Importi mallrave, makinerive dhe lëndës së parë me TVSH

Importi mallrave, makinerive dhe lëndës së parë me TVSH

Sipas nenit 19 te Ligjit te TVSH,

– vendi i furnizimit të mallrave të luajtshme të trupëzuara është në Shqipëri nëse malli ndodhet në Shqipëri gjatë montimit apo instalimit nga shitësi apo për llogari të tij.

Sipas nenit 20 të Ligjit te TVSH,

– vendi i furnizimit të mallrave të luajtshme të trupëzuara të shitura në bordin e anijeve, aeroplanëve apo trenave për transport ndërkombëtar të pasagjerëve është në Shqipëri kur mallrat ndodhen në Shqipëri në momentin e nisjes së transportit, vendmbërritja e të cilit ndodhet në territorin e një shteti tjetër jashtë Shqipërisë

– Shitjet e mallrave të destinuara për konsum në bordin e mjeteve për transportin ndërkombëtar të pasagjerëve nuk i nënshtrohen TVSH-së në Shqipëri dhe konsiderohen si furnizime të ngjashme me eksportet

Sipas nenit 21 të ligjit,

– Vendi i furnizimit për gazin natyror, energjinë elektrike, energjinë për ngrohje dhe ftohje të furnizuara nëpërmjet sistemeve (rrjeteve) të transportit ose shpërndarjes me destinacion blerësin është në Shqipëri nëse janë konsumuar apo përdorur efektivisht në Shqipëri, pavarësisht vendndodhjes së blerësit ose shitësit. Vendi i furnizimit të tyre nuk është në Shqipëri kur konsumohen apo përdoren jashtë Shqipërisë.

Sipas nenit 22 të ligjit,

– kur furnizimi kryhet nga importuesi ose për llogari të tij, vendi i furnizimit të mallit të dërguar apo të transportuar, pikënisja e të cilit ndodhet jashtë Shqipërisë dhe vendmbërritja është në Shqipëri, e cila është vendi i importimit.

– kur ky furnizim nuk kryhet nga importuesi apo blerësi i mallit është një person i ndryshëm nga importuesi i tij, vendi i furnizimit të mallit pikënisja e të cilit ndodhet jashtë territorit të Shqipërisë me destinacion blerësin, nuk është në Shqipëri.

Sipas nenit 44 të ligjit,

– furnizimi i shërbimeve të lidhura drejtpërdrejtë me importimin e mallrave në Shqipëri, vlera e të cilave bazuar në përfshihet në vlerën e tatueshme të mallrave të importuara dhe si të tilla tatohen në momentin e importit konsiderohen furnizime shërbimi me shkallë zero të TVSH-së.

Të tilla janë shpenzimet dytësore, të tilla si shpenzimet e ambalazhimit, të transportit që ndodhin deri në momentin e hyrjes së mallit në territorin doganor të republikës së Shqipërisë, cilado qoftë mënyra e transportit të përdorur.

Importimi makinerive është i përjashtuar nga TVSH.

Sipas Nenit 64 të ligjit,

– TVSH pezullohet deri në momentin e daljes nga regjimi doganor ato mallra që i nënshtrohen. Nëse këto mallra lirohen nga regjimet në territorin doganor shqiptar,  vendi i importimit të tyre është në Shqipëri.

Sipas nenit 65 të ligjit, trajtohen si furnizime me shkallë zero,

– furnizimet e mallrave që janë të destinuara për t’u pranuar në ujërat territoriale të republikës së Shqipërisë, në mënyrë që të trupëzohen në platformat e shpimit-shfrytëzimit si dhe furnizimet me karburant dhe me rezerva të tjera të nevojshme.

Sipas pikës 38, neni 53 i Ligjit, përjashtohen në import,

– makineri dhe pajisje që janë direkt të lidhura me investimin me vlerë të barabartë ose më të madhe se 50 milionë lekë; në funksion të realizimit të kontratave të investimeve në sektorin e përpunimit aktiv dhe të agrobiznesit; makineri prodhuese nga subjektet e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin

Lëndët e para nuk përjashtohen në import, përveç atyre që futen në regjime të veçanta doganore.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: