Si ndikon politika fiskale e gabuar ndaj individit, bizneseve dhe tregut?
Argumenti kryesor lidhet me pergjigjen per dy drejtime kryesore:
- Si ndikon politika fiskale ne zgjedhjet e individeve, bizneseve ne lidhje me maredheniet e punes, kursimeve dhe investimeve
- Si ndikon nje ndryshim i ligjit ne maredheniet me sektoret e tjere
Ne rastin e ligjit per tatimin mbi te ardhurat, per disa aspekte te kundershtuara te tij, reformimi i shumepritur ka gjasat qe te mos e rrise madhesine e ekonomise, pasi ndikon ne vendimarrjen per te vepruar duke krijuar kushte pabarazie.
Po cilat jane disa nga siptomat e para qe vijne nga fillimi 10 ditor i zbatimit te tij ne 2024?
Se pari ka sjelle nje rritje te pasigurise ne treg dhe kaos ne menyren e riformatimit te sherbimeve persa lidhet me cmimet e reja te pritshme per tu zbatuar, pasi taksimi i punës më shumë se burimet e tjera të të ardhurave krijon premisa të gabuara për lirine e tregut dhe kontrata sociale me shtetin.
Se dyti, nisur nga kushtet kur zbatohet ky ligj ne menyre te njeanshme bizneset e vogla dhe te mesme po humbin besimin ndaj nismave te qeverise ne lehtesimin e barres fiskale, pasi po ndermerren vendime te ndryshme nga pushteti qendror dhe ai vendor per te rritur tarifat pa patur me perpara nje llogaridhenie te qarte se perse duhet te paguhet me shume
Se treti, nisur nga informacioni nga një pjese e anketuar e bizneseve, qe perbejne nje pjese te sherbimeve, po synohet prej atyre qe munden te operojne edhe online, ose po tentojnë per te riformatuar modelin e biznesit te tyre. Kjo tendence bashke me cregjistrimet nga regjistri tregtar apo largimet ne vendet perreth do te analizohet per te pare efektin e tkurrjes se asaj pjese te sherbimeve qe kane ndikim direkt ne prodhimin e brendshem, por edhe ne sektoret e tjere, per arsye te maredhenieve mes bizneseve. Keto levizje kryesisht rritin koston e aktiviteteve dhe kostone sherbimeve te tyre me ndikim edhe ne cmimet e sherbimeve te tyre dhe cmimet e ardhme te kontraktoreve te tyre. Ky ndikim ben efektin e kundert te masave qe ka ndermarre Banka e Shqiperise kunder inflacionit dhe tregon moskoordinimin e tyre edhe ne raste kur interesi publik e kerkon kete bashkeveprim.
Se katerti, politika fiskale po shkel parimin e trajtimit te barabarte te taksapaguesve perpara te njejtit ligj, ku profesionet ngarkohen me barre fiskale, ndersa tregtia nuk ngarkohet. Nga ana tjeter, lenia jashte skemes e nje pjese te mire te profesioneve te sektorit te arteve, argetimit, turistike, etj. per arsye te administrimit te dobet dhe te kapur edhe nga korrupsioni dhe patronazhimi krijon nje tjeter boshhlek te skemes se shperndarjes se barres fiskale ndaj segmenteve te ndryshme te bizneseve dhe individeve.
Se pesti, ka rene poshte parimi i taksimit progresiv te qeverisjes (de facto) aktuale se kush fiton me shume duhet te paguaje me shume, pasi ne kushtet e nje informaliteti te larte dhe qe ende nuk deklarohet nga financat, te krijohet nje tjeter presion i larte ndaj shtreses qe gjeneron te ardhurat nga puna dhe qe ka nevoje per politika jo diskriminuese. Kjo qasje e gabuar krijon dhe premisa per paragjykime per favorizime midis segmenteve te bizneseve duke e shperndare barren fiskale ne menyre te pabarabarte (drejtesia tatimore).
Se gjashti, nxitja dhe tundimi per korrupsionistët do te jete me e larte ne kushtet kur nje pjese e individeve do te preferoje te mos paguaje me shume se me perpara, por te paguaje korrupsionin e pakontrolluar dhe ne kete rast humbja eshte e ekonomise dhe buxhetit.
Megjithatë, efektiviteti aktual i ndryshimeve të politikave fiskale shihet mjaft e varur nga ekonomia e përgjithshme dhe faktorët që nuk janë te lidhura vetem me faktore te brendshem, por edhe ata te jashtem. Gjithsesi, politika monetare dhe fiskale po prek me se shumti ne 2024 bazen e piramides se bizneseve te vendit, si bizneset e vogla dhe të vetepunesuarit së bashku me ekonominë e gjerë. Politika më e shtrënguar fiskale do bëje që ekonomia të tkurret, me shpenzime dhe kërkesë të reduktuar, pasi tatimet do te fillojne ta futin doren ne xhepat e bizneseve dhe individeve qe nxjerrin te ardhurat nga puna me shume se ne xhepat e bizneseve te tjera dhe zoteruesve te kapitaleve. Çdo pronar biznesi, duhet të planifikoje për këto periudha shtrëngim te shpenzimeve në përputhje me rrethanat deri sa politika fiskale te vije ne vete.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.