Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
Buxheti 2023 në këndvështrimin e qytetarëve të Gjirokastrës
0 €
Buxheti i Shtetit apo edhe Buxheti i Bashkisë janë pjesa numerike e ligjit organik të Buxhetit dhe udhëzimeve dhe akteve të tjera në qartësim të zbatimit të ligjit dhe tregojnë çfarë qeveria qendrore apo qeveria vendore (Bashkia) synon të arkëtojë si para (të ardhura) dhe ato që dëshiron ti shpenzojë për programet dhe funksionet e ndryshme, për zgjidhjen e problemeve të zhvillimit të vendit/qytetit/individëve për dymbëdhjetë muaj, nga janari deri në dhjetor.
Buxheti në këndvështrimin e qytetarëve është një version më i thjeshtë dhe më pak teknik i buxhetit të bashkisë, i projektuar specifikisht për publikun.
Buxheti sipas këndvështrimit qytetar ka objektivat e mëposhtëm:
(i) për të vënë në dispozicion të qytetarëve informacionin e përfshirë në publikimet e Bashkisë dhe që përdoret nga Bashkia pasi të jetë miratuar nga Këshilli Bashkiak, veçanërisht për të hyrat dhe shpenzimet;
(ii) të zgjojë tek qytetarët dëshirën për të siguruar zbatimin e duhur të buxhetit vendor dhe garantimin se zëri i tyre dëgjohet.
- Përshkrim
Përshkrim
Buxheti për dhe sipas qytetarëve është hartuar gjatë viteve të fundit nga shumë bashki të vendit (disa shembuj më poshtë)[1], si një detyrim publik i tyre për të thjeshtuar gjuhën e të dhënave, por edhe për të pasqyruar më qartë prioritetet dhe projektet që kërkojnë edhe mbështetjen e qytetarëve të tyre.
Puna jonë e bazuar në analizën e ekspertëve nuk ka synimin të ngjasojë me këto publikime. Ne biem përtej informimit të thjeshtuar për të ardhurat dhe shpenzimet vendore edhe krahasimin dhe përballjen me kërkesat e qytetarëve të shprehur në anketimin që kemi bërë për këtë qëllim.
Buxheti i Bashkisë sipas metodologjisë sonë të Auditit Social, të cilin ekspertët e ALTAX e prezantojnë në rastin e buxhetit 2023 është një nismë që shërben si një qasje oponence dhe reflektimi i zërit qytetar, i arritur të përmblidhet në reagimin ndaj pyetësorëve për këtë qëllim gjatë Qershorit 2022, ku një qasje produktive ishte edhe pjesëmarrja e përfaqësuesve të biznesit vendor, individëve të spikatur, studentëve, por edhe me përfshirjen e fortë të shoqërisë civile, e cila merr pjesë edhe në përhapjen e gjerë të tij.
[1] https://pdf.usaid.gov/pdf_docs/PA00TZPB.pdf
https://bashkiamat.gov.al/transparenca/wp-content/uploads/2020/04/Buxheti-Qytetar-Bashkia-Mat.pdf