Vështrimi civil me dibranët për rritjen e dialogut deliberativ për buxhetin dhe adresimin e qasjeve

Vështrimi civil me dibranët për rritjen e dialogut deliberativ për buxhetin dhe adresimin e qasjeve

Buxheti vendor 2024, i cili hartohet si çdo vit duke u bazuar te të ardhurat nga paratë publike, përcakton projektet dhe shërbimet që do t’u ofrohen qytetarëve dhe bizneseve vendore.

Shpenzimet në vitin 2023 janë ndarë kryesisht për transferta sociale (56%). Pjesa tjetër kryesore është programuar për tu shpenzuar për investime për rrugë rurale dhe mirëmbajtje infrastrukturore, për arsimin bazë, parashkollor dhe ato të deleguara për arsimin e mesëm, për shërbimet e ndryshme publike, si dhe për administratën e bashkisë (35%).

Pjesa e mbetur e shpenzimeve (9%) është për menaxhimin e mbetjeve, ndriçimin, ujitjen dhe kullimin etj.

Ecuria e ulët e të ardhurave vendore gjatë 2023 është shkaktuar nga uljet e shitjeve, si dhe të ardhurat më poshtë se programi nga taksat e pasurive të paluajtshme dhe tarifat vendore. Kjo tendencë e të ardhurave e analizuar për tre vitet e fundit tregon se buxhetet e pushtetit vendor janë të sforcuara dhe të ballafaquara jo si duhet me zhvillimin ekonomik dhe demografik.

Buxheti i pregatitur nga bashkia bazohet dhe ndahet në pesë kategori, të cilat mbulojnë a) Pagat dhe kontributet, b) Mallra dhe mirëmbajtje, c) Shërbimet vendore, d) Projektet, e) Investime kapitale.

Të ardhurat e veta të bashkisë parashikohen në 2024 në nivele të njëjta rritje për tre vitet e ardhme me nga 2%.

Vlera absolute e të ardhurave që do të synojë të mbledhë Bashkia është 200 milion lekë në vit,  apo 2.600 lekë/vit nga çdo banor rezident në Dibër.

Kontributi i qytetarëve është i kufizuar vetëm në pak hapësira për ndërhyrje dhe ndikim te projekt buxheti. Përmbledhtazi ato janë në formën e propozimeve për shtimin ose heqjen e projekteve ose zvogëlimin/rritjen e ndonjë shume të dedikuar për një subvencionim.

Në takimin me përfaqësues të Bashkisë dhe shoqërisë civile vendore diskutimi kryesor ishte përsa lidhet me problemet ende të pa adresuara për një zgjidhje për taksimin e tokës bujqësore. Problemi kryesor në drejtim të mosarkëtimit të saktë dhe të plotë të kësaj takse është politika e gabuar lidhur me mbështetjen sociale, e cila ndikon në mosdeklarimin dhe pronësinë mbi tokën në këmbim të përfitimit të shumës që merret si subvencion nga fshatarët.

Ndërkohë, problemi i rritjes së pagave në administratë nga qeveria ka krijuar një diferencim për administratën vendore, ku ndryshimi midis rritjes së pagës së një punonjësi të administratës qendrore përfiton rritje deri 30% është ndryshe niveli i rritjes së punonjësit të bashkisë i cili përfiton deri në gjysmën e rritjes në krahasim me administratën qendrore.

Nisur nga burimet e pakta dhe të pamjaftueshme në diszpozicion të bashkisë, ekspertët tanë pas analizave dhe ballafaqimeve me mjaft situata të ngjashme kanë parashtruar në këtë format disa propozime për diskutim, ku në synim të mirëmenaxhimit financiar duhet të kërkohen burime dhe mjete të reja që mund të dialogohen me MFE, por edhe me donatorë dhe me institucionet qendrore që ndërveprojnë dhe komunikojnë me qeverisjen vendore, te cilat mund ti gjeni ne raportin “Vështrimi civil: Projektbuxheti 2024 për dibranët”

Nga ballafaqimi mes draftit të projekt buxhetit 2024 të Bashkisë dhe kërkesave të qytetarëve sipas anketimit tonë rezulton se ka pika bashkimi, përsa lidhet me investimet në ujësjellësa dhe kanalizime, si dhe në qasjen për arsimin bazë dhe atë parashkollor.

Por, diferencat e dukshme shihen te pjesa e shërbimit për tregjet dhe ekonominë zonale, si dhe ndihma për bujqësinë, menaxhimin e mbetjeve dhe shëndetësi cilësore

Diskutimet publike me pjesëmarrjen e ekspertizës u ka dhënë qytetarëve një vështrim civil real se ku shpenzohet një buxhet, në një mënyrë që pasqyron më mirë pikat e forta, nevojat dhe aspiratat e popullatës dhe nga reagimi në buxhetin e 2024 duket se qasja mund të jetë më

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: