Shqipërinë duhet bërë me kujdes.

Çfarë po ndodh me Tiranën dhe pse po ecën me ritme më të moderuara këtë periudhë?

Kjo ndodh për disa arsye të qarta, ku së pari renditet zhvendosja e kërkesës drejt RivierësShumica e turistëve që vijnë në verë synojnë plazhet (Sarandë, Himarë, Vlorë, Dhërmi, Lezhë).

Tirana po kthehet gjithnjë e më shumë në destinacion tranzit ose city-break jashtë sezonit të pikut.

Kur Riviera mbush hotelët dhe apartamentet, kryeqyteti humbet pjesë të kërkesës.

Së dyti, duket se tashmë turizmi jonë është drejt humbjes së avantazhit të çmimit.Për vite me radhë Shqipëria u shit si “alternativa e lirë e Mesdheut”.

Sot çmimet e akomodimit, ushqimit dhe shërbimeve janë rritur ndjeshëm. Në këto kushte, kur diferenca me Greqinë dhe Italinë ngushtohet, turisti europian fillon të kthehet drejt destinacioneve me infrastrukturë më të mirë, markë më të fortë dhe shërbim më të qëndrueshëm.

Së treti tashmë po bëhen prezente nga tregu turustik problemi strukturor, që këtë periudhë po ndihet më shumë.Infrastruktura e mbingarkuar (trafik, aeroport, mbeturina, ujë), cilësia e pabarabartë e shërbimit, ndërtimet e shpejta dhe shpesh të pakontrolluara që dëmtojnë pamjen dhe përvojën dhe mungesa e qartë e një strategjie marketingu që kalon nga “e lirë dhe e re” te “cilësore dhe e qëndrueshme” janë të kombinuara së bashku problemi i madh i paadresuar ende.

Nëse i shtojmlëë këtyre më lart edhe faktin se pas rritjeve prej 30–50 % në vitet e mëparshme është e normalë që ritmi të ngadalësohet, atëherë duhet parë qartë konkluzionj se hyrja në fazën e destinacionit të matur do të duhet të korigjojë protshmëritë e rritjes me 3–8 % dhe jo me 20–40 %.

Çfarë nuk po funksionon vërtet?

Problemi kryesor nuk është mungesa e turistëve në përgjithësi, por mungesa e një modeli të qëndrueshëm zhvillimi.

Ekonomia shqiptare ka rritur shumë shpejt ofertën e akomodimit, por jo me të njëjtin ritëm cilësinë e infrastrukturës publike, profesionalizmin e shërbimit, diversifikimin e ofertës (jashtë plazhit dhe Tiranës), menaxhimin e sezonit dhe të mbingarkesës, si dhe imazhin e destinacionit përtej “çmimit të ulët”.

Kur Greqia dhe Italia hynl në fazën e maturimit, ato e bënë mbi një bazë shumë më të fortë institucionale, me markë të konsoliduar dhe me kapacitete absorbuese më të larta.

Këtë rrugë ndoqi më vonë edhe Kroacia, madje edhe Mali i Zi me tregun e vogël turistik.

Shqipëria po përpiqet të konkurrrojë me të njëjtat armë, por me dobësi strukturore që tani po bëhen të dukshme.

Pra, kjo do të thotë se nuk po “bie” turizmi shqiptar, por po ndalet ritmi i rritjes së shpejtë dhe po shfaqen kufizimet e modelit aktual, veçanërisht në Tiranë.

Arsyeja e vërtetë është se rritja e sasisë nuk është shoqëruar me rritje të njëjtë të cilësisë, infrastrukturës dhe strategjisë afatgjatë.

Kjo periudhë dhe ky vit janëë faza kritike, ku edhe ne si shumë destinacione, ose kalojmë në model më të qëndrueshëm, ose do të fillojmë të humbasin avantazhin konkurrues deri më sot.

Të shikojmë se si do të reagojë tregu turistik dhe institucionet, pasi ende mundet të kalojmë nga konstatimet në veprime të koordinuara dhe me priduktivitet më të lartë.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.