Dixhitalizimi, vlerësimi i performancës i administratës qendrore dhe vendore, rritja e pagave dhe marrëdhënia me korrupsionin

Shqipëria prezantohet sot me një pasqyrë të kuadrit strategjik gjithëpërfshirës të Reformës se administratës publike, që është zbatuar që nga viti 2015. Kjo bazohet në pesë dokumente strategjike: 1. Strategjia ndërsektoriale e Reformës në Administratën Publike (RAP), 2. Strategji e Menaxhimit të Financave Publike, 3. Strategji e Decentralizimit, 4. Strategjia Kundër Korrupsionit dhe 5. Strategjia e Shqipërisë Dixhitale. Edhe pse reformimi i administratës kërkon kohën e gjatë për tu zhvilluar i plotë qeveria duhet të sigurojë koherencë ndërmjet dokumenteve të ndryshme, si dhe me dokumente të tjera të planifikimit me synimin që të sigurojë përafrimin me versionin më të fundit të kuadrit evropian të ndërveprueshmërisë. Sipas Progres Raportit të KE-së së vitit 2023 për Shqipërinë vlerësimi është se ka një përgatitje mesatare për kuadrin e saj strategjik për reformën e administratës publike. Koordinimi institucional është ende në stadin që duhet të përmirësohet më tej pasi duhet të përforcohet funksioni qendror i kontrollit të cilësisë për planifikimin e politikave.

Dixhitalizimi mund të shihet në kontekstin e aksesit të qytetarëve në teknologji, në niveli i zhvillimin e aftësive për të përdorur teknologjinë dhe përdorimi aktual i saj do të rritet gjatë çdo nisme të qeverisë dixhitale, pasi është jetike për të shërbyer si transparencë dhe mjet kundër korrupsionit. Por në të njëjtën kohë, ky mekanizëm nuk do të thotë sukses pasi administrata dhe vendi ende përballet me shumë sfida të ndryshme shoqërore, të cilat janë refleksione të veprimeve dhe ndërveprimeve midis grupeve të ndryshme brenda shoqërisë shqiptare.

Arritja e reformimit të administratës publike dhe jetës sociale në vend nuk mund të ndryshojë edhe pas vendimit për rritjen e pagave të adminisratës publike, pa zbatuar më së pari gjithë detyrat që përshkruhen në relacionet për matjen e performancës bazuar te meritokracia dhe distancimi ndaj patronazhimit politik të administratës.

Përshkrim

Si qëndron lidhja ndërmjet dixhitalizimit dhe luftimit te korrupsionit me vendimin e politikes se rritjes se pages për të përcaktuar se në çfarë mase performanca e sektorit publik mund të përmirësohet dhe të përfitojë nga kjo lidhje?

Përgjigjen e kësaj pyetje synojmë ti përgjigjemi me dokumentin e politikave te hartuar nga ekspertet e ALTAX.

Dokumenti i Politikave “Dixhitalizimi, vlerësimi i performancës i administratës qendrore dhe vendore, rritja e pagave dhe marrëdhënia me korrupsionin” prezantohet si pjesë e iniciativave të shoqërisë civile, që synojnë të japin kontributin e tyre në drejtim të mirëqeverisjes dhe parandalimit të veprimeve që orientojnë qasje korruptive duke përqasur aspektet e menaxhimit financiar vendor dhe llogaridhënies si process i pandërprerë në ngjasimin dhe ecjen drejt proceseve ligjore që standartizojnë sjelljen dhe procedurat me angazhimet për integrimin europian të vendit.

Metodologjia e dokumentit është bazuar në një përshkrim analitik, ku qasja metodologjike që rrjedh nga zbatime të ndryshme të praktikave dhe rasteve studimore1 vlen për të nxjerrë mësime për tu aplikuar në rastin shqiptar. Përveç kësaj, ky punim ofron një vlerësim të ndikimit të dixhitalizimit në frenimin e korrupsionit nëpërmjet një vlerësimi të varur nga konteksti