Prezantohet përmes diskutimeve me vlerë të shtuar tema e dixhitalizimit, performancës së administratës dhe ndikimit te korrupsioni

Prezantohet përmes diskutimeve me vlerë të shtuar tema e dixhitalizimit, performancës së administratës dhe ndikimit te korrupsioni

takimin e sotëm me pjestarë të shquar të shoqërisë civile dhe jetës akademike të vendit, si dhe të jetës ekonomike dhe ekspertizës civile, edhe pse me mungesë të pjesëtarëve të qeverisë dhe ambasadave të atashuara në Tiranë, ALTAX prezantoi në kuadër të javës së “Javës së Integritetit”, si një organizatë e pranuar dhe e lidhur me UNCAC studimin me temë “Dixhitalizimi, vlerësimi i performancës i administratës qendrore dhe vendore, rritja e pagave dhe marrëdhënia me korrupsionin”

Ne fjalën e mbajtur nga hartuesit e dokumentit të politikave u theksuan fakte të tilla të lidhura me përgjigjen e pyetjes se sa dhe si qendron lidhja ndërmjet dixhitalizimit dhe luftimit te korrupsionit duke konsideruar mungesën e një reforme të thelluar të administratës publike dhe rritjes së pagave të tyre pa patur përpara kësaj një skemë të pagesës sipas performancës. E gjitha kjo në një këndvështrim analitik duhet të kryhet bazuar sa tek performanca, e cila bazohet te meritokracia dhe elemetët e tjerë shoqërues, por edhe te ndikimi që ka mungesa e theksuar e meritokracisë në favor të patronazhimit politik të administratës.

Nga z. Xhepa, President i UET dhe me një jetë aktive akademike u thkesua fakti se studimet e ALTAX na tregojnë disa fakte të analizuara me kujdes për një temë shumë kritike dhe komplekse sic është menaxhimi i burimeve njerëzore. Dixhitalizimi si një instrument mjaft i nevojshëm nuk duhet parë si fundi i procesit, por si një qasje që i vlen procesit kompleks dhe sumëdimensional të reformimit të administratës edhe si mendësi, por edhe si nevojë për ndryshim.

Nga z. Prençi, kryetar i shoqatës ProExport Albania i cili vlerësoi se qeverisja elektronike është me rëndësi për sektorin privat, por kujdes me kostot dhe mënyrën se si shërbimet e ofurara nuk krijojnë mundësi për të reklamuar shërbimet e pakryera dhe vonesat për shërbimet që kërkohen.

Zj. Hoxha, drejtuese e organizatës “Partners Albania” theksoi se rëndësia e dixhitalizimit ka nevojë që të bëhet me një kujdes dhe të mos kthehet në një zëvendësues dhe autoritet të padiskutueshëm në vendimet që bazohen në inteligjencën artificiale. Mbitheksimi vetëm te dixhitalizimi pa masat e tjera shoqëruese mund të mos ndikojë domosdoshmërisht te lufta ndaj korrupsionit, por mund të kthehet në një bumerang apo instrument për të bërë korrupsion.

z. Malaj, përfaqësues i zhvilluesve të teknologjisë dixhitale përmendi faktin se gjithë theksi te dixhitalizimi lidhet edhe me kushtet e të bërit biznes si dhe krijimin e një ambjenti nxitës për të mundësuar që dixhitalizimi të jetë sa më i vlefshëm për tregun shqiptar. Nëse kushtet dhe ambjenti nuk është ai duhuri nuk ka nevojë për ngutje dhe për ta bërë domosdoshmërisht, pasi kostot dhe përfitueshmëria duhet të diktojnë procesin.

Nga ana e ALTAX, një zgjidhje alternative dhe potencialisht më kosto-efektive që sugjerohet duke u bazuar në përvojat e mira të disa vendeve partnere me Shqipërinë përfshin zbatimin e pagesës së pagave në varësi të performancës dhe jo në mënyrë uniforme dhe pa analizuar thellësisht problematikat e mbartura dhe të reja.

Takimi u përcoll edhe nga ndjekësit online, të cilët shprehën konsiderata pozitive për tematikën e përcjellë dhe analizat e dedikuara që bëhen nga ekspertët e ALTAX.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.