Intervistë – Impakti ekonomik i vizitës së presidentit kinez në Europë
Në një intervistë që z. Gjokutaj dha për Radion e Jashtme të Kinës, për impaktin ekonomik të vizitës së presidentit kinez në Europëu përmëndën ndër të tjera se “kjo vizitë vjen në kuadrin e një marrëdhënieje, e cila, pas 5 vitesh rikthimi në Europë të Presidentit Xi Jinping, ka një thellim të përçarjeve, të mosmarrëveshjeve që kryesisht nuk kanë të bëjnë vetëm me natyrën tregtare dhe ekonomike, por edhe me pjesën politike dhe gjeopolitike.
Pas konfliktit Rusi-Ukrainë, ku Kina, edhe pse ka mbajtur një qëndrim neutral, ku ka thënë që “as e kemi krijuar ne këtë luftë, as nuk jemi mbështetës të saj”, nga ana e tij, Bashkimi Evropian mban një qëndrim të distancuar në këtë drejtim. Kjo natyrisht që ndikon edhe në marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike mes të dyja palëve.
Zonja Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian, merr pjesë natyrshëm në takimet në Paris, pasi, përveç pjesës së ekzekutivit të Bashkimit Evropian që ajo drejton, znj. Von der Leyen ka një iniciativë të kryesuar prej saj, lidhur me atë që se si duhet të trajtohet mbiprodhimi kinez.
Prodhimet kineze po hyjnë gjithmonë e më shumë në tregjet europiane, për shkak të cilësisë së lartë dhe çmimeve të tyre të përballueshme, që vijnë nga një politikë mbështetëse e qeverisë kineze.
Shumë vende europiane kanë investuar në vite, në raportet me Kinën. Dhe e gjitha kjo nuk mund të jetë një politikë që mund të burojë vetëm nga ato që i dikton momenti”.
Në përgjigje të pyetjes se sa e ndihmon kjo vizitë një qasje më të hapur në treg, në shkëmbimet ekonomike dhe tregtare Evropë-Kinë, përgjigja e z. Gjokutaj ishte se “Besoj që Kina ka një marrëdhënie të tillë me Europën, për shkak të investimeve që kanë ardhur, sidomos në shumicën e vendeve europiane, për teknologjinë e fotovoltaikëve dhe asaj eolike.
Kjo teknologji vjen nga energjia e pastër, njëlloj si nga turbinat e erës. Produktet kineze janë në industrinë mjekësore, si dhe në teknologjinë e komunikimit.
Dhe ajo çfarë u mirëprit tashmë nga Gjermania, përsa i përket teknologjisë së komunikimit dhe informacionit, lidhet me operatorin më të madh që ka Kina, kompaninë Huawei, e cila do të investojë më shumë në Gjermani.
Dhe kjo është mirëpritur në këtë drejtim, në lokomotivën e industrisë evropiane, në Gjermani, përsa i përket telekomunikacionit.
Nga ana tjetër, lëvizjet që kanë të bëjnë me aspektin e nismave mjedisore, për të cilat Kina angazhohet dhe është besnike e tregtisë ndërkombëtare të lirë, por edhe të asaj se si zinxhirët e furnizimit, të cilët janë prishur deri diku nga konflikti Rusi- Ukraine, por edhe nga konfliktet e tjera, si ato në Lindjen e Mesme, të cilat, edhe ato, ndikojnë në zinxhirët e furnizimit, natyrshëm që Kina i gjen ato hapësira dhe kjo vizitë lidhet me këtë”.
Ndërkohë, pyetjes tjetër lidhur me takimet në dy vende partnere të Kinës, në Serbi dhe Hungari, ku kapitali kinez shtetëror dhe privat është mjaft i pranishëm me investimet cilësore të tij në infrastrukturë, etj. Lidhur me komentet për këto dy ndalesa, z. Gjokutaj u përgjigj se “Hungaria dhe Serbia janë vende besnike të marrëdhënieve me Kinën, që i konsideron në atë pjesën kufitare europiane, por edhe me vendet e Azisë.
Dhe natyrshëm, në Serbi llogaritet që janë investuar nga Kina 2 miliardë euro dhe vetë Serbia e mirëpret kapitalin kinez, në aspektin e thellimit të marrëdhënieve, duke garantuar që Serbia të kthehet në partnerin kryesor në Ballkanin Perëndimor.
Të stimulojë, jo vetëm atë investim të hekurudhave me trenin e shpejtë Beograd-Budapest, por dhe të kthehet në një pikë lidhëse, duke filluar nga porti i Pireut
Nga ana tjetër, edhe Hungaria mbetet një vend i cili është besnik dhe ka rritje të pranisë së kapitalit nga Kina, nëpërmjet investimeve të energjisë, teknologjisë, etj.
Ndërsa ndikimi i kësaj vizite në ecurinë e marëdhënieve ekonomike mes Kinës dhe Shqipërisë, z. Gjokutaj e komenton se “marrëdhëniet tona ekonomike më shumë do të marrin nxitje nga ridimensionimi i marrëdhënieve të Kinës me Bashkimin Evropian.
Kjo, pasi pozicioni ynë pak ndikim, pak influencë ka, në krahasim me Serbinë apo edhe Hungarinë. Në momentin që vetë Europa e Bashkuar po kërkon të thyejë akujt që janë krijuar deri më sot, është hapur një kuti me shumë elementë. Dhe në këtë kuti, edhe Shqipëria do të gjejë veten, për të ripërmasuar në zgjerim marrëdhëniet e saj ekonomike dhe tregtare me Kinën”.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.