Dialogu me drejtuesit e qeverisjes vendore të Gjirokastrës një tregues i bashkëveprimit për qeverisje transparente
Në mbylljen e turit të takimeve të hapura me qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, biznesit dhe përfaqësuesve dhe drejtuesve të qeverisje vendore ekspertët e ALTAX patën një komunikim efektiv në Gjirokastër.
Përveç vlerësimeve që morëm për punën tonë e reflektuar në gjetje dhe qasje që synojnë ndikimin dhe ndihmesën për çështje të natyrave dhe që kërkojnë ekspertizë, dialogu deliberative ishte produkti më i mirë pas gjithë këtyre takimeve që tashmë janë në vitin e dytë në 5 bashkitë e vendit.
Një theks i nevojshëm dhe i domosdoshëm për Gjirokastrën është forma e parandalimit të ikjes së qytetarëve, qoftë edhe përkohësisht sipas konstatimeve me qëllim që atë që secili e kërkon jashtë Gjirokastrës ta gjejë dhe ta sigurojë edhe në të ardhmen pikërisht te forcimi i ekonomisë së saj, bazuar mbi shumë burime të ndryshme që përdoren pak ose nuk përdoren të koordinuara me kërkesat e tregut dhe konkurencës rajonale dhe kufitare.
Sado e vështirë të jetë kriza aktuale ekonomike, është e rëndësishme të mos humbasim përqendrimin në rëndësinë e edukimit dhe të fillojmë adresimin e disa prej problemeve që kanë pllakosur prej kohësh sistemin kulturor dhe edukativ të kombit. Reformat e kryera në vitet e kaluar duhet të vlerësohen siç duhet nga publiku brenda dhe jashtë vendit.
Disa rezultate edhe kanë filluar të shfaqen, por sistemi edukativ ende vuan nga mungesa e konsolidimit të zinxhirit të edukimit dhe cilësisë së tij. Suksesi nuk mund të varet vetëm nga reformat e vazhdueshme, por nga zbatimi i plotë. Kjo është e vërtetë dhe thelbësore për reformat në arsim.
Në trajtimin që ekspertët e ALTAX prezantuan sipas Raportit rezulton se të dhënat më të fundit sugjerojnë se investimet publike nuk kanë sjellë kthime të larta të përfitimeve në ekonomi, pasi madhësia e stokut fillestar të kapitalit publik është më e ulët dhe cilësia bazë, sasia dhe ndërlidhja e infrastrukturës janë ende të pamjaftueshme për tu konsideruar efektive sipas pritshmërisë së planifikuar. Ndikimi i inflacionit në infrastrukturë është një arsye më shumë për Planin Anti Inflacion të zgjuar dhe gjithpërfshirës.
Masat antikrizë dhe përpjekjet për rikuperim të ekonomisë nuk kanë arritur të krijojnë klimë besimi te konsumi më të fortë se përpara dy viteve. Por edhe niveli i investimeve hyrëse në ekonomi nuk ka ndryshime në rritje, pasi në vetvete nuk janë kuruar dhe adresuar për zgjidhje shkaqet që kanë krijuar këtë situatë.
Nisur nga kjo situatë ne rekomanduam dhe do të vijojmë të komunikojmë edhe me institucionet qendrore të qeverisjes dhe politikëbërjen se rishpërndarja e fondeve sociale duhet të fillojë të marrë nga buxheti fonde në rritje në raport me investimet kapitale, edhe pse duket si një paradoks në kushtet e emergjencës së infrastrukturës në vend.
Një diskutim mjaft i madh dhe me një lobim nga qeveria duhet të jetë nxitja e kolonave të dyta dhe të treta të fondeve të pensioneve, të cilat janë në interesin publik të forcohen sot për të minimizuar krizën e paaftësisë paguese të skemës aktuale nesër.
Politikat e rishpërndarjes që mund të ndihmojnë edhe më tej në korrigjimin e pabarazive, për shembull, nëpërmjet tatimit progresiv mbi të ardhurat dhe ndihmës sociale për të ndihmuar njerëzit të përballen me ngjarjet e jetës duhet të plotësohen me të gjitha instrumentet e nevojshme.
Nga qytetarë direkt, por dhe bazuar te anketimi që ALTAX realizoi ka nevojë që përveçse për tu dëgjuar, më e rëndësishme është për të koordinuar kërkesat qytetare me ofertat e qeverisjes, pasi nevoja më e ngutshme është formulimi i politikave të reja në funksion të shqetësimeve aktuale dhe jo reagime sipas një modeli rutinë.
Drejtuesit e projektit pasi falënderojnë edhe Ambasadën e Holandës per besimin dhe ndihmën per realizimin e gjithë kësaj pune dhe aktivitetesh te ngjeshura, por me produkte te prekshme pas komunikimesh te vazhdueshme presin qe efekti i qëllimit te përbashkët per zhvillimin e qëndrueshëm te Gjirokastrës te arrije te vihet ne ato drejtime qe e bëjnë te realizueshëm.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.