Buxheti 2023 në vëmendjen e qytetarëve të Gjirokastrës me qasjen e ekspertizës

Buxheti 2023 në vëmendjen e qytetarëve të Gjirokastrës me qasjen e ekspertizës

Në takimin e organizuar si pjesë e aktivitetit të Ditës së Hapur në Gjirokastër mbi prezantimin e Raportit “Buxheti 2023 në këndvështrimin e qytetarëve të Gjirokastrës” u bënë paraqitjet e të dhënave ekonomike dhe sociale, ku bie në sy se ndërsa numri i migrimit neto (hyrje banorësh – dale banorësh) është 1.032 banorë më pak në vitin 2022 krahasuar me 2021, nga ana tjetër ka një rënie të nivelit të punësimit, por edhe papunësisë.

Sinjali nga të dhënat statistikore duhet kuptuar nga qeverisja si momenti i referimit të varfërisë në rritje dhe nevojat për ndihmë sociale në rritje

Ne prezantuam fakte lidhur me krahasimin e buxhetit 2022 (fakti i pritshëm) në raport me kërkesat qytetare, sipas Anketimit të kryer në muajin Qershor 2022 ku vërehen mospërkime lidhur me shpenzimet për politikat sociale, për investimet në shëndetësi dhe për bujqësinë dhe pyjet dhe blegtorinë.

Ndërkohë, shihet se nga ana e Bashkisë Gjirokastër, por edhe këshilli Bashkiak se shpenzimet për edukimin, dhe veçanërisht arsimin profesional kanë pak vëmendje buxhetore dhe duket se alokimet e buxhetit për mbrojtjen këtë vit tejkalojnë konceptin e një viti të mirë fiskal.

Ne prezantuam se sipas analizës gjithëpërfshirëse të shpenzimeve të buxhetit, shihet se ka pak vend për shkurtime të mëdha në shërbimet publike. Por, ndërkohë, ka pak transparencë për të kuptuar shpenzimet administrative në efektivitetin e tyre bashkë me ato që shoqërojnë e-qeverisjen, që tashmë janë në një rritje të ndjeshme.

Konsultimet publike, të cilat kanë filluar së pari me rishikimin e planit të përgjithshëm vendor, i cili përbën edhe referencën kryesore mbi të cilin bazohen synimet dhe adresimet e projekt buxhetit 2023 dhe PBA 2023-2025.

Ndërkohë, në kuadër të paketës fiskale 2023 Këshilli Bashkiak ka realizuar konsultim me prindër dhe banore te qytetit, ne lidhje me projektin per rritjen e tarifës se kopshteve dhe çerdheve.

Në këtë konsultim publik u dëgjua zëri i qytetarëve lidhur me mosndryshimin e tarifës duke konsideruar situatën e vështirë ekonomike të nxitur edhe më fort nga ndikimi i inflacionit dhe rritjes së pakët të të ardhurave familjare.

Në fund të takimit ne vijmë me dy propozime, që do të kërkohen edhe nga Komisionet e Kuvendit për të qenë pjesë e lobimit tonë.

  1. Buxhetimi SIPAS QYTETARIT mund të funksionojë mjaft thjesht.

Në vend që Këshilli Bashkiak të vendosë se si të shpenzojë rreth 7 milionë Euro nga “paratë e menusë buxhetore” që i ndahen çdo vit secilit prej anëtarëve të komunitetit nga të ardhurat e veta dhe ato të buxhetit të shtetit për arsim, edukim, mbështetje sociale, përmirësime kapitale, nevojitet që:

  • të hapet një proces publik për oponencë publike

duke u bërë thirrje ekspertizave të shoqërisë civile dhe organizatave për të llogaritur efektet buxhetore në reflektim të kërkesave qytetare se si mund të shpenzohen paratë publike sipas ndarjes që i destinojnë vetë qytetarët.

Pjesa që nuk përputhet midis kërkesës qytetare dhe projektit të propozuar nga bashkia duhet të jenë temat për diskutim të hapur publik. Kjo qasje është e shëndetshme dhe rikthen besimin qytetar te vendimarrja vendore dhe ajo qendrore. Kjo quhet gjithpërfshirje e gjithë faktorëve në procesin e hartimit të buxhetit të qytetarëve.

  1. Buxhetimi me pjesëmarrjen e ekspertizës përmendet në vitet e fundit se u jep qytetarëve kontroll real se ku shpenzohet një buxhet, në një mënyrë që pasqyron më mirë pikat e forta, nevojat dhe aspiratat e popullatës dhe mund të jetë më efektive.

Por, duke qenë se kuadri ligjor nuk përcakton asnjë detyrim lidhur me këtë nismë, nevojitet që:

– shoqëria civile duhet të sensibilizojë një proces për ndryshim ligjor të ligjit

(a) “Për njoftimin dhe konsultimin publik” dhe

(b) “Për financat vendore”,

ku monitorimi i qytetarëve të ketë referencën ligjore për një proces të vazhdueshëm gjatë gjithë vitit, për një rritje të konsistencës së monitorimit të buxhetit, jo vetëm gjatë hartimit të tij, por edhe gjatë zbatimit, si dhe për të shërbyer si një oponencë e pazëvendësueshme në rolin e përgjegjshmërisë qytetare.

Nga të pranishmit në sallë, por edhe nga komentet online shihet se kjo qasje e re e prezantuar së pari nga grupi i ekspertëve të ALTAX ndikon në një përcjellje të argumentuar dhe duke mos lënë hapësirë për të marrë vendime bazuar mbi argumentimet financiare.

Ndërkohë, një qasje e tillë vlen edhe për diskutimet mbi reformën administrative, e cila duhet të marrë parasysh në diskutimet mbi ndarjen e propozuar me më shumë bashki performancën fiskale.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: