Komente dhe sugjerime rreth tryezës së organizuar nga IDM mbi monitorimin e konsultimit publik

Komente dhe sugjerime rreth tryezës së organizuar nga IDM mbi monitorimin e konsultimit publik

Ditën e djeshme, ALTAX në kuadër të partneritetit me rrjetin e organizatave civile mori pjesë në takimin e thirrur nga IDM Albania për një diskutim konsultues lidhur me Metodologjinë e Monitorimit për Procesin e Konsultimit Publik në Qeverisjen Qendrore, hartuar nga ekspertët e saj.

Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi dhe validimi i instrumentit, si dhe mbledhja e kontributeve nga organizatat pjesëmarrëse për të përmirësuar metodologjinë e monitorimit dhe zbatueshmërinë e saj nga aktorët e interesuar.

ALTAX  është investuar prej të paktën nga viti 2021 në monitorimin dhe analizat e ecurise se konsultimeve vendore duke e vijuar punën e saj edhe për vitet 2022 – 2023 ka konstatuar, se Këshillat Bashkiakë dhe procesi i konsultimeve publike ka nevojë për më shumë oponencë dhe zëra të artikuluar të ekspertizës civile me logjikën e argumenteve financiarë në mbrojtje të kërkesave të qytetarëve.

Si rregull ne cdo akt ligjor dhe nenligjor, perfshire detyrimisht miratimet e buxheteve vendore dhe buxhetit te shtetit hartohen edhe kalendari i konsultimeve, si një obligim për qeverisjen e hapur dhe procese diskutimi të buxhetit me pjesëmarrjen e publikut.

Nje nevoje per tu konsideruar konsultimi publik me nje qasje te ndryshme te ligjit eshte vecanerisht i nevojshem per vendimet e akteve te Keshillave Bashkiake dhe Kryetareve te Bashkive.

Në etapat e konsultimit mungon ekspertiza civile dhe nuk konstatohet një oponencë apo përforcim analitik i zërit dhe shqetësimeve qytetare, situatë që konstatohet e mangët.

Duke parë se mungon edhe komenti i kualifikuar i zërit qytetar bazuar te analiza e fakteve dhe argumenteve dukshëm mungojnë po ashtu edhe rekomandimet e konsoliduara të organizatave të shoqerise civile dhe organizatave profesionale etj, si dhe te ekspertizave të fushave te ndryshme.

Ky dialog dhe dëgjesë mund të drejtohet si për organizata të shoqërisë civile me ekspertizë, por dhe organizata të biznesit dhe profesionistëve, si dhe organizata të punës, të cilat munden të japin një koment/rekomandim më pranë nevojave të qytetarëve, por edhe munden të jenë monitoruesë potencialë për mënyrën si janë oirentuar politikat ne permbushje te zotimeve politike dhe programeve qeverisese, si shpenzuar fondet e Bashkisë dhe transfertat e buxhetit të shtetit etj.

Përpjekja kryesore duhet të orientohet drejt rrjetëzimit të ekspertizës së shoqërisë civile dhe profesionistëve në nivel kombëtar, si nje oponence e domosdoshme gjate diskutimeve me ndikim ne shumicen e popullsise zonale apo kombetare.

Vlera e madhe dhe unike shkon drejt rritjes së cilësisë së procesit të vendim marrjes, si dhe për të patur realisht një buxhetim me pjesëmarrje, por duke testuar edhe një hapje të qeverisjes bazuar te parimi i gjithpërfshirjes.

Ne kemi prezantuar edhe disa sugjerime te tjera, ku veçojme si më poshtë:

– Ajo që ne shprehim është fakti se metodologjia duhet të shtrihet jo vetëm për pushtetin qendror por edhe atë vendor.

– Konsultimi publik me ekspertize civile, të bëhet i bazuar në ndryshimin e ligjit për konsultimin publik, qe gjate procesit të mund të programohet brenda Kalendarit të Konsultimeve edhe seancë/a me ekspertizën cvivile vendore bazuar vetëm në analiza dhe fakte.

– Konsultimi publik bazuar mbi monitorime disavjeçare duhet të ketë një prag pjesëmarrje individësh që ne do ta vijojmë ta propozojmë te Komisioni për çështjet ligjore…i Kuvendit për ndryshim ligjor bashkë me propozime të tjera renditur në vijim.

– Nevojitet që detyrimi për tu konsultuar të ndryshohet duke vendosur kusht që proces-verbalet e konsultimit të jenë të konfirmuara me argumente edhe nga përfaqësuesit e publikut.

Kjo qasje ndihmon për një transparencë dhe llogaridhënie efektive në zbatim të këtij ligji, që mbetet ndër instrumentat e pakët për pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje.

– Për të faktorizuar dhe forcuar më tej zërin e qytetarëve dhe në funksion të tyre, ekspertët dhe partnerët e ALTAX konstatojnë se duhet futur si një mekanizëm i ri Dialogu Deliberativ  në komunikimin mes qytetarëve dhe qeverisjes vendore.

Lidhur me Dialogun deliberativ, ne ngulmojmë ta kërkojmë si një risi për një komunikim me bazë qëllimet e përbashkëta të identifikuara midis qytetarëve dhe grupeve të identifikuara të interesit, ku njerëzit bien dakord dhe të përdorin marrëveshjen për të gjetur një zgjidhje për problemet.

Në takimin me organizatat e shoqërisë civile dhe organizata të tjera u konkludua se rekomandimet e dhëna gjatë këtij konsultimi do të analizohen dhe adresohen nga skuadra e ekspertëve të IDM-së. Versioni përfundimtar i metodologjisë do të publikohet dhe do të zbatohet nga IDM gjatë vitit 2024.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: