Tregu i legalizuar i lojërave të fatit online në Shqipëri ka nevojë për transparencë dhe llogaridhënie të përhershme

Tregu i legalizuar i lojërave të fatit online në Shqipëri ka nevojë për transparencë dhe llogaridhënie të përhershme

Ende në mungesë të një paraqitje zyrtare të draftit të ligjit te ri të lojërave të fatit, duket se interesi me i madh është rreth mënyrës se organizimit, kushteve per organizimi, organizimit te tyre dhe pjesëmarrësve ne këtë model qe tashme konsiderohet se do te kryhet vetëm nëpërmjet internetit.

Në realitetin ekonomik shqiptar, kjo përbën një risi, pasi asnjë aktivitet deri më sot nuk është prezantuar për publikun nëpërmjet shërbimeve që ofrohen 100% nga internet.

Nëpërmjet mënyrës së trajtimit tatimor në vende të tjera që ofrojnë këtë aktivitet nëpërmjet internetit duket se lojërat e fatit do të organizohen nëpërmjet platformave të miratuara elektronike nga AKEP dhe AKSHI, të cilat do të ndërveprojnë për të realizuar edhe mundësimin e monitorimit të aktivitetit.

Nga njëra ane është AKEP[1] ai qe nëpërmjet fushës se veprimit licencon dhe autorizon faqet e internetit online ne Shqipëri, si dhe nga ana tjetër është AKSHI[2] ai qe mundëson zhvillimin e aktivitetit nëpërmjet e-albania dhe ndërthurjes me regjistrimet fiskale sipas instrumentit të fiskalizimit.

Nga sa mund të krahasohet me legjislacionet e vendeve të tjera të BE-së, të cilat kanë ngjashmëri lidhur me mekanizmin e funksionimit online të lojërave të fatit, edhe në Shqipëri prej 2023, ofruesit e shërbimeve të lojërave të fatit duhet të plotësojnë kërkesa të shumta për të marrë një koncesion në këtë fushë aktiviteti.

Në parim, mbetet rasti që nuk mund të ofrohen apo ndërmjetësohen lloje të ndaluara të lojërave të fatit. Përveç kësaj, të miturit dhe lojtarët e ndaluar duhet të përjashtohen nga pjesëmarrja në lojëra të fatit (në përputhje me dosjen e ndalimit të shtetit përkatës). Një nga dispozitat e reja është që ofruesi i shërbimit të lojërave të fatit duhet t’i ndajë një llogari lojërash për secilin lojtar.

Trajtimi tatimor i lojërave të fatit

Ndërsa, organizatori pritet që përveç përjashtimit nga TVSH të jetë objekt i tatimit mbi fitimin në nivelin 15% për shërbimin që ofron elektronikisht, si dhe të tatimit mbi dividentin në nivelin 8% të fitimit neto për tu shpërndarë.

Po, kështu ai mban tatimin në burim prej 25% (sipas versionit të draftit) dhe në rolin e agjentit tatimor e derdh atë në buxhet sipas përcaktimeve të ligjit të tatimit mbi të ardhurat.

Ndërkohë, për tarifat e caktuara që përcakton kriteri i licensimit, si dhe ato për mënyrën e organizimit të shërbimit me gjasa mund të paguhen tarifa të tjera.

Detyrime të tjera tatimore për organizatorin janë taksat dhe tarifat vendore, si dhe kontributet e sigurimeve për të punësuarit.

Baza e tatueshme, norma tatimore dhe koha e akumulimit të taksave të veçanta

Baza e tatueshme për taksën e lojërave është aksioni përkatës i bërë nga lojtari ( shuma bruto), minus shumën e taksës së lojërave virtuale ose taksës së pokerit në internet. Aksioni përfshin të gjitha shpenzimet e bëra nga lojtari për të marrë një shans për të fituar lojën.

Sipas Ligjit të TVSH-së[3], në nenin 43 parashikohet që “Furnizimi i basteve, lotarive dhe lojërave të tjera të fatit, në kuptim të ligjit për  lojërat e fatit përjashtohen nga TVSH-ja. Përjashtohen ato furnizime të lojërave të përcaktuara në ligjin specifik “Për lojërat e fatit” dhe të cilat tatohen sipas përcaktimeve në këtë ligj”.

Nisur nga ky trajtim në fuqi duket se drafti i ligjit të ri të lojërave të fatit do të përshtatet me këtë trajtim të TVSH-së për lojërat e fatit online në të ardhmen.

Sipas ligjit aktual të Tatimit mbi mbi të Ardhurat[4] në nenin 4 të tij përcakton si burim të të ardhurave dhe në nenin 8 edhe si të ardhura të tatueshme (germa gj.) të ardhurat nga lojërat e fatit.

Aktualisht tatimi m bi lojërat e fatit është sa 15% e të ardhurave bruto[5] (të ardhurat që fiton nga përfundimi me sukses i një loje fati).

Një lojtar që plotëson kriteret për deklarim vjetor të të ardhurave të tij do ti nënshtrohet edhe deklarimit për të ardhurat bruto, ku paraqitet edhe tatimi në burim, i cili është mbajtur nga organizatori i lojës, në momentin e fitimit të një të ardhure nga loja e fatit.

Norma tatimore me draftin e ligjit të ri të lojërave të fatit duket se mund të arrijë në 25% të të ardhurave që përfiton një individ nga loja e fatit online.

Me këtë kuptohet paraprakisht se slotet virtuale dhe lojërat e pokerit në internet i nënshtrohen një norme tatimore uniforme prej 25%. Koha në të cilën bëhet taksa është pika kur bëhet loja efektive. Ky është tatimi i vetëm dhe përfundimtar për lojtarin.

Po kështu edhe në draft ligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat[6] përcaktohet edhe më qartë burimi i të ardhurave të tatueshme, si dhe mënyra e realizimit të të ardhurave dhe tatimi i tyre, por që norma tatimore nga sa duket përcaktohet në draftin e ligjit të ri të lojërave të fatit.

Mekanizmi që identifikon të ardhurën e përfituar nga loja e fatit online është pikërisht pjesa që ndoshta është risi duke u arritur të identifikohet nëpërmjet kartës së identitetit edhe lojtari dhe regjistrimi në momentin që fitohet shuma duke sinjalizuar systemin monitories dhe regjistrimin në bazën e të dhënave për këtë qëllim, që ka formatin e një regjistri fiskal.

Vendimi politik pritet t’i sjellë të ardhura shumë të nevojshme qeverisë, e cila përballet me një borxh prej mbi 68%, duke rritur presionin për të subvencionuar kostot në rritje të energjisë dhe thirrjet për të mbështetur grupet vulnerabël në mes të krizës globale.

Në fuqi që nga fillimi i vitit të ardhshëm, lojërat e basteve sportive tani do të jenë të ligjshme dhe vlerësohet se rreth 17.5 milionë euro do të mblidhen si tatime dhe taksa çdo vit[7].

Kjo risi e politikës fiskale vjen pas një revanshi kundër tyre nga qeveria, ku të gjitha lojërat e fatit, me përjashtim të një numri të vogël kazinosh të licencuara, u ndaluan që nga 31 dhjetor 2018.

Mijëra pika bastesh dhe faqet e lojërave të fatit u mbyllën dhe u bënë përpjekje për të bllokuar faqet online.

Megjithatë, lojërat e fatit vazhduan në të gjithë vendin në dyqanet ilegale të basteve dhe lojërave të fatit, me arrestime thuajse çdo javë.

Njoftimi nga Kryeministria dhe ato nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë theksojnë se ndryshimi në ligjin e ri përfshin rivendosjen e basteve sportive “nën kushte të rrepta rregullatore”.

Rregullat e tregut do të garantohen nga kompani të mëdha ndërkombëtare, të cilat operojnë në mbarë botën dhe në zonën e Bashkimit Evropian, por ende nuk jepet asnjë informacion specifik dhe më i plotë për të arritur të shikosh gjithë panoramën e plotë të funksionalitetit të ligjit të ri.

Në mbyllje të informacionit duhet mbajtur në konsideratë gjatë konsultimit të draft ligjit edhe rrisku i shtuar i pastrimit të parasë. Jo më larg se në fund të vitit 2022, Komisioni Evropian e ka rritur nivelin e kërcënimit për pastrimin e parave në lojërat e fatit në internet në vlerësimin më të lartë të mundshëm dhe bëri thirrje për pragje më të ulëta për kontrollet e kujdesit të duhur për të parandaluar aktivitetin kriminal.

[1] https://akep.al/rreth-akep/
[2] https://akshi.gov.al/akshi/rregullore/
[3] https://www.tatime.gov.al/shkarko.php?id=2034
[4] https://www.tatime.gov.al/shkarko.php?id=12027
[5] ardhura bruto nga loja është shuma e mbetur  organizatorit  nga  diferenca midis shumës totale të luajtur nga lojtarët në lojërat e fatit dhe shumës së fituar prej tyre. Tatimi mbi fitimin llogaritet në përputhje me dispozitat e këtij ligji (Ligji për tatimin mbi të ardhurat).
[6] https://konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Detaje/474
[7] Në parashikimet e buxhetit të shtetit për vitin fiskal 2023 përmendet se “nga miratimi në ligj i lojërave të fatit vlerësohet të arkëtohen në buxhetin e shtetit 2 miliardë lekë”. Ndërkohë, me zbardhjen e draftit për diskutim në Komisionet e Kuvendit nevojitet që të shikohet se cilat nga zërat tatimorë do të mbushin buxhetin e shtetit për të plotësuar shumën e planifikuar prej 2 miliard lekë..

 

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: