Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
MANUALI PËR AUDITIN SOCIAL NË PUSHTETIN VENDOR, 2022
0 €
Objektivi i Manualit është të sigurojë jo vetëm një qasje gjithëpërfshirëse, por edhe të lehtë për t’u përdorur për të gjithë të interesuarit.
Kjo metodologji/Manual përbëhet nga tre pjesë.
Pjesa I prezanton konceptet, sqarimet dhe rolin e auditit social, të cilat do të ndihmojnë në kuptimin e kornizës së auditimit social.
Pjesa II prezanton qëllimin dhe objektivat e auditimit social.
Pjesa III përshkruan se si kjo paketë mjetesh do të përdoret në një proces të njëpasnjëshëm për kryerjen e auditimit social dhe përgatitjen e raporteve të auditimit social.
- Përshkrim
Përshkrim
Auditimi social, nëpërmjet hartimit fillimisht të metodologjisë për kuptimin dhe mënyrën e zbatimit në jetën e përditshme synon të jetë edhe një mjet efektiv për vlerësimin dhe luftimin e korrupsionit në zbatimin e skemës gjithpërfshirëse anti korrupsion1, në veprim interaktiv midis shoqërisë civile dhe organizatave të biznesit dhe punonjësve me pushtetin qendror dhe vendor.
MANUALI i auditimit social ofron udhëzime praktike dhe njohuri për organizatat e komunitetit dhe të shoqërisë civile, por edhe për punionjësit e pushtetit qendror dhe vendor për përdorimin e auditimit social si një mjet për të identifikuar, matur, vlerësuar dhe raportuar mbi performancën sociale të institucioneve të tyre. Ky manual është hartuar duke mbajtur parasysh nevojat e individëve që nuk janë specialistë për audite, por janë të interesuar për kryerjen e auditimit social.