Treguesit makroekonomikë dhe fiskalë të Shqipërisë

Treguesit makroekonomikë dhe fiskalë të Shqipërisë

Rritja ekonomike në vitin 2023 vlerësohet në 3.5%, e mbështetur nga konsumi i fortë i qeverisë dhe disa sektorë me ndikim si ndërtimi dhe turizmi dhe eksportet energjetike (shih Tabelen).

Vendi pati një sezon turistik shumë të mirë në vitin 2023, me rezultat që në fund të vitit 2023 llogariten prurje nga vizitorët deri 4 miliardë Euro.

Për vitin 2023 në tërësi vlerësohet deficiti i llogarisë korente të ketë zbritur në një nivel historikisht të ulët prej -2.6% të PBB-së.

Treguesit kryesorë ekonomikëShqipëria
202120222023
Popullsia, 1000 persona2,8122,7782,745
PBB, ndryshim real në %8.84.83.5
PBB për frymë (EUR në PPP)10,26012,10012,790
Shkalla mesatare e papunësisë (në %)11.510.910.7
Paga mesatare mujore bruto, EUR467520694
Inflacioni mesatar vjetor (në %)26.74.8
Deficiti buxhetor (% të PBB)-4.6-3.7-1.4
Borxhi publik (% të PBB)74.564.559.5
Fluksi i IHD-ve, EUR mln.1,0321,3721,490

Për shkak të hyrjeve të forta të kapitalit, monedha kombëtare është mbiçmuar në raport me euron me 11%.

Por nga sa duket edhe hyrjet e parave nga emigrantët dhe kompani të lidhura me parajsat fiskale kanë ndikimin e vet në zhvlerësimin e madh të monedhave të forta dhe mbicmimin e lekut.

Kjo pati pasoja për eksportet e mallrave, të cilat ranë me rreth 10%. Banka qendrore ka marrë tashmë masa gjatë vitit 2023 për të parandaluar mbiçmimin edhe më tej të monedhës vendase, por kjo do të jetë e vështirë, pasi remitancat dhe flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte pritet të jenë të forta në vitin 2024.

Vitin e kaluar, Shqipëria pati inflacionin më të ulët nga të gjitha vendet e BP6, mesatarisht 4.8%. Megjithatë, të ardhurat reale të disponueshme të familjeve, veçanërisht të grupeve më të rrezikuara, u zbutën nga norma e inflacionit të mallrave ushqimore, e cila rezultoi në 9.5%. Pavarësisht normës së mirë të rritjes së PBB-së, rritja e punësimit mbeti e dobët.

Në TM4 2023, papunësia u rrit nga 10.6% në 10.7%, nga viti në vit, ndërsa në të njëjtën periudhë papunësia tek të rinjtë u rrit nga 20.5% në 22%.

Reforma e pagave në sektorin publik,  e cila synon rritjen e tyre mesatarisht në 900 euro në muaj në vitin 2024 ka të ngjarë të përhapet edhe në pagat e sektorit privat. Reforma do të sjellë disa kosto për buxhetin, megjithëse deficiti buxhetor pritet që të mos kalojë nivelin e 2% të PBB-së

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: