Monitorimi shumëdimensional i qeverisjes vendore, 2021: Vlerësim i mundësive dhe kufizimeve – BASHKIA ELBASAN

Qëllimi i këtij materiali raportues është të prezantojë gjendjen e përgjithshme zhvillimore në Bashkinë e Elbasanit. Pjesë e vlerësimit bazuar në monitorim dhe komentim janë aspektet social-ekonomike të zonës si element kyç në raport me mjedisin dhe potencialet e zhvillimit ekonomik të zonës.

Në konkluzionet e tij do të paraqiten edhe rekomandime që mundet ti shërbejnë zgjidhjeve të problematikave që kërkojnë forcimin e zërit qytetar sipas ekspertizës civile për të ndikuar në një vendimmarrje cilësore por edhe duke treguar procedura dhe detyrime që mund të jenë shfaqje të tendencave për korrupsion dhe vullnet politik që duhet përshtatur me nevojat dhe mundësitë reale, pas 6 vitesh miratimit të PPV për bashkinë.

Në referencat kryesore nëpër të cilin do të bëhet monitorimi dhe vlerësimi i situatës së përgjithshme, përveç PPV-PDV janë përdorur dhe gjithë referencat ligjore të cilat janë renditur në fillim të çdo kapitulli.

Kjo kornizë e fuqishme ligjore është pjesa ku bazohet dhe shtrihet veprimtaria e Bashkisë, ashtu si gjithë bashkitë e vendit në shërbim të komunitetit, por edhe në formësimin e gjithë nevojave të brezave dhe ardhmërisë vizionare të njësive administrative.

Përshkrim

Qendra ALTAX në kuadër të projektit “Monitorimi publik përmes ndërveprimit qytetar” të mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës nën zhvillimin/politikën e jashtme holandeze, ka filluar prej Dhjetori 2021 analizimin e performancës së bashkive duke e përfshirë në një draft raport, të cilin do ta finalizojmë dhe do ta dialogojmë në forume të hapura në 5 bashki: Elbasan, Dibër, Elbasan, Gjirokastër dhe Elbasan.

Ekspertët e angazhuar për hartimin e Raportit për Bashkinë ELBASAN janë bazuar te MANUALI PËR AUDITIN SOCIAL NË PUSHTETIN VENDOR, 2022[1], i përgatitur dhe publikuar nga ALTAX në kuadër të këtij projekti. Ata kanë analizuar proceset e realizuara bazuar te Plani i Përgjithshëm i Zhvillimit Vendor, Programi Buxhetor Afatmesëm 2019-2021, 2020-2022, 2021-2023, 2022-2024, si dhe dokumente të tjera Kombëtare dhe vendore, që përfshijnë strategji dhe politika sektoriale dhe zhvillime të programeve vendore. Nga ana tjetër, gjithë ekspertët dhe stafi i angazhuar në këtë projekt ka analizuar edhe raportet dhe vlerësimet e shprehur nga organizata civile shqiptare, por edhe organizata të huaja rezidente në Shqipëri, për sa lidhet me zhvillimin e proceseve në Bashki për vitin e kaluar. Një vëmendje i kemi kushtuar edhe të dhënave statistikore dhe komenteve të bëra mbi to nga portalet që kanë fokus monitorimi dhe analize proceset dhe aktivitetet mbi pushtetin vendor.

Për verifikimin final të gjetjeve dhe zhvillimeve të kryera, bazuar mbi gjithë dokumentet referuese si më lart, si dhe për të qenë sa më të plotë dhe të koordinuar me referencat dhe nevojat e pjestarëve të shoqërisë civile, ne përdorëm si një instrument mjaft të nevojshëm edhe Anketimin “Mbi qeverisjen vendore dhe performancën e saj, 2021-2022”, me 155 pjestarë të publikut dhe OSHC, si dhe përfaqësues të biznesit dhe jetës akademike dhe studentë. Rezultatet e tij do të jenë pjesë konfirmuese e gjetjeve të Raportit. Fokusi i Anketimit ishte i bazuar mbi tematikat dhe programet zhvillimore që miratohen nga Këshilli Bashkiak dhe Kryetari për të kompletuar ofertat e pushtetit vendor me kërkesat për zhvillim sipas këndvështrimit të nevojave qytetare.

Ky Raport përbëhet nga 5 tema të monitoruara në proceset e zhvillimeve të tyre, të cilat përfaqësojnë:

  1. Lëvizjet e popullsisë brenda Bashkisë, ndikimi në ekonomi, buxhet dhe tregun e punësimit
  2. Financat vendore të bashkisë (momentet kryesore buxhetore, rishikimet e buxhetit dhe ndërthurja me transfertat e buxhetit të shtetit)
  3. Edukimi i të rinjve dhe integrimi në tregun vendor, si sfidë ndaj të ardhmes
  4. Menaxhimi i rrisqeve mjedisore dhe performanca e bujqësisë dhe turizmit në zhvillimin vendor
  5. Rivitalizimi infrastrukturës vendore, rilindje urbane dhe zhvillimi ekonomisë vendore

Në vijim të komunikimit mes ALTAX dhe partnerëve me shoqërinë civile vendore vlerësojmë faktin që bashkëpunimi për një komunikim, qartësim dhe raportim sa më të plotë dhe me përgjegjshmëri nga ana jonë në pasqyrimin e arritjeve dhe sfidave të Bashkisë në drejtim të zhvillimit të programeve është synimi për tu prezantuar në forumin e hapur të muajit Qershor 2022 në 5 qytetet e vendit.

[1] https://altax.al/product/manuali-per-auditin-social-ne-pushtetin-vendor-2022/