Mjedisi, turizmi dhe bujqësia në simbiozën e qasjes vendore të Vlorës

Mjedisi, turizmi dhe bujqësia në simbiozën e qasjes vendore të Vlorës

Pas një diagnoze në bashkëprodhim me mbi 150 palë të interesuara në territorin e Bashkisë Vlorë nëpërmjet Anketimit që kryem gjatë periudhës 1 Maj deri 1 Qershor 2022 , ne mund të shprehemi më të plotësuar lidhur me monitorimin për financat vendore, mbrojtjen e territorit, politikat energjetike, eko-lagjet, transportin e qëndrueshëm, menaxhimin urban dhe të mbetjeve, si dhe planin kombëtar për pastrimin e territorit si një reflektim i pjesëtarëve të shoqërisë civile, të biznesit dhe individëve që janë aktivë me çështjet dhe sfidat që përbëjnë elementet zhvillimore të qytetit.

Në kontekstin e përmbushjes së detyrave të bashkisë Vlorë, në lidhje me objektivat për përafrimin e procedurave dhe zbatimin korrekt të funksioneve të deleguara duke përmendur gjatë trajtimit të temës edhe ato parime që janë mbajtur parasysh në administrimin e të ardhurave në lidhje me prioritetet e Acquis.

  1. Mjedisi

Politika e mjedisit e BE-së synon të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të mbrojë mjedisin për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme. Ajo bazohet në masat parandaluesenë parimin “ndotësi paguan” duke luftuar dëmtimin e mjedisit në burimnë përgjegjësinë e përbashkët dhe integrimin e mbrojtjes së mjedisit në politikat e tjera të BE-së. Acquis përfshin mbi 200 akte kryesore ligjore që mbulojnë legjislacionin horizontalcilësinë e ujit dhe ajritmenaxhimin e mbetjevembrojtjen e natyrëskontrollin e ndotjes industriale dhe menaxhimin e rreziqevekimikatet dhe organizmat e modifikuar gjenetikisht, zhurmën dhe pylltarinë. Respektimi i acquis në këtë fushë kërkon investime të konsiderueshme. Një administratë e fortë dhe e përgatitur në nivel kombëtar dhe lokal është e domosdoshme për zbatimin dhe vënien në fuqi të acquis në fushën e mjedisit (Kapitulli 27: Mjedisi).[1]

  1. Bujqësia

Acquis i bujqësisë dhe zhvillimit rural synon të mundësojë funksionimin e Politikës së Përbashkët të Bujqësisë të BE (CAP). Acquis rregullon kryesisht ndihmat e dhëna për fermerët dhe aktorët e tjerë (p.sh. përpunuesit) në bujqësi, kuotat e prodhimit për produkte të caktuara, kufizimet dhe tarifat e importit, si dhe përfshin masa për plotësimin e nevojave të komunitetit bujqësor dhe rural me më pak nivel të ardhurash dhe diversifikimin e të ardhurave të tyre. Kërkohet gjithashtu ngritja e sistemeve të menaxhimit dhe të cilësisë, siç ngritja e një agjencie pagesash dhe sistemi i integruar i administrimit dhe kontrollit (IACS), si dhe kapacitet e tjera për të zbatuar masat e zhvillimit rural. Ky kapitull mbulon një numër të madh rregullash detyruese, shumë prej të cilave janë të zbatueshme drejtpërdrejt. Zbatimi i duhur i këtyre rregullave dhe vënia në fuqi dhe kontrolli i tyre me efektivitet nga një administratë publike efikase janë thelbësore për funksionimin e CAP. Shtetet Anëtare duhet të jenë në gjendje të zbatojnë legjislacionin e BE-së për skemat e drejtpërdrejta të mbështetjes të fermave dhe të zbatojnë organizimin e tregut të përbashkët për produkte të ndryshme bujqësore (Kapitulli 11. Bujqësia dhe zhvillimi rural).[2]

3. Turizmi

Turizmi, në vizionin e qeverisës, shihet si sektori që do të garantojë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, duke siguruar punësim, nxitje të ndërmarrjeve të vogla e të mëdha, më shumë të ardhura e më shumë mirëqenie për qytetarët shqiptarë.

Turizmi është tashmë një sektor ekonomik me ndikim të madh që synon të plotësojë kërkesat e qytetarëve shqiptarë dhe turistëve të huaj për vizita kulturore, kohën e lirë, shëndetin dhe sportin, akomodimin, ushqimin dhe argëtimin, etj, duke ndryshuar pozitivisht strukturën ekonomike, duke krijuar vende të reja pune dhe të ardhura të konsiderueshme, si dhe duke kontribuar në zhvillimin social dhe ekonomik të vendit.

Projektimi dhe krijimi i një imazhi cilësor dhe të qëndrueshëm të Turizmit, në Shqipëri, nëpërmjet përdorimit të sigurt dhe të kontrolluar të burimeve dhe potencialeve lokale, duke u fokusuar në atë çka, Shqipërinë, e bën unike dhe duke garantuar shërbime, në përputhje me standardet ndërkombëtare, janë kyçi për garantimin e zhvillimit të turizmit të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm në vend (Politika dhe vizioni i Turizmit)[3].

Administrimi i mjedisit në kontekstin e zhvillimit vendor

Objektivat specifike të Dokumentit të Politikave Strategjike dhe Planit kombëtar të menaxhimit të integruar të mbetjeve 2020 -2035 synojnë të japin zgjidhje praktike për (a) adresimin e problematikave  në sistemin e deritanishëm të menaxhimit, (b) zbatimin e kuadrit ligjor në fuqi dhe (c) përgatitjet e nevojshme për të përmbushur detyrimet nga ndryshimet në Direktivat e BE-së, përfshirë edhe objektivat ambicioze të Paketës së Ekonomisë Qarkulluese[4].

Sipas Buxhetit të Shtetit 2021, si dhe Buxhetit të bashkisë Vlorë 2021 duke i krahasuar edhe me të dhënat sipas monitorimit të buxhetit faktik vërehet se për menaxhimin e mbetjeve dhe mjedisin ka një vëmendje mbi nivelin e shpenzimeve për programet e tjera në Vlorë. Nisur nga përmbajta e të dhënave të Planit të Investimeve të Buxhetit të Shtetit për PBA 2022-2024, shihet se Buxheti i Shtetit për vitin 2021 ka planifikuar 190 milion lekë nga fondet e brendshme të planifikuara gjithsej prej 695.4 milion lekë për projektin “Menaxhimi i mbetjeve te ngurta ne Qarkun Vlore”, i cili është programuar të përfundojë në vitin 2023. Po kështu nga fondet e huaja të financuara nga KfW është planifikuar të fillojë investim “Sistemi i menaxhimit te mbetjeve te ngurta ne Qarkun Vlore”, nga të cilat 200 milionë lekë janë grant dhe 400 milionë lekë janë kredi.

Nga performanca e deritanishme duke se nuk është shpenzuar më shumë se 19% e fondeve gjithsej të programuara për investime.

Këto ritme janë mjaft të ulëta në zbatim për tu konsideruar edhe si investime efektive dhe të ndjeshme për ekonominë dhe mjedisin e zonës. Pra, në këtë rast megjithëse adresimi i problematikës së menaxhimit të mbetjeve është zgjidhur me alokimin e fondeve direkt nga Buxheti i Shtetit[5] nëpërmjet FSHZH, shihet se fizibiliteti i këtij projekti nuk justifikohet me efiçencën e ulët që do të sjellë, për arsye të mosrealizimit të investimeve në kohë, që përkthehet në vlerë të shtuar dhe punësim më të ulët për secilin vit të programit, por edhe taksa dhe përfitueshmëri të munguar në rast se investimi do të zbatohej sipas planifikimit.

Ndërsa Bashkia Vlorë ka performuar me efektivitet duke shpenzuar 99% të fondit të buxhetit vendor. Edhe në buxhetin vendor të Vlorës vërehet vëmendje e veçantë për adresimin e zgjidhjeve duke alokuar 6% të fondit gjithsej të shpenzimeve gjithsej në 2021 dhe 18.7% në 2022.

Vini re!
Ky është rasti i një praktike të mirë të koordinimit midis dokumentit të politikave strategjike[6] kombëtare, politikës vendore në zbatim të strategjisë kombëtare dhe zbatimit në terren, megjithë rezervat për vonesat në zbatim nga FSHZH deri në fund të vitit 2021.

Adresimi i problemeve mjedisore dhe furnizimit me ujë dhe fondet e alokuara nuk janë në nivele të njëjta të vëmendjes si në programin për menaxhimin e mbetjeve urbane duke lënë mundësi për akumulim të problematikave dhe zvarritje të tyre. Në buxhetin e shtetit fondet e alokuara për programin “Rikonstruksion i Argjinatures se Selevecit, Vlore” janë planifikuar në vlerën 192.67 milion lekë (sa 18% e vlerës së programit “Infrastruktura e Mbrojtjes nga përmbytja” për gjithë vendin, menaxhuar nga AZHBR). Ky projekt ka filluar në vitin 2021 dhe mbaron në vitin 2022 dhe është në proces zbatimi nga fondet e buxhetit të shtetit. Programet e tjera, me fonde të brendshme të Buxhetit të Shtetit, si:

  • “Përmirësimi i infrastruktures se ujërave te zeza ne zonën bregdetare Vlorë”” dhe
  • “Ujesjellesi -Zona e ujit te ftohte dhe lungomares Rrapi Uji i Ftohte – Shkolla e Marines”
  • “Ndertimi i ujesjellësit ne rrugen transballkanike Vlore, Bashkia Vlore” janë planifikuar në shumën e përbashkët prej 862 milion lekë (sa 3% e fondit gjithsej të Buxhetit të Shtetit për “Furnizimi me Ujë dhe Kanalizime”), në zbatim nga AKUM[7] duke filluar nga viti 2020 deri në 2023.

 Ndërkohë, me fondet e huaja të Buxhetit janë në finalizim:

  • “Ndertimi i sistemit te KUZ per kater qytete, Vlore, Ksamil, Kavaje, Shengjin, IPA 2009” me vlerë 1.76 miliard lekë dhe financuar nga KE, i cili është zbatuar në 97% të financimit gjithsej dhe
  • Përfundimi i sistemit të KUZ dhe zgjerimi ITUP në Vlorë  IPA 2012” me vlerë 1.81 miliard lekë dhe financuar nga KE, i cili është zbatuar në 98% të financimit gjithsej.

Të dy rastet e financimeve me fonde të huaja të nisura si investime në 2014 dhe mbyllur në 2021 (edhe pse nuk ka konfirmime të plota nga Buxheti shtetit) janë edhe tregues i një ecurie mbi performancën mesatare të financimeve me fonde të buxhetit në vlera të mëdha.

Kujdes! Nisur nga ritmet e ndryshme të menaxhimit të fondeve publike (të huaja dhe të brendshme) janë një qasje reflektuese për vëmendje të posaçme për ekspertizën e OSHC për verifikim të procedurave të prokurimit dhe alokimit të fondeve, si dhe barra fiskale dhe performanca korrekte e përmbushjes së gjithë detyrimeve kontraktore mes palëve.

Mbetjet e menaxhuara trajtohen kryesisht duke depozituar mbetjet  në landfille dhe vende të tjera depozitimi të miratuara nga organet përkatëse të qeverisjes vendore. Me fondet në dispozicion nga Bashkia Vlorë[8], arrijnë të menaxhohet 88.3% (86 mijë tonë) e mbetjeve ndërkohë që 11.7% e mbetjeve (11.4 mijë tonë), që është 85 kg mbeturina në vit për qytetar të Vlorës të mbetura si ndotje ambjenti dhe papastërti. Ndërkohë, me një financim të KfW është lajmëruar që prej 2020[9], i cili tashmë me hetimin e nisur nga prokuroria për investime të kryera në të kaluarën për të njëjtën procedurë[10].

Në vitin 2020 sasia e mbetjeve urbane të menaxhuara për banorë në Shqipëri ishte 369,2 kg. Vlora qëndron më lart nga ky nivel duke menaxhuar sasinë prej

Kujdes!
Këto procedura duhet të kthehen në fokus të vëmendjes për monitorim dhe vlerësim duke bashkuar ekspertizat e fushave të ndryshme të OSHC dhe duhet të jenë edhe në fokus të projekteve të donatorëve për antikorrupsionin duke kërkuar ekspertiza të dedikuara nga OSHC për tema të ndjeshme të deklaruara si korruptive, me synimin për rritjen e ndjeshmërisë në gjithë territorin dhe grup moshat, por edhe për të parandaluar të përsëriten në të ardhmen.

Fakt i monitoruar: Përmirësimi i menaxhimit të mbetjeve, trajtimit të ujrave të zeza dhe të ndotura, Vlorë

Masat qe lidhen me menaxhimin e mbetjeve kane një kontribut pozitiv ne objektivat e Vlerësimit Strategjik Mjedisor nga momenti qe kane te bëjnë me mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetin publik. Përmirësimi i menaxhimit te mbeturinave është një politike kritike per mbrojtjen e cilësisë se tokes, ujit nëntokësor dhe te ruajtjen e cilësisë se peizazhit për Vlorën, një hap që ka disa vite që është proces pune i përditshëm nga stafi i Bashkisë Ajo mund te ketë një ndikim te drejtpërdrejtë pozitiv ne kushtet e jetesës se popullsisë lokale dhe standardet e turizmit. Nga drejtuesi i Bashkisë, në mbështetje të programit kombëtar për pastrimin është orientuar promovimi i programeve vullnetare per pastrimin e zonave te ndotura; miratimi i politikes te reduktimit te  mbeturinave, riciklimi dhe ripërdorimi ne planifikimin e objekteve te organizuara  turistike;  programimi  i riciklimit  te  mbetjeve dhe ndarja e tyre, në vitin 2021 dhe në vijim.

 

Vëmendje! Konstatimi sipas kutisë më lart vjen si praktikë e mirë e veprimeve në kohë për këtë qëllim, politikave të palidhura thjesht me qëllime elektorale, por edhe ndjekja e një vizioni konsistent për atë se si duhet të arrihet drejt përmbushjes së objektivave. Të gjitha sa përmenden si objektiva[11] në planin e përgjithshëm vendor të territorit për Vlorën duhet të kthehen në një analizë të zgjeruar midis bashkisë, OSHC-ve të specializuara vendore dhe qendrore, institucioneve qendrore dhe donatorëve për të arritur në një plan veprimi të realizueshëm, por me angazhim konkret dhe bazuar te vlerat e gjithpërfshirjes.

[1] http://integrimi-ne-be.punetejashtme.gov.al/anetaresimi-ne-be/negociatat-e-anetaresimit/kapitujt-e-acquis/kapitulli-27-mjedisi/

[2] http://integrimi-ne-be.punetejashtme.gov.al/anetaresimi-ne-be/negociatat-e-anetaresimit/kapitujt-e-acquis/kapitulli-11-bujqesia-dhe-zhvillimi-rural/

[3] https://turizmi.gov.al/investo-ne-shqiperi/

[4] https://qarkonomi.al/wp-content/uploads/2020/09/1.pdf

[5] Financimet me fonde të huaja (SECO) në buxhetin e shtetit në shumën 14.73 miliard lekë (përbëjnë 19.6 % të totalit të fondeve për gjithë vendin për programin “Menaxhimi i mbetjeve Urbane”)

[6] https://planifikimi.gov.al/index.php?eID=dumpFile&t=f&f=5132&token=5b95ae66ffb4dd69fe7f144db8cafa45e7945f07

[7] Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve

[8] http://www.instat.gov.al/media/9432/vjetari-statistikor-2021_final-29122021.pdf, faqe 212

[9] https://www.youtube.com/watch?v=rI1xjm5LAbQ

[10] https://www.reporter.al/2022/02/14/miliona-leke-shpenzime-per-kompanite-e-zotos-dhe-gugalles-nga-inceneratori-i-tiranes/

[11] http://bashkiavlore.org/wp-content/uploads/2016/12/VSM-VLORE.pdf

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: