Diskutime rreth ndikimit të faktorëve ndikuesë te tregu i mikrokredisë

Diskutime rreth ndikimit të faktorëve ndikuesë te tregu i mikrokredisë

Në emisionin EkoPuls në Scan Tv, që u organizua të enjten lidhur me temën “Abuzimi me kreditë e këqia të blera” nga shoqëritë tregtare të mikrokreditit u zhvillua një trajtim në disa këndvështrime arsyet dhe ndikuesit duke sjellë në vëmendje dhe pasojat dhe masat që vijnë në adresimin e zgjidhjeve.

Në diskutimet e pjesëmarrësve u diskutua se vetë evoluimi i shoqërive të mikrokreditit me të paktën mbi 10 vite prej masivizimit të mikrokredive duket se ato janë në përballje me rreziqe specifike që duhet t rrisin përgjegjësitë e tyre të pajtueshmërisë, duke përfshirë (a)rreziqet institucionale që lidhen me misionin e tyre social ose tregtar dhe varësinë nga bankat tregtare, (b) rreziqet operacionale si rreziku i kredisë, mashtrimi ose siguria, (c) rreziqet e menaxhimit financiar dhe (d) rreziqet e jashtme që lidhen me kuadrin rregullator, konkurrencën, informalitetin, mjedisin dhe kulturën financiare, si dhe kushtet makroekonomike.

Një nga problemet e mprehta që ka dalë për dijeni të publikut në mes të vitit 2024 është problemi i dukshëm i pajtueshmërisë së ulët apo edhe mospajtueshmërisë së një pjese të mrikrokredive me rregulloret dhe zbatimin e legjislacionit të detyrueshëm për situatën e dyshimtë dhe jo etike të mbartjes së regjistrit të borxhlinjve të bankave tregtare dhe misionit të tyre për kreditim.

Kjo situatë papajtueshmërie është kritike për mikrokreditë, por sidomos për individët që kanë patur apo kanë probleme me pagesat e kredive që kanë përfituar për shkak të angazhimit të tyre etik dhe përgjegjësisë humanitare.

Pas mbi 10 vitesh funksionimi në tregun financiar shqiptar, ne jemi në kushtet e debatit të madh për mikrokreditë i lidhur me nivelin e normave të interesit të aplikuara jashtë çdo logjike të pranueshme të tregut dhe nivelit të pagave, si dhe tejkalimi i barrierave ligjore për mbledhjen e borxheve të blera prej bankave.

Ky moment është edhe pjesa më kritike e ekspozimit të pjesës malinje të tregut të mikrokredive duke përdorur përmbaruesit gjyqësorë për kërcënim, por edhe duke detyruar borxhlinjtë të pagujnë borxhet me kredi të reja me norma interesi të larta.

Brenda këtyre institucioneve kanë funksionuar edhe punonjës të brendshëm që kanë keqpërdorur pozicionin dhe besimin publik duke mashtruar me shumat e paguara nga borxhlinjtë e thjeshtë dhe duke përvetësuar fonde që nuk kanë shkuar në destinacionin e shlyerjes së kredive.

E gjitha kjo megaskemë që mban brenda saj, mashtrim, abuzim me detyrën, shpërdorim të kritereve të licensimit, krijim strukturash për shantazh dhe përvetësim, si dhe vjedhje nëpërmjet presionit të pronave të qytetarëve të painformuar dhe të pambrojtur.

Realiteti i përcjellur nga institucionet e hetimit të krimit ekonomik, si dhe denoncimet e individëve në media na tregojnë se mungesa e kontrollit të brendshëm dhe sistemi i auditimit të brendshëm i pa përditësuar është përgjegjësi kryesor për shkallët e larta të dukurive të mashtrimit.

Rezultatet tregojnë më tej se vullneti i pakët institucional, si dhe kapja e institucioneve nga lidhjet politike dhe nepotike kanë ndikim direkt në msokryerjen e detyrave për të zbatuar politika të lidhura kundër mashtrimit, keqpërdorimit të lejeve të aktivitetit, si dhe tejkalimit të kopetencave.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: