Buxheti 2023 në këndvështrimin e qytetarëve të Beratit

Procesi i buxhetimit fillon si një moment që bazohet te planifikimi nga drejtoritë dhe institucionet e bashkisë

Hapi i dytë është diskutimi në Grupin për Menaxhim Strategjik, i ngritur bazuar mbi udhëzimin e MFE.

Hapi i tretë është hartimi i projektit të parë të buxhetit, që përcakton shpenzimet

Hapi katërt është hartimi i projektit të parë të paketës fiskale, që përcakton nivelin e taksave dhe tarifave

Pas këtyre hapave fillon edhe hapi pestë që përfshin procesin e Konsultimit publik me qytetarët

Përgjithësisht në procesin e konsultimit është konsumuar më së shumti elementë të Paketës Fiskale dhe më pak ato me qasje të shpenzimeve buxhetore, edhe pse në disa aspekte të lidhura me shqetësimet mbi përkrahjen dhe ndihmën sociale, arsimin, si dhe ato që lidhen me problemet e bujqësisë dhe menaxhimit të mbetjeve janë të rëndësishme për çdo vit.

Hapat e tjerë janë momentet kur dokumentet e buxhetit dalin nga Bashkia duke ju adresuar Këshillit Bashkiak, për procedurën e miratimit të tyre.

Përgatitja e kërkesave buxhetore ndjek një rrugëtim të përcaktuar në bazën ligjore, që përbëhet nga dokumentet refereuese gjatë përgatitjes së PBA 2023-2025.

–  Udhëzimet e MFE dhe Udhëzimi i Brendshëm i NJVQV-së për përgatitjen e PBAVendor 2023-2025[1];

–  Plani Strategiik i Zhvillimit/Plani i Përgjithshdm Vendor (i teritorrit, plani social, plani i zhvillimit ekonomik, plani për mbrojtjen e mjedisit), të NJVQV-së[2];

–  Kuadri Makroekonomik dhe Fiskal 2023 -2025[3]

–  Tavanet e Përgatitjes së PBA 2023-2025 të miratuara nga Këshilli i Qarkut[4].

[1] https://www.financa.gov.al/wp-content/uploads/2022/03/UDHEZIM-NR-8-DATE-28.02.2022-PER-PERGATITJEN-E-PBA-VENDOR-2023-2025.pdf

[2] http://bashkiaberat.gov.al/wp-content/uploads/2019/11/STZH_BERAT_FINAL_.pdf

[3] https://financa.gov.al/wp-content/uploads/2022/01/Kuadri-Makroekonomik-e-Fiskal-p%C3%ABr-periudh%C3%ABn-2023-2025-VKM-Nr.-19-dt-13.01.2022.pdf

[4] https://qarkuberat.gov.al/wp-content/uploads/2022/04/vendim-nr.-11-mbi-miratimin-e-tavaneve-pergatitore-per-programin-buxhetor-afatmesem-2023-2025.pdf

Sinjali nga të dhënat statistikore duhet kuptuar nga qeverisja si momenti i referimit të varfërisë në rritje dhe nevojat për ndihmë sociale në rritje.

Përshkrim

Matëriali i përgatitur nga analizat dhe publikimet e të dhënave financiare dhe fiskale të Bashkisë, përpunimet e ekspertëve fiskalë, financiarë dhe ekonomikë është një qasje që ka synuar të prezantojë situatën e financimit të aktivitetit, funksionimit dhe projekteve të pushtetit vendor për komunitetin, si dhe adresimet e shqetësimeve të tyre, të prezantuara si përmbledhje dhe koment të anketimit të kryer me komunitetin nga ekspertët e ALTAX.

Buxheti për dhe sipas qytetarëve është hartuar gjatë viteve të fundit nga shumë bashki të vendit (disa shembuj më poshtë)[1], si një detyrim publik i tyre për të thjeshtuar gjuhën e të dhënave, por edhe për të pasqyruar më qartë prioritetet dhe projektet që kërkojnë edhe mbështetjen e qytetarëve të tyre.

Puna jonë e bazuar në analizën e ekspertëve nuk ka synimin të ngjasojë me këto publikime. Ne biem përtej informimit të thjeshtuar për të ardhurat dhe shpenzimet vendore edhe krahasimin dhe përballjen me kërkesat e qytetarëve të shprehur në anketimin që kemi bërë për këtë qëllim.

Buxheti i Bashkisë sipas metodologjisë sonë të Auditit Social, të cilin ekspertët e ALTAX e prezantojnë në rastin e buxhetit 2023 është një nismë që shërben si një qasje oponence dhe reflektimi i zërit qytetar, i arritur të përmblidhet në reagimin ndaj pyetësorëve për këtë qëllim gjatë Qershorit 2022, ku një qasje produktive ishte edhe pjesëmarrja e përfaqësuesve të biznesit vendor, individëve të spikatur, studentëve, por edhe me përfshirjen e fortë të shoqërisë civile, e cila merr pjesë edhe në përhapjen e gjerë të tij.

[1] https://pdf.usaid.gov/pdf_docs/PA00TZPB.pdf

https://bashkiamat.gov.al/transparenca/wp-content/uploads/2020/04/Buxheti-Qytetar-Bashkia-Mat.pdf

https://pdf.usaid.gov/pdf_docs/PA00TZM4.pdf

https://www.bashkiahas.gov.al/wp-content/uploads/2022/02/Has-Buxheti-per-qytetarin-2022-24-dt-18.01.2021-final.pdf