Shpenzimet tatimore – Boshllëqet tatimore në Shqipëri, 2022
Në publikimin e projekt buxhetit 2023, Ministria e Financave dhe Ekonomisë në një seksion të relacionit që shoqëron pasqyrat fiskale të buxhetit sqaron edhe metodologjinë dhe efektin në buxhet të shpenzimeve tatimore (eng. Tax expenditures) [1].
“Shpenzimet tatimore” janë vlerësuar duke përdorur një metodologji të re bazuar mbi disa modele për vlerësimin e shpenzimeve tatimore sipas llojit të tatimeve. Analiza e përjashtimeve ligjore dhe përcaktimi i benchmark-ut (përjashtime që janë normë në të gjithë vendet) u krye me asistencë të Bankës Botërore.
Për vlerësimin dhe matjen e “përjashtimeve nga taksat” janë marrë në konsideratë tatimet dhe taksat e mëposhtme:
- Tatimi mbi vlerën e shtuar, përkatësisht në Ligjin nr. 92/2014 “Për Tatimin mbi vlerën e shtuar” në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar.
- Tatimi mbi të ardhurat, përkatësisht në Ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, i ndryshuar.
- Akciza, përkatësisht në Ligjin nr. 61/2012 “Për Akcizën në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Duke marrë në konsideratë indeksin zinxhir të rritjes reale ekonomike, si dhe efektet e veçanta që prodhohen si pasojë e ndryshimeve në politikat fiskale, përcaktohet vlera totale paraprake e shpenzimeve tatimore për zërat e mëposhtëm:
- Shpenzime Tatimore nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar
- Shpenzime Tatimore nga Akciza
- Shpenzime Tatimore nga Tatimi mbi Fitimin.
Duhet theksuar se pjesën më të madhe të vlerës së shpenzimeve tatimore e zënë ato shpenzime të cilat rrjedhin si efekt i përjashtimeve nga secili prej tatimeve të mësipërme. Pjesën dërrmuese të totalit të shpenzimeve tatimore e zë shpenzimi tatimor që vjen prej TVSH, dhe diferenca e mbetur si shpenzim tatimor nga Akciza dhe Tatimi mbi Fitimin.
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH)
Shpenzimet tatimore që vijnë nga TVSH, llogariten sipas metodologjisë së re, duke shfrytëzuar tabelat e Burim – Përdorimeve që prodhohen prej INSTAT. Duke nxjerrë për secilën nga 35 llojet e aktiviteteve (të ndara sipas kodeve dy dhe katërshifrore NACE) pjesën e aktivititet që tatohet me normën standarde, normën e reduktuar dhe përjashtimin, arrihet të vlerësohet sesa janë shpenzimet tatimore prej TVSH-së.
Akciza
Shpenzimet tatimore prej akcizës, llogariten duke bërë diferencat në normat më të larta për çdo kategori mallrash të akcizueshëm me normat reale që janë akcizuar, pasi për disa kategori mallrash nën regjimin e akcizës, ekzistojnë disa norma akcize (për verën, birrën, etj).
Shpenzimet tatimore = (Norma më e lartë e përcaktuar me ligj – Normën efektive) * Sasinë e hedhur në konsum
Tatimi mbi Fitimin
Shpenzimet tatimore që vijnë nga Tatimi mbi Fitimin, llogariten me supozimin që në vitin 2020 tatimpaguesit të mos paguajnë 5% por 15% mbi fitimin e tatueshëm, të gjithë subjektet me xhiro vjetore nën 8 milionë lekë.
Sipas raportit përfundimtar për Shpenzimet Tatimore, të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për vitin 2019 dhe 2020 shpenzimet tatimore janë si më poshtë:
Tabela 9 (në milionë lekë)
Lloji i Tatimit | Viti 2019 | Viti 2020 | ||
Shpenzimi Tatimor | % e PBB | Shpenzimi Tatimor | % e PBB | |
TVSH | 80.9 | 4.78 | 83.20 | 5.15 |
Akciza | 0.95 | 0.06 | 1.08 | 0.07 |
TF + TTHF (CIT) | 2.55 | 0.15 | 2.52 | 0.16 |
TOTALI | 84.40 | 4.99 | 86.80 | 5.37 |
PBB Nominal (Kuadrit Makrofiskal) | 1,691,727 | 1,617,541 |
(Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë, 2022)
Metodologjia e përdorur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë duket se përkon me llogaritjet e ekspertëve të ALTAX[2], ku në vitin 2021 kryen një llogaritje të njëjtë për boshllëkun e TVSH dhe administrimit që i përket të dhënave të vitit 2020.
Sipas studimit të thelluar, ekspertët e ALTAX llogaritën se Boshllëku nga politikat e përjashtimeve dhe lehtësirave bashkë me normat e reduktuara të TVSH-së:
– në Shqipëri është sa 5.4% e PBB-së
– në Kosovë është sa 3.6% e PBB-së;
Boshllëku nga administrimi dhe qasja e pajtueshmërisë me ligjin:
– në Shqipëri është sa 0.5% e PBB-së
– në Kosovë është sa 1.7% e PBB-së;
Efikasiteti i TVSH-së sipas formulës përkatëse duke konsideruar fakti se sa më pranë nivelit 100% është një tregues më i mirë , shihet se:
– në Shqipëri është sa 0.66;
– në Kosovë është sa 0.93.
Në brendinë e studimit, ju mund të njiheni me tema
[1] Shpenzimet tatimore, apo “tax expenditures” konsiderohen humbje nga të ardhurat fiskale të parashikuara në legjislacionin fiskal në fuqi, si rezultat i lehtësirave fiskale ose normave preferenciale të vendosura për kategori të caktuara tatimpaguesish ose aktivitetesh.
[2] https://altax.al/product/boshlleku-i-tvsh-se-ne-shqiperi-dhe-kosove-2021/
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.