Takimi me Kryetarin e Bashkisë Berat mbi fillimin e bashkëpunimit për projektin e monitorimit social
Në kuadër të takimeve me Kryetarët e Bashkive për zbatimin e projektit “Monitorimi Social përmes këndvështrimit qytetar” një grup i ekspertëve të cilët po zbatojnë këtë projekt përmes krijimit të marëdhënieve dhe pikave të komunikimit me drejtues dhe punonjës të Bashkisë Berat, duke arritur edhe mundësimin në kohë efektive të të dhënave.
Qendra ALTAX në kuadër të projektit “Monitorimi publik përmes ndërveprimit qytetar” të mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës nën zhvillimin/politikën e jashtme holandeze, ka filluar prej Dhjetori 2021 analizimin e performancës së bashkive duke i përfshirë në një draft raport, të cilin do ta finalizojmë dhe do ta dialogojmë në forume të hapura në 5 bashki: Berat, Dibër, Elbasan, Gjirokastër dhe Vlorë.
Ekspertët e angazhuar për hartimin e Raportit kanë filluar duke analizuar proceset e realizuara bazuar te Plani i Përgjithshëm i Zhvillimit Vendor, Programi Buxhetor Afatmesëm 2019-2021, 2020-2022, 2021-2023, 2022-2024, si dhe dokumente të tjera Kombëtare dhe vendore, që përfshijnë strategji dhe politika sektoriale dhe zhvillime të programeve vendore.
Takimi me Kryetarin e Bashkisë Berat, Z. Ervin Demo ishte një moment për të shprehur edhe mendimet dhe vlerësimet tona fillestare për punën dhe drejtimin e bashkisë nb rrethana mjaft të vështira të periudhës pandemike
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.