Pasiguria e privatizimit të taksave në Shqipëri

Pasiguria e privatizimit të taksave në Shqipëri

Gjatë dekadave të fundit, kufijtë ndërmjet sektorit publik dhe privat, kompanive dhe shërbimeve publike janë bërë të pasigurtë, si shumë e shumë gjëra që kanë qenë tradicionalisht pjesë e shërbimeve publike dhe të kontrolluara nga qeveria dhe qe janë duke u shitur apo dhënë me koncesion për ofertuesit më të lartë në një valë të pafund të privatizimeve.

Një nga këto gjëra është mbledhja e tatimeve dhe taksave.

Ne në ALTAX duam të ngremë disa pyetje në lidhje me debatin e privatizimit të taksave.

Cilat janë meritat e administratës publike në mbledhjen e taksave dhe ato private në rastin kur shërbimi jepet me koncesion?

Cilat janë përfitimet kryesore institucionale dhe politike dhe pengesat me të cilat përballen tatimpaguesit në ditët e sotme?

Në mënyrë të veçantë, se si mund të zgjidhen problemet e korrupsionit në mbledhjen e të ardhurave?

Në veçanti, si mund të zgjidhen problemet e korrupsionit dhe ruajtjen e normave etike në mbledhjen e të ardhurave?

Privatizimi i mbledhjes së tatimeve është një zgjidhje komplekse për një problem të thjeshtë.

Administrata tatimore ka vëllime të konsiderueshme të rasteve të borxheve në inventarin e saj dhe duhet theksuar se vetëm në tre vitet e fundit vëllimi i borxheve është të paktën 90% më i lartë se në vitin 2013.

NË fund të shtatorit 2016, kishte të paktën 19 mijë tatimpaguesë me detyrime të pashlyera. Ky grup tatimpaguesish përfaqëson 12 për qind të tatimpaguesve të regjistruar në Regjistrin kombëtar të Tatimpaguesve. Bazuar në të ardhurat e taksave të mbledhura nga Drejtoria e përgjithshme e administratës Tatimore (DPT) pjesa e borxhit të pambledhur është së paku sa 50% e të gjitha të ardhurave që mbledh kjo administratë.

Duket se ecuria e mbledhjes së të ardhurave tatimore nuk është mirë.

Cila është arsyeja që situata ka shkuar më keq në këtë drejtim, kur procedurat janë shumë strikte dhe kapacitetet për mbledhjen janë pjesë e administratës tatimore?

Tatimet nuk kanë nevojë për ndihmë për të mbledhur borxhet, nëse ata do të përdorin në mënyrë efikase burimet dhe kapacitetet e tyre. DPT tashmë është një nga agjencitë më të fuqishme të mbledhjes të taksave në rajonin e Ballkanit, për shkak të kompetencave të gjera, numrit të punonjësve publikë/tatimpaguesë dhe teknologjisë së investuar në tre vitet e fundit, të gjitha këto dhe si ndikim i ndihmës së pandërprerë të ekspertëve të FMN-së dhe organizatave të tjera tatimore evropiane.

E njëjta gjë është e vlefshme për autoritetet tatimore vendore, sepse ato shërbejnë të njëjtin ligj procedurash dhe kanë të njëjtat atribute si pushteti tatimor qendror.

Autoritetet tatimore munden që pa miratimin e sistemit gjyqësor të vendosin sekuestro të llogarisë bankare të tatimpaguesit për një taksë të papaguar apo për sigurime shoqërore e shëndetësore të papaguara, të vlerësojnë pagën e një tatimpaguesi, të bllokojnë mallrat dhe asetet e një biznesi që ka bërë kundërvajtje të legjislacionit tatimor etj. NË raste të rralla, mund edhe të konfiskojnë pronën e një tatimpaguesi, përfshirë asete individuale dhe ato që i përkasin një biznesi.

Pra, kush agjensi tjetër civile përveç sistemit gjyqësor ka kaq shumë të drejta që përdoren për të bërë detyrën e tyre publike?

Mbledhësit e borxhit privat nuk mund të konkurrojnë me këtë lloj pushteti. Por ata mund të konkurrojnë kur vjen puna te performanca e stafit.

E megjithatë, FMN dhe një pjesë e politikës nuk e pëlqen këtë ide.

Kritikët ndaj privatizimit të mbledhjes së taksave kanë bërë që kjo pikë e debatit politik në mënyrë të përsëritur të mbetet një ide që nuk e ka kaluar pragun e diskutimeve të nivelit të lartë politik. Argumenti më i rëndësishëm për të justifikuar idenë që ky privatizim nuk është i përshtatshëm për Shqipërinë gjendet te performanca e dobët e mbledhjes së taksave dhe kapacitetet e dobëta në vend. Të dyja këto arsye në fakt janë vetëm përgjegjësi e politikës dhe askujt tjetër.

Në fakt, dhënia me koncesion mund të krijojë probleme të reja në vend të zgjidhjes së atyre të vjetrave. Duke patur vetëm motivin e fitimit në varësi të nivelit të mbledhjes së taksave, mund që të çojë në tipe sjelljesh dhe qëndrimesh që mundet të bien ndesh me parimet e një mirëadministrimi nga ana e kompanive të kontraktuara.

Por, eksperimentet e kryera më parë në dhënien e disa kompetencave drejt kompanive private për të ndihmuar doganat dhe administratën tatimore kanë rezultuar të dështuara.

Nëse ligjvënësit do të shkojnë prapë në këtë drejtim për të kryer një tjetër eksperiment që mund të rezultojë në dështim, ata nuk do të fajësojnë veten.

Është bërë model i njohur i mungesës së përgjegjësisë që politikanët për çdo dështim të ndodhur me vendimet që ata miratojnë, fajin ja adresojnë administratës lokale dhe qendrore, pavarësisht se drejtimi dhe përbërja e administratës është vetëm përgjegjësi e tyre.

Në përpjekje për të ulur kostot dhe për të rritur të ardhurat nga taksat e pambledhura, administrata tatimore ndoshta do të nënshkruajë një kontratë me kompanitë private për të mbledhur borxhet tatimore. Këto kompani do të paguhen nga buxheti në bazë të një tarife të paparashikuar, bazuar në shumën e borxhit tatimor që ato të mbledhura.

Administrata tatimore ka të bëjë direkt me tatimpaguesit. Ajo ka liri veprimi qeveritar për të negociuar borxhin me tatimpaguesit, duke përfshirë fuqinë për të pezulluar ose anuluar borxhet. Kompanitë private nuk mund të bëjnë oferta të tilla, kështu që autoritetet e tatimeve qendrore apo lokale mund të kufizojnë veprimtarinë e mbledhësve privatë të borxheve në raste të lehta, që nuk kërkojnë asnjë ndërhyrje qeveritare për ta zgjidhur.

Për fat të keq, është bërë e qartë se pak ose aspak raste nuk kërkojnë liri veprimi për të zgjidhur direkt nga mbledhësit privatë të taksave.

Për të pasur një ide të qartë se çfarë do të mund të zgjidhej drejtpërdrejt nga ky proces le të shohim përvojën e administratës tatimore amerikane (IRS), edhe pse modeli i saj nuk është një shabllon që ngjason shumë me modelin shqiptar përsa i përket decentralizimit të pushtetit tatimor dhe tipeve të taksave dhe strukturës së tyre. Por duke u nisur nga fakti që problemet brenda administratës tatimore janë të paktën të njëjta, ky model mundet të jetë një këndvështrim mbi eksperiencën amerikane në privatizimin e mbledhjes.

Eksperienca e IRS me programin privat të grumbullimit të borxhit zbuloi se pavarësisht përpjekjeve të mëdha për të siguruar që pala private të kryente funksionet qeveritare në një mënyrë neutrale, përsëri nuk arriti të ndodhë ashtu si u ra dakord mes palëve. IRS përdori një kuadër të plotë të mekanizmave të mbikëqyrjes, të cilat përsëri nuk i parandaluan plotësisht interesat private të agjensive të mbledhjes së borxhit duke dëmtuar neutralitetin e mbledhjes së borxheve tatimore dhe autoritetin e IRS-së.

Ndërkohë, në diskutimin e privatizimit të mbledhjes së tatimeve në Shqipëri një situatë e trashëguar është edhe problematika e decentralizimit dhe mungesa e kapaciteteve të pushtetit lokal. Decentralizimi është paraqitur si një ndër objektivat më të mëdhenj të Shqipërisë, që kur vendi hyri në një program ambicioz të reformave administrative dhe institucionale në vitin 2015. Në themelimin e një sistemi të ri të decentralizuar të qeverisjes vendore, Shqipëria futi në zbatim një qasje radikale për gjenerimin e të ardhurave lokale dhe kompetencave të tjera të financave në mënyrë që të krijojë një pushtet më të pavarur nga transfertat e parave të buxhetit.

Mbrojtja që autoritetet lokale i bëjnë mbledhjes së taksave nga privatët, mbështetet edhe nga një nivel i lartë i burokratëve, disa donatorëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në hartimin e politikave për financat e pushtetit lokal i është bërë jehonë edhe nga botime të kohëve të fundit mbi praktikat e mira në mobilizimin e të ardhurave.

Historikisht, në këtë dekadën e fundit diskutimet mbi mbledhjen e taksave nga privatët kanë paraqitur te qeveritë argumentin e administrimit të dobët me dy përparësi kryesore.

Së pari, mundësia për të kursyer shpenzimet e administratës tatimore duke e zhvendosur koston e mbledhjes së taksave mbi sektorin privat.

Së dyti, privatizimi taksave është gjithashtu një zgjedhje për të korrigjuar korrupsionin në procesin e mbledhjes, duke ofruar mekanizma superiore për penalizimin e punës së dobët të mbledhësve të taksave.

Disavantazhi kryesor është rreziku i mbledhjes duke harruar etikën ndaj tatimpaguesve, e cila mund të rezultojë në një përkeqësim të marëdhënieve të qytetarëve me qeverinë.

Në këtë kontekst, mendimi që del për ta trajtuar është se qeverisja aktuale e majtë duhet të përzgjedhë fillimisht autoritetet lokale si hap të parë, gjithmonë nëse merr vendimin politik për ta bërë privatizimin e mbledhjes së taksave. Ne tashmë në Shqipëri kemi përvoja të privatizimit në një pjesë të sektorit të arsimit, shëndetësisë, transportit rrugor dhe ajror, sigurisë fizike, etj.

Nëse programi i privatizimit do të hasë në probleme dhe nuk do të kryejë shërbimin për të ardhurat e premtuara për tu mbledhur, atëherë politikanët duhet të mendojnë me kujdes për privatizimin e mbledhjes së taksave në nivel kombëtar. Në analizën e efikasitetit të një reforme privatizimi, sidomos kur propozimi i reformës lidhet me një privatizim, qeveria duhet të shikojë efikasitetin në radhë të parë sipas këndvështrimit shoqëror.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: