TVSH për sektorin bankar dhe reduktim të saj për konsumin
Një sistem ideal i TVSH-së është ai që bazohet vetëm mbi një shkalle, pa përjashtime, ekonomikisht neutral dhe i aplikuar mbi të gjithë.
Por, jeta e përditshme nuk është ideale dhe mbi të gjitha është e populluar dhe nga politikanët dhe interesat e tyre. NË komunitetin ku debatohen çështjet fiskale ka një dyzim në lidhje me efektivitetin e TVSH-së, nëse do të aplikoheshin shkallë të reduktuara të TVSH-së apo ndryshim i shkalles standarte prej 20%. Megjithëse çdo ide e hedhur ka dhe argumentet e saj, ky tatim i rëndësishëm dhe me peshë gjigande në buxhet është ende peng i lobimeve nga grupet e interesit, të interesuar për të llogaritur efektet pozitive dhe negative që do të bjerë ligji i ndryshuar mbi ta.
Pavarësisht se nëpërmjet politikes së taksave çdo qeveri kërkon të zhvilloje edhe politikën sociale, nuk është e thënë se zgjidhja mund të vijë vetëm nga lehtësirat fiskale. përjashtimet apo reduktimet janë pikëpyetje të mëdha për politikën dhe administrimin fiskal. Por, edhe ekuilibri i buxhetit ka nevojë për harmonizim pas ndryshimit të status quo së mëparshme. Po ashtu edhe ekonomia dhe konsumi. MË së pari, kërkesat e biznesit për përjashtime e reduktime nga TVSH-ja do të vijnë në rritje duke ushtruar presion mbi qeverinë.
Një shembull domethënës për shtjellimin e idesë është për reduktimin e TVSH për mallrat dhe shërbimet e konsumit.
P.sh. Kur flitet për reduktim të TVSH për ushqimet mendimi shkon menjëherë te ndihma që do të kenë të varfërit. Por, në fakt nëse ushqimet do të jenë me TVSH të reduktuar a nuk do të ishte një subvencion edhe për të pasurit? A nuk hanë edhe ata ? Mbi të gjitha kush e përcakton se çfarë është ushqim dhe çfare nuk është? A është kaviari ushqim? A janë produktet për mbipeshën ushqime? Natyrisht që po të vazhdojmë me pyetje nuk është se do ta gjejmë përgjigjen lehtë.
Gjithsesi, ulja e TVSH për mallra dhe shërbimet bazë të përfshira në nevojat bazike te jetesës do të ishte një politikë që do të brohoritej nga të varfërit, pavarësisht se nga ata do të kishin një pjese përfitimi edhe shtresat e tjera sociale.
Ulja e TVSH për ato mallra dhe shërbime që do te zbatohej do të nxiste konsumin dhe në ketë rast do të nxiste prodhimin e brendshëm dhe punësimin.
P.sh. Reduktimi i TVSH për furnizimin me energji elektrike apo gaz për konsum familjar do të nxiste rritjen e konsumit për to dhe dihet efekti zinxhir në ekonomi dhe mirëqenien e qytetarëve në veçanti.
Megjithatë, forma për të ndihmuar të varfërit për situatën e tyre te keqe ekonomike mundet të kërkohen dhe të testohen përpara se të merret vendim për zbatim. P.sh. Një formë do te ishte transferimi direkt i fondeve te buxhetit ne projekte shërbimesh publike. Apo një formë subvencioni do të ishte dhënia e parave sipas modelit me të fundit që përdoret në vendet e BE, financimi direkt me para.
Nëse shkalla e TVSH-së për këto produkte do të ulej, atëherë nga buxheti do të kërkohej shtrirja e aplikimit mbi produkte dhe shërbime te tjera, të cilët duhet të taksohen për të ruajtur nivelin e të ardhurave. Por disa sektorë ekonomike janë të përjashtuar, sipas një praktike mbarë botërore, p.sh. sektori i shërbimeve financiare edhe pse vende te caktuara kane filluar ti bëjnë pjese te TVSH.
Po, nëse TVSH mund të përfshijë edhe shërbimet financiare?
Nëse TVSH do të përfshijë edhe sektorin bankar dhe financiar në përgjithësi, ashtu si çdo politike, do të japë edhe efekte anësore. TVSH do të rritë çmimin e shërbimit nëpërmjet aplikimit të saj ne gjithë transaksionet financiare. Nga ana tjetër ajo do të shërbejë si nxitës në procesin e kreditimit, pasi do të ketë efekt mbi aktivitetin bankar duke sistemuar çmimet e kredisë brenda hapësirës së tregut.
Në vetvete, politika fiskale duhet të ndjekë dinamikat e tregut dhe të kërkojë të ardhurën për buxhetin aty ku ajo krijohet apo zhvendoset duke kërkuar me ngulm sidomos qarkullimin e parasë brenda vendit.
Ky kërkim është i ngjashëm me nevojën për ujë në shkretëtirë. Ujin ose do ta kërkosh dhe ta garantosh pranë vetes, ose në të kundërt do të duhet të bësh rrugë të gjatë dhe të panjohur çdo herë që do të kesh nevojë për të.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.