Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
VLORË, ADMINISTRIMI I MIRË I MBLEDHJES SË TË ARDHURAVE VENDORE
0 €
Në një krahasim të treguesve të buxhetit të bashkisë Vlorë për vitet 2021 dhe 2019 shikohet se: Fondet e kujdesit social për personat e sëmurë dhe me aftësi të kufizuara u rrit 30.6% më shumë në 2021, duke konsideruar edhe faktin e rëndimit të situatës financiare prej pandemisë, por edhe për shkak të rritjes së pjesëmarrjes në këtë skemë sociale.
Kujdesi social për familjet dhe fëmijët ka një rritje të ndjeshme prej 162.8% në vitin 2021, me një logjikë të njëjtë në përballje të kostove të rritura prej situatës së pandemisë, nisur edhe nga rritja e familjeve përfituese të skemës së ndihmës ekonomike.
Në parashikimi buxhetor të të ardhurave për vitete 2022 – 2024 shikohet që optimizmi është në nivele të larta. Taksat vendore janë parashikuar me rritje 51.5% në vitin 2022 krahasuar me realizimin në 2021. Po kështu, edhe tarifat vendore dhe të ardhurat jo tatimore janë parashikuar respektivisht me rritje 35.1% dhe 45.5% në vitin 2022 krahasuar me realizimin në 2021.
- Përshkrim
Përshkrim
Të ardhurat vendore janë realizuar në nivelin 101 për qind, duke shfaqur një performancë të mirë. Gjithashtu debitë e reja nuk e kanë penguar Bashkinë Vlorë, të realizojë një mbledhje rekord të të ardhurave në vitet e fundit dhe në veçanti në programin buxhetor 2021, të ndryshuar.
Një performancë pozitive është arritur në mbledhjen e borxhit, ku evidentohet një rritje e arkëtimeve kundrejt faktit 2020 dhe planit 2021, respektivisht në nivelin 43,9 përqind dhe 55 %.
Kjo performancë pozitive në mbledhjen e të ardhurave dhe rritja e arkëtimeve nga detyrimet e prapambetura, rezulton të mos jetë realizuar në periudhat e mëparshme, prandaj trendi progresit vlen për t’u promovuar dhe përgjithësuar si një praktikë e mirë e administrimit të disa taksa dhe tarifave dhe njëkohësisht evidenton problem të caktuara që kërkojnë zgjidhje ligjore, sidomos problemet e pazgjidhura të pronësisë të cilat janë një burim i pa shfrytëzuar të ardhurash.
Të ardhurat në buxhet sipas pritshmërive për vitin 2022 parashikohen rreth 58 përqind nga të ardhurat e veta, me një prirje në rritje performance prej 13 për qind, në krahasim me faktin e vitit 2021. Trend i rritjes për periudhën pasardhëse është i balancuar në 1 për qind, një rritje që është afërsisht në nivelin e vitit 2022.