MOMENTET KRYESORE – BUXHETI FAKTIK 2021 DHE PBA 2021 – 2023 I BASHKISË ELABASAN
Buxheti i vitit 2021 dhe PBA 2021 – 2023 u miratuan në 24.12.2020. Buxheti faktik i vitit 2021 u miratuan në datë 04.03.2021.
Por, përveç vendimit nuk munden të gjenden dot përmbajtja e plotë e relacioneve sqaruese.
Këtë qasje ky projekt e bëri prezente edhe në prezantimin me Bashkinë duke kërkuar edhe transparencën e detyrueshme.
Sipas monitorimeve nga publikime të ndryshme online në faqen elektronike të Bashkisë dhe në rrjetet sociale kanë zbatuar sipas afateve kalendarin e përgatitjes dhe diskutimit sipas hapave të përcaktuara në ligj dhe udhëzim të Buxhetit 2021 dhe 2022 si dhe PBA 2021-2023 dhe PBA 2022-2024.
Nga ajo që vlen të përmendet në këtë pikë është se diskutimet gjatë këtyre seancave janë shumë të gjalla dhe të hapura për publikun, por jo plotësisht.
Nga Anketimi i bërë nga Albanian Tax-Economic Center – ALTAX:
Kur qytetarët u pyetën “Nëse keni marrë pjesë, a keni dhënë rekomandime/propozime për Këshillin Bashkiak (me shkrim ose elektronikisht te personi përgjegjës për koordinimin në Bashki)? 1% e tyre na u përgjigjën “Rregullisht”, 18% e tyre na u përgjigjën “Rrallë” dhe 70% e tyre u përgjigjën “Asnjëherë” dhe 11% e tyre “Nuk e di”.
Ndërkohë, kur i pyetëm “Nga rekomandimet/propozimet që keni dërguar për Këshillin Bashkiak, cilat çështje dolën si më të rëndësishmet në Bashkinë tuaj?” 24% e tyre u përgjigjën “Për infrastrukturën”, 24% u përgjigjën “Për shërbimet e bashkisë”, 28% u përgjigjën “Për mjedisin, bujqësinë, turizmin”, 10% e tyre “Për ndërtimet pa leje” dhe 7% “Për financat dhe taksat vendore” dhe 7% “Për shërbimet sociale”
Raporti për buxhetin 2021 dhe PBA 2021-2023
Në hartimin e buxhetit 2021 dhe PBA-së 2021-2023 të Bashkisë Elbasan është realizuar shpërndarje e burimeve mbi bazën e programit buxhetor dhe totalit të tavaneve të shpenzimeve si dhe brenda parashikimit të të ardhurave të veta.
Dokumentet, mbi të cilët është mbështetur hartimi i Buxheti vjetor 2021 dhe PBA 2021-2023 janë: (a) Programi politik i Kryetarit të Bashkisë për periudhën 2019-2023 (nuk është publik); (b) Strategjia e Zhvillimit për Territorin e Bashkisë, PPV (c) Strategjia dhe Plani i Veprimit i Turizmit; (d) Strategjitë sektoriale që janë të lidhura me kompetencat e pushtetit vendor dhe (e) dokumentet e politikave vendore për tema të caktuara
Bashkia Elbasan, si burim financimi të shpenzimeve vendore për vitin 2021 dhe për PBA 2021-2023 ka parashikuar të mbështetet te:
– Të ardhura vendore të planifikuara
– Transferta e pakushtëzuar e përgjithshme (e përbërë nga transferta e pakushtëzuar dhe transferta sektoriale për funksionet e deleguara në 2016) .
1. Të ardhurat e realizuara dhe shpenzimet e shpërndara sipas funksioneve janë prezantuar duke u bazuar te struktura e të ardhurave sipas burimeve të përfitimit dhe te struktura e shpenzimeve sipas destinimit të përdorimit ekonomik të tyre.
Shpenzimet administratës janë sa 10% e shpenzimeve vjetore të Bashkisë, e cila e dallon Elbasanin për kosto më të ulta administrative krahasuar me bashki të ngjashme, të monitoruara gjatë zbatimit të këtij auditimi social.
Shpenzimet që zënë pjesën më të madhe të fondeve bashkiake janë shpenzimet për çështjet ekonomike (12% të totalit të shpenzimeve), shpenzimet për arsimin (15% të shpenzimeve gjithsej dhe shpenzimet sociale zënë 43% të totalit të shpenzimeve duke konstatuar një nga nivelet më të larta të shpenzimeve në bashkitë e vendit.
Pjesa tjetër e shpenzimeve janë për programe për kulturën, sportin, argëtimin, shëndetin (të ulta për 2021), për mbrojtjen e mjedisit, për furnizimin me ujë dhe ndriçimin.
Të ardhurat e veta (taksat dhe tarifat vendore) mbajnë një peshë sa 19% e shpenzimeve gjithsej të Bashkisë dhe konstatojmë se në menaxhimin e tyre ka nevojë për analizë dhe për të zbatuar programe të forta për mbledhjen e borxheve, por edhe për anti informalitetin.
Me të ardhurat e veta vendore Bashkia mundet të paguajë (vetëm për krahasim) shpenzimet e administratës dhe ato për strehimin social.
Përveç të ardhurave të veta nga taksat dhe tarifat vendore, si dhe të ardhura të tjera nga asetet dhe shërbimet që kryejnë ndërmarrjet publike në vartësi të bashkisë, buxheti i bashkisë bazohet edhe në transfertat prej buxhetit të shtetit.
Pjesa e transfertave është në nivele të larta dhe mbulon gjithë shpenzimet e tjera të përmendura më lart. Pjesa tjetër prej 58% mbulohen nga transfertat prej buxhetit të shtetit.
Në qendër të PBA-së janë dy procese planifikimi dhe buxhetimi që NJVQV-të ndërmarrin për të planifikuar treguesit e performancës dhe shpenzimet afatmesme, si dhe propozimet për buxhetet vjetore:
– Përcaktimi i Qëllimeve dhe Objektivave të Programit (nëpërmjet Rishikimit të Politikës së Programit);
– Planifikimi i Shpenzimeve të Programit (në funksion të ofrimit të shërbimeve).
Procesi i Rishikimit të Politikës së Programit, synon të specifikojë qëllimet, objektivat e programit, standardet (ndërkombëtare ose shqiptare), si dhe treguesit e perfomancës të lidhura me ato në terma SMART.
Ky informacion konsiston në rezultatet e dëshiruara dhe të matshme nga veprimet e NJVQV-së, të cilat duhet të arrihen në periudhën afatgjatë (Qëllimet e Politikës së Programit), si edhe arritjet e dëshiruara në periudhën tre-vjecare , sasitë e produkteve (shërbimeve publike) dhe kostot respektive për arritjen e Objektivave të Programit (që janë hapa të ndërmjetëm për arritjen e një Qëllimi të Politikës së Programit).
Të gjitha shpenzimet e NJVQV-së duhet të kontribuojnë në mënyrë direkte dhe integrale në arritjen e Objektivave të Programeve të saj.
Procesi i Planifikimit të Shpenzimeve të Programit, synon të përcaktojë sasinë dhe koston e të gjitha shërbimeve publike që NJVQV-ja planifikon të ofrojë gjatë çdo viti të periudhës afatmesme, të shprehura në formën e produkteve SMART të programit. NJVQV-ja, specifikon produkte që sigurojnë arritjen e të gjitha Objektivave të Programit, Qëllimeve të Politikës së Programit si dhe standarteve e treguesve të performancës të lidhura me ato.
Një element i rëndësishëm i procesit të përgatitjes së PBA-së është specifikimi i Treguesve të Performancës (SMART) për secilën fushë të funksioneve të bashkisë. Kjo përfshin planifikimin dhe kostimin e detajuar të treguesve të performancës brenda secilit funksion të qeverisjes vendore, si dhe prezantimin e këtyre treguesve për miratim tek vendimmarrësit dhe më pas për publikun e gjerë në formën e:
– Produkteve SMART, që specifikojnë në detaje shërbimet publike të planifikuara për t’u ofruar;
– Objektivave SMART të Politikës së Programit (dhe treguesve të performancës të lidhura me ato), që specifikojnë arritjet kryesore vjetore nga ofrimi i shërbimeve publike;
– Qëllimeve SMART të Politikës së Programit (dhe treguesve të performancës të lidhura me ato), që bashkia planifikon të arrijë në periudhën afatgjatë;
– Kostot totale të ofrimit të shërbimeve vendore, duke treguar se si njësia vendore planifikon të përdorë burimet në dispozicion;
– Kostot e planifikuara për produktet (shërbimet) individuale, në mënyrë që vendimmarrësit dhe banorët të kuptojnë efikasitetin e planifikuar në ofrimin e shërbimeve të veçanta.
Kujdes!
Në tërësinë e tij përshkruese Relacioni i Buxhetit 2022 dhe PBA 2022 – 2024 përshkruan procedura sipas formatit standart që përdorin bashkitë për relatimin e buxhetit. Por, në tërësinë e relatimit të shpenzimeve nevojitet një lidhje e dukshme midis programeve për PPV, strategjive sektoriale, programit politik dhe politikave dhe strategjive vendore.
Raporti mbi PBA 2022 – 2024
Strategjia e zhvillimit afat gjatë të bashkisë bazohet mbi planin e përgjithshëm vendor.
Raporti vendos theksin se propozimet e komunitetit dhe grupeve të interesit janë marrë në konsideratë nga bashkia duke i përcjellë tek ndërmarrjet publike vendore për tu integruar në planet buxhetore përkatëse sipas listimit të prioriteteve brenda mundësive financiare.
Kujdes!
Në monitorimin që ne bëmë nuk ishte e mundur të gjendeshin procesverbale të dëgjesave publike, që duhet të ishin bashkëlidhur dosjes së programit të PBA. Një pjesë e tyre me gjasa nga komentet e ndryshme që konstatuam mund të jenë pasqyruar në PBA, në fushën e shërbimeve publike, arsimit dhe bujqësisë, por nuk kemi fakte për ta konfirmuar këtë proces ballafaqimi.
2. Të ardhurat në buxhet për periudhën 2022-2024 parashikohen në rreth 30% nga të ardhurat e veta dhe 70% nga transfertat e buxhetit të shtetit.
Gjatë vitit 2021, të ardhurat nga burimet e veta janë 27% dhe 68% janë nga transfertat e buxhetit të shtetit dhe 5% janë nga huamarrje afatshkurtër dhe të ardhura të trashëguara.
Në parashikimin afatmesëm 2022 – 2024 struktura e të ardhurave, përveç vitit 2022 përshkruar më lart do të jenë të ndara respektivisht për vitet 2023 dhe 2024 në 30% nga burimet e veta janë 70 janë nga transfertat e buxhetit të shtetit.
Kjo strukturë e të ardhurave do të ruhet edhe pse është parashikuar që të ardhurat e veta në 2024 të jenë 7.1% më të larta se të ardhurat e arkëtuara në vitin 2021.
Shpenzimet nga buxheti i shtetit janë parashikuar për vitin 2022 të shpërndahen në raportin 29.2% nga burimet e veta dhe 70.8% nga transfertat e buxhetit.
Për vitin 2023 ky raport i shpenzimeve është parashikuar të përballohet 29.4% nga burimet e veta dhe 70.6% nga transfertat e buxhetit.
Për vitin 2024 ky raport i shpenzimeve është parashikuar të përballohet 29.7% nga burimet e veta dhe 70.3% nga transfertat e buxhetit.
Kjo strukturë e përballimit të shpenzimeve, sipas burimit të të ardhruave do të ruhet edhe pse është parashikuar që shpenzimet gjithsej në 2024 të jenë 3.8% më të ulëta se shpenzimet në vitin 2021.
Vini Re!
