Statistikat për punësimin dhe pagën mesatare në tremujorin e dytë 2023 në syrin e fiskalistit
Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të dytë 2023, është 70.905 lekë, duke u rritur me 16,9 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Paga mesatare në sektorin publik është 82.207 lekë/muaj dhe në sektorin privat është 65.901 lekë në muaj. Diferenca mesa pagave në dy sektorët është thelluar duke arritur në 26% në disfavor të sektorit privat. E gjitha kjo statistikë e vetme tregon për një mungesë të efektivitetit të politikave në sektorin privat dhe për një nxitim dhe mungesë të analizës për arsyet për rritjen e nivelit të pagës mesatare, në kushtet e një korrupsioni të strukturuar dhe një cilësie ende të dobët të shërbimeve publike në tërësi.
Një statistikë tjetër edhe më e prekshme është punësimi. Në tremujorin e dytë 2023, numri i të punësuarve u rrit me 2.7 %, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022, dhe me 0.1 %, krahasuar me tremujorin e parë 2023.
Ndërkohë, sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), numri i të papunëve gjithsej u ul me 1,9 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022, dhe me 0.7 %, krahasuar me tremujorin e mëparshëm, duke e çuar në 10.7 % shkallën zyrtare të papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart.
Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për grate është 70,2 %, ndërsa për burrat ky tregues është 81,7 %. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për burrat është 11,5 pikë përqindje më e lartë sesa për gratë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për grate është rritur me 4,1 pikë përqindje, dhe për burrat me 1,9 pikë përqindje.
Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2023, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 56,7%. Ky tregues është rritur me 1,4 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022, dhe është ulur me 1,2 pikë përqindje në krahasim me tremujorin e parë 2023.
Është pikërisht statistika për të rinjtë që duhet të jetë shqetësimi kryesor për shoqërinë, ekonominë dhe ministren e re që mbulon këtë politikë sektoriale bashkë me atë të arsimit. Kjo statistikë e tremujorit te dyte 2023 nënvizon urgjencën për veprim të menjëhershëm dhe të synuar dhe përmban një grup të plotë masash politikash për të ndihmuar në formimin e politikave kombëtare për punësimin e të rinjve. Skemat e garancisë për të rinjtë janë pjesë e grupit të masave të politikave që së bashku me politikat e punësimit dhe ekonomike, si dhe të drejtat për të rinjtë, janë instrumentale për të përmirësuar si sasinë ashtu edhe cilësinë e punësimit të të rinjve.
Sipas analizave të shumta kërkimore kanë bere gjetjet e tyre se puna me të rinjtë është ende ne nivele ndërhyrje pak efektive për punësimin e tyre dhe për këtë arsye një pjesë kyçe e zgjidhjes për shqetësimet e punësimit mbetet ne dialogun midis institucioneve mes njeri-tjetrit dhe me sektorin privat, per te arritur ne një kontekst te ri per Kontratën e Re Sociale. Edhe pse ne strategjitë dhe politikat dhe plan veprimet e ndryshme roli i të rinjve konsiderohet si me kryesori në mbështetjen e fuqizimin e ekonomisë, shihet dukshëm se gjithashtu secili nga te rinjtë, si ata me arsim profesional, por edhe te diplomuarit me arsim te larte përballen me shumë pengesa në kryerjen e këtij roli.
Për të qenë më pranë argumentimeve le të shikojmë përqindjen e punësimit të të diplomuarve në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së
Së pari, niveli i punësimit për të diplomuarit në Ballkanin Perëndimor është si më poshtë (bazuar në statistikat zyrtare te vendeve ballkanike):
Shqipëria ………………….57.5%
B.Hercegovina ………….57%
Kosova ………………………54%
Maqedonia V. ……………47%
Mali i Zi ……………………..68.2%
Serbia ………………………..77.8%
Së dyti, niveli i punësimit në disa vende të BE-së është si më poshtë (bazuar në të dhënat statistikore të BE):
Austria………………………88.4%
Belgjika ……………………..82.9%
Bullgaria……………. ……..78.8%
Çekia …………………………82.2%
Danimarka. ……………….85.1%
Gjermania …………………92.2%
Estonia ……………………..77.4%
Finlanda……………………83.9%
Franca……………………….78.6%
Hungaria…………………..88.9%
Holanda……………………92.9%
Irlanda ……………………..87.2%
Islanda………………………92.1%
Italia…………………………65.2%
Kroacia……………………..78.5%
Letonia……………………..85.3%
Lituania…………………….83.4%
Luksemburgu…………….93.4%
Greqia……………. …………66.1%
Norvegjia……………………89.7%
Polonia ………………………84.7%
Portugalia ………………….81.7%
Rumania……………………69.9%
Spanja. ……………………..79.1%
Sllovenia……………………84.2%
Suedia……………………….88.1%
Në këtë prezantim të nivelit të punësimit të porsadiplomuarve ka një kuptim të qartë edhe të strukturimit dhe organizimit të ekonomisë dhe tregut, i cili aty ku është orientuar nga kërkesat e të rinjve ka arritur ti përfshijë në gjirin e vet. Nga ana tjetër, statistikat më lart vlejnë si dhe një tregues apo vijë ndarëse për të vërejtur përgjegjshmërinë e qeverive duke treguar ndryshimin midis deklaratave politike dhe efektivitetit real të politikave të qeverive.
Të rinjtë me edukim dhe aftësi të pafavorshme për tregun e vogël të punës dhe me një ofertë te vogël për vende pune (si rrjedhoje e mungesës se diversifikimit te ekonomisë) kanë më shumë gjasa të mos jenë as në situatë përmirësimi te aftësive profesionale, as në marrëdhënie punësimi te sigurt dhe te denjë. Ky është sinjalizimi i nevojshëm per institucionet në dialog me bizneset për ta rifutur ne fokus, ku biznesi të përshtatë kushtet për përmirësimin në marrëdhëniet e punësimit dhe qeveria të ndërtojë politikën me gjithë instrumentet qe planifikon ne strategjinë per punësim dhe aftësim.
Përndryshe statistika te tilla si ato qe nxirren çdo tremujor do te jenë dukshëm treguese te efektivitetit te ulet te politikave per nxitje te punësimit, fakt qe është i dukshëm nëse lexojmë statistikat per bashkëmoshatarët e te rinjve ne vendet më të pasur.
Përvoja e punës dhe mundësitë e punësimit ndikohen nga vendi ku jetojmë dhe të ardhurat e familjes, ku edhe pse Shqipëria ka një rritje të zonave dhe familjeve më të pasura, përvoja e jetës, edukimit dhe punësimi jashtë vendit më të disponueshme.
Nga analiza tematike duket se të rinjtë janë të mbipërfaqësuar në sektorë që pritet të shohin rritje më të ulët të produktivitetit dhe/ose automatizimit në afat të gjatë dhe ku punët jetike me aftësi të mesme janë në rënie.
Rekomandimet tona fokusohen në një sërë zhvillimesh të përditësuara që kërkohen nga qeveria, ku të mos mjaftohet vetëm me nevojën për një Strategji Kombëtare, por një politikë efektive me masa të realizueshme. Ky modelim vlen për të mos mbetur thjesht politikë në programet vjetore, por një rritje të mbështetjes së atyre sektorëve dhe nxitjeve që të rinjve u vlen dhe i synojnë më shumë.
Nëpërmjet kësaj qasje i jepet një shtytje me një vision të arritshëm dhe mendësi të reja gjithë përfshirjes dhe jo ndarjes dhe politikës ishullore.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.