Boshllëku i TVSH-së në Shqipëri dhe Kosovë, 2021

Qendra ALTAX prezanton në këtë studim përpjekjen për herë të tretë, për vlerësimin e nivelit të boshllëkut tatimor. Në botimin e tretë, ashtu si edhe në publikimin paraardhës një vend të veçantë ka marrë vlerësimi për boshllëkun tatimor në Kosovë. Vlerësimi i boshllëkut në këtë publikim është paraqitur, vetëm për TVSH-në duke përfshirë të dy agjensitë e administrimit tatimor në dy vende fqinje në Ballkanin Perëndimor: doganat dhe tatimet.
Bazuar mbi treguesit makroekonomikë dhe fiskalë, studimi paraqet disa gjetje që vlejnë të diskutohen.
Shumica e të ardhurave buxhetore në Kosovë përbëhet nga barra tatimore që mban një peshë sa 88.7% e të ardhurave buxhetore gjithsej dhe në Shqipëri barra tatimore është sa 92.8 % e të ardhurave buxhetore gjithsej.

Shihni shportën

Përshkrim

Buxheti i shtetit të Kosovës ka arkëtuar shumën 1.95 miliard Euro, ku të ardhurat tatimore janë 1.73 miliard Euro.

Buxheti i shtetit të Shqipërisë ka arkëtuar 3.76 miliard Euro, ku të ardhurat tatimore janë 3.49 miliard Euro.

Nga analiza e legjislacionit për përjashtimet dhe lehtësitë tatimore shikohet se:
– në Shqipëri është e përjashtuar nga TVSH 47.7% e PBB-së, ndërsa në Kosovë është e përjashtuar nga TVSH 23.8% e BPV-së.

Totali i TVSH-së së mbledhshme pa patur përjashtime dhe evazion e shmangie tatimore:
– në Shqipëri është 255.4 miliard lekë (2.1 miliard Euro) nga 155.9 miliard lekë (1.3 miliard Euro) në vit, që mblidhet aktualisht, pra një diferencë prej 99.5 miliard lekë (814.4 milion Euro);
– në Kosovë është 1.2 miliard Euro nga 848.1 milion Euro në vit, që mblidhet aktualisht, pra një diferencë prej 372.7 milion Euro;

Boshllëku nga politikat e përjashtimeve dhe lehtësirave bashkë me normat e reduktuara të TVSH-së:
– në Shqipëri është sa 5.4% e PBB-së
– në Kosovë është sa 3.6% e PBB-së;

Boshllëku nga administrimi dhe qasja e pajtueshmërisë me ligjin:
– në Shqipëri është sa 0.5% e PBB-së
– në Kosovë është sa 1.7% e PBB-së; 

Efikasiteti i TVSH-së sipas formulës përkatëse duke konsideruar fakti se sa më pranë nivelit 100% është një tregues më i mirë , shihet se:
– në Shqipëri është sa 0.66;
– në Kosovë është sa 0.93.

Në brendinë e studimit, ju mund të njiheni me tematika të trajtuara bazuar mbi të dhënat dhe llogaritjet duke synuar që të jemi sa më të saktë në përcaktimet dhe komentet mbi gjetjet.