ALTAX – Raporti Vjetor 2023 dhe Strategjia 2025 – 2029

ALTAX ka si objektiv te pare analizimin e politikës së financave publike dhe programit të qeverisjes qendrore dhe vendore në aspektin e transparencës, llogaridhënies, përmbushjes së programit si qasje drejt forcimit të iniciativës qytetare për qeverisje të hapur.

Objektivi i dyte eshte i lidhur me përmbushjen në sasi dhe cilësi të programit ekonomik, financiar dhe social, duke forcuar dialogun për llogaridhënie sipas ekspertizës civile në mbrojtje të të drejtave të tatimpaguesve/votuesve.

Objektivi i trete eshte zgjerimi i bazës së debatit dhe pjesëmarrjes për politikat e reja dhe buxhetin që hartohen për të ndikuar në ndryshimin e parimeve të vjetra të qeverisjes së mbyllur, e cila ka mbajtur gjallë korrupsionin në këto nivele

ALTAX ka rritur bashkëpunimin me profesionistë dhe anëtarë të shoqërisë civile për çështjet e konsultimit publik dhe do të vazhdojë të adresojë domosdoshmërinë e ndryshimit të ligjit për konsultimin publik. Ne dhe partnerët do të vijojmë me forcimin e ekspertizës civile në funksion të kauzave qytetare.
Bashkitë së pari dhe institucionet qendrore së dyti kanë një rol të rëndësishëm për përmbushjen e programeve vjetore të tyre dhe ato të mandatit që qeverisin duke menaxhuar me disiplinë fiskale sasinë dhe cilësinë e të ardhurave dhe shpenzimeve.

Ky model veprimi ndikon në moskrijimin e problemeve të reja fiskale dhe adresimin e atyre që janë bartur vit pas viti, me ndikim në trashëgimninë ndaj pasardhësve në qeverisje, por edhe me ndikim në jetën e qytetarëve të bashkive dhe vendit.

Kjo mendësi po ndikohet me forcën e argumentit teknik të ndryshohet (e asistuar nga ekspertiza civile) duke punuar për të forcuar analizën e fakteve dhe prezantimin e gjetjeve aty dhe kur duhet, si dhe përgjegjshmërinë dhe përgjegjësinë e institucioneve për ti shërbyer rikthimit të besimit të publikut në modelin e qeverisjes duke e pastruar nga qasjet që prodhojnë korrupsion në nivelet drejtuese

Përshkrim

Raporti i përgatitur nga informacionet mbi aktivitetet e ALTAX dhe partnerëve të saj, bazuar në përpunimet e ekspertëve sektorialë, financiarë dhe ekonomikë është një qasje që tenton të prezantojë situatën e treguesve të aktivitetit, funksionimin dhe përmbushjen e objektivave dhe rezultateve të pritshme, si dhe adresimet e shqetësimeve të ndeshura gjatë vitit 2023 bashkë me ato të mbartura, të prezantuara si përmbledhje dhe komente nga ekspertët e ALTAX.

Në bashkëveprimin me partnerët aspirojmë që bazuar në analizat dhe dialogun mbi çështjet ekonomike, sociale dhe financiare të harmonizojmë qasjet për politikëbërjen për të ndikuar në proceset e politikave të ardhshme duke përditësuar objektivat tona në përgjigje të sfidave përpara se të shfaqen.

Nuk mjafton të kesh gjetje dhe debate të mira.

Misioni ynë është të përmirësojmë dhe promovojmë politikat ekonomike, fiskale dhe sociale dhe cilësinë e dialogut deliberativ bazuar në faktet dhe gjetjet e ekspertizës civile gjithpërfshirëse për të fuqizuar procesin e vendimmarrjes ekonomike dhe sociale për njerëzit dhe bizneset

Ky publikim është për qëllime jo fitimprurëse.

Përmbajtja e shprehur në këtë publikim, si dhe fjalët dhe termat nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht QENDRËN ALTAX, si dhe specifikisht dhe gjithë partnerët e saj që përmblidhen nën këtë markë të pronësisë intelektuale.