Nga fakti i vitit 2021 dhe parashikimi për periudhën 2022 – 2024 ka elementë që do të kenë nevojë për një sqarim edhe më të plotë nisur nga përballja e kërkesës qytetare bazuar te analizat e detajuara nga ekspertë të pavarur për të shteruar dhe analizuar gjithë argumentat që mundet të tregojnë parashikime që nuk bazohen mbi nevojat reale, si dhe mund të jenë kosto që mbulojnë difekte në menaxhimin e fondeve publike.
3. Të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore (Pjesa e të ardhurave të veta) për bashkinë Elbasan përbëhen me 41% nga taksat vendore, 12% taksat e ndara dhe 46% nga tarifat vendore.
Tre burimet më të mëdha (56% të të ardhurave gjithsej nga taksat dhe tarifat vendore) në këto të ardhura janë:
– Taksa e pasurisë së paluajtshme me 26% të totalit të të ardhurave nga taksat dhe tarifat,
– Tarifë e menaxhimit të mbetjeve me 16% të totalit të të ardhurave nga taksat dhe tarifat, si dhe
– Tarifa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja me 14% të totalit.
Për vitin 2021 Bashkia Elbasan ka arkëtuar dy herë më shumë taksa vendore nga viti 2020 duke rikuperuar edhe rezervat e krijuara nga efekti i shtyrjes së pagesave nga Pandemia. Efektin kryesor e ka taksa e ndikimit në infrastrukturë.
Po kështu, tarifat vendore janë arkëtuar në masën 47% më shumë se në 2020.
Te grupi i tarifave vendore janë tarifat e institucioneve arsimore që janë tejkaluar në arkëtime në raport me arkëtimet e vitit 202 me 179% për të njëjta arsye si për taksat vendore, sqaruar më lart.
Nëse nisemi nga struktura e taksave dhe tarifave, kanë një peshë kryesore tarifat vendore, të cilat mbajnë 47% të barrës së të ardhurave tatimore.
Të ardhurat nga taksat vendore mbajnë një peshë më të vogël me 41% të barrës së të ardhurave tatimore dhe 12% është pesha që mbajnë të ardhurat nga taksat e ndara, të cilat shpërndahen nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sipas Ligjit “Për financat e vetëqeverisjes vendore”.
4. Në parashikimin buxhetor të të ardhurave për vitet 2022 – 2024 ka nevojë të shikohen me vëmendje rrisqet shoqëruese dhe që ndikojnë në mospërmbushjen e parashikimit .
Taksat dhe tarifat vendore janë parashikuar me rritje 2% në vitin 2022 krahasuar me realizimin në 2021.
Në këtë analizë shihet se parashikimi është i bazuar mbi elementë që mund të ndikojë në performancën e shpenzimeve për vitet që vijnë.
Prandaj edhe kujdesi në parashikimin e secilës taksë dhe tarifë duhet të marrë në konsideratë edhe rrisqet e përmendura më poshtë.
Ekspertët, nisur edhe nga përvoja të kaluara, si dhe bazuar mbi kriteret e menaxhimit të rriskut vërejnë se duhen konsideruar si rrisqe të identifikuara dhe të vlerësuara në parashikimin optimist dhe mosrealizimin e të ardhurave disa elementë si më poshtë:
– Mungesa e treguesve te azhornuar nga institucionet per një parashikim realist dhe te dhëna nga sa me shume burime
– Mangësi ne analiza specifike dhe llogaritje te kostove lidhur me tarifën e pastrimit per një parashikim realist te te ardhurës per arkëtim
– Dixhitalizim jo i plote i sistemit dhe rrisku i menaxhimit te kohës efektive per llogaritjen lidhur me paketat fiskale
– Mungesa e te dhënave te plota per parashikimin e te ardhurave
– Kulture e dobët e bashkëpunimit mes drejtorive brenda
Bashkisë dhe me ato jashtë saj (QKB, ASHK, DRT)
– Funksionim me kapacitet te cunguar të Kadastrës Fiskale per taksen e ndërtesës
– Mungesa e certifikatave te pronës, per arsye te moszbatimit korrekt te ligjit nr.7501 dhe migrimit te popullsisë
– Pa saktësimi dhe mangësi ne përditësimin e te dhënave per regjistrin e tokes bujqësore
– Mungese parashikueshmerie lidhur me madhësinë e transfertës së pakushtëzuar në mënyrë që Bashkia të ketë mundësi të planifikojë me efektivitet dhe efikasitet buxhetin e vet për afate disavjeçare.
– Mos përfshirje e performances se mbledhjes se te ardhurave ne konsiderate si faktor me peshe ne parashikim
– Bashkëpunim i dobët me Drejtorinë Rajonale Tatimore
– Komunikimi i dobët me pushtetin qendror per taksat e ndara per rentën minerare dhe te ardhurat nga tatimi per te ardhurat personale (2% e tatimit) dhe alokimi i tyre sipas përcaktimit ligjor
– Marrja pak ne konsiderate e informalitetit, si një element me peshe e ndikim te parashikimi te ardhurave
– Aplikimet online pa dijeni paraprake nga zyra e finances ne Bashki per pezullimet e bizneseve ne QKB dhe ndikimi ne parashikimet e te ardhurave
– Ndërhyrje nga pushteti qendror ne parashikimin e te ardhurave nëpërmjet faljeve dhe përjashtimeve te taksave dhe krijimi i problemeve ne adresimin e rikuperimit te te ardhurave nga vendimet e pushtetit qendror dhe në dëm të autonomisë fiskale
– Mungesa e një strategjie për bashkëpunimin vullnetar për regjistrimin dhe bashkëpunimin vullnetar me ligjin në funksion të luftës ndaj informalitetit dhe zgjerimit të bazës tatimore
Kujdes!
Pas mosrealizimit të të ardhurave nevojiten përmirësime në parashikimin e të ardhurave si në aspektin procedurial, por edhe në analiza dhe dialog intensiv me MFE.
5. Parashikimi i shpenzimeve për periudhën afatmesme 2022-2024 është në nivele të larta dhe bazohet mbi një barazim të kujdesshëm të shpenzimeve me të ardhurat e veta dhe transfertat.
Nga monitorimi i treguesve të shpenzimeve të parashikuar në periudhën fiskale 2022 – 2024 (viti 2021 është viti faktik bazë) vërehet se:
– Shpenzimet administrative (përfshirë edhe borxhin) ulen në vitin e parë me 6% dhe në dy vitet pasuese ulen respektivisht me nga 1% në vit.
– Shpenzimet për tregjet dhe bujqësinë e nxitjen ekonomike, krahasuar me vitin 2021 parashikohen të ulen për vitin 2022 me 11%, dhe rritje në dy vitet e tjera pasuese me 5% dhe 17%.
– Transporti publik dhe rrugët rurale ulen me 7 – 14% krahasuar me vitin 2021.
– Menaxhimi mbetjeve ka rritjen më të madhe me 1.6 herë rritje në 2022 dhe 1.8 herë dhe 2.4 herë në vitin 2023 dhe 2024, si kosto operimi për inceneratorin që tashmë administrohet nga Bashkia;
– Trashëgimia kulturore parashikohet me rritje 3% në vitin 2022 dhe 8% dhe 11% rritje në 2023 dhe 2024.
– Arsimi i mesëm i përgjithshëm parashikohet me ulje 5 – 11% në tre vitet, 2022 – 2024. Arsimi profesional do të ketë uljen më të madhe në këtë grup shpenzimi me 34 – 37% më pak shpenzim të planifikuar për vitet 2022-2024nuk do të ketë shpenzime të parashikuara në vitet 2022-2024.
Peshën më të madhe në buxhet e mban “Kujdesi social për familjet dhe fëmijët” me 45% të shpenzimeve në raport me totalin. Nëse përfshihet edhe arsimi parashkollor, atëherë të dy këto zëra së bashku kalojnë mbi gjysmën e shpenzimeve gjithsej të bashkisë, duke lënë vetëm 45% për gjithë zërat e shpenzimeve si më lart.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.