Trajtimi nga TVSH i shitjes së një pike karburanti

Trajtimi nga TVSH i shitjes së një pike karburanti

Transaksioni: Shitje objekti tregtar dhe shërbimi pjesë të pikës së karburantit

Pronësia: Shoqëri tregtare

Regjistrimi ne kontabilitet: Aktiv afatgjate material, i amortizuar

Përgjegjësia tatimore e shitësit: I regjistruar ne skemën e TVSH

Pyetja: A paguhet detyrim TVSH ne rastin kur ky aktiv i shitet një blerësi?

Ne reference te Ligjit Nr.92/2014[1], i ndryshuar parashikohet qe furnizimi i ndërtesave (përveç procesit kur kemi një proces ndërtimor) është furnizim i përjashtuar nga tatimi i vlerës së shtuar (TVSH).

Ndërtesë do të thotë çdo ndërtim i një ndërtese te fiksuar në tokë, ose pjesë e asaj ndërtesë (e tillë si dhomë ose apartament), dhe që përfshin tokën mbi të cilën ajo qëndron plus token rrethuese që bën pjesë në shitje, por nuk përfshin artikuj të tillë si rulotët dhe trajlerat.

Në kuptim të dispozitës së mësipërme nuk përbën dallim përsa i përket përjashtimit nga TVSH, nëse kemi të bëjmë me ndërtesa për banim apo për qëllime të tjera.

Në rastin e një pike furnizimi me karburant, e cila përveç ndërtesës përfshin në tërësinë e saj që bën të mundur për t’u shfrytëzuar edhe makineri e pajisje të tjera, p.sh. Përfshin depozitat e karburantit, pompat e karburantit, si dhe infrastrukturën e nevojshme, etj. Kemi të bëjmë pikërisht me një ndërtesë në kuptim të trajtimit të ligjit të TVSH-së. Ne kuptim te këtij sqarimi, edhe depozita dhe pompat janë pjesë e lidhur me ndërtesën si pjese plotësuese dhe te bashkëlidhura (inkorporuara) të pikës së karburantit.

Në rast se bashkë me objektin shiten edhe depozitat dhe pompat, atëherë në sqarim të udhëzimit Nr.6, datë 30.01.2015[2], i ndryshuar nëse përmbushen situata e një furnizimi shitje sipas sqarimit më poshtë, edhe ato do te konsiderohen si pjesë e ndërtesës. Pika e karburantit duhet te regjistrohet pa TVSH blerje, qe ne momentin e përfshirjes si aktiv afatgjate material.

Por, ka një mëdyshje nëse mund të konsiderohen si pajisje të lëvizshme pompat e furnizimit me karburant?

Kjo pasiguri në interpretim të rastit kërkon një verifikim për ta përkufizuar nëse skema e montimit dhe funksionimit të pajisjeve të furnizimit janë lidhur dhe përfshirë në tërësinë e pikës së tregtimit të karburantit sipas skemës klasike të instalimit te tyre.

Me objektet e ndërtimit (ndërtesat) në këto raste kur kemi të bëjmë me pika furnizimi me karburant nuk do të konsiderohen instalimet e objekteve ose të aparateve të lëvizshme, të cilat me vendosjen e tyre ruajnë karakter te lëvizshëm, nuk konsiderohen punë ndërtimi por shitje materialesh pasojë e kryerjes së një shërbimi

Ne përmbyllje, shitja e një pike furnizimi me karburant, në të cilën përfshihet edhe ndërtesë (ose edhe kur nuk ka ndërtesë) do te konsiderohet si shitje e përjashtuar nga TVSH. Vlera e shitjes do të jetë ajo që rezulton nga diferenca midis vlerës së regjistruar në aktivet e biznesit (vlera që ka patur ne fillim + (vlerësime aktivi ose zhvlerësime) – (amortizimin).

Shitja e një ndërtimi të kësaj kategorie nuk bën pjesë te llogaritja e shitjes bazuar në çmimet minimale fiskale për objektet e banimit, qe kane edhe objekte shërbimi e tregtimi brenda sipërfaqeve te tyre.

[1] Neni 53, g

[2] Neni 44

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: