Kriptomonedhat dhe paratë e pista po punojnë bashkë

Kriptomonedhat dhe paratë e pista po punojnë bashkë

Rregullorja e miratuar nga Këshilli i Ministrave ne Nentor 2021 per licensimin e subjekteve per operim të bursave online ne tregun e kriptomonedhave nuk rezulton se ka nxitur asnjë operator deri ne Maj 2022, ku edhe nga konfirmimet e vetë Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare nuk duket se ka bërë të zbatueshëm formalizimin e këtij tregu informal.

Por edhe pse nuk ka asnje regjistrim si bursë tregtimit të kriptomonedhave ajo që duhet të ishte të paktën e sqaruar për publikun dhe qytetarët është analiza e munguar per informalitetin ne 6 muajt e hyrjes në fuqi të  VKM për hapjen e rrugës së formalizimit dhe vendosjes së rregullave për këtë treg, që me sa duket nuk e synon deri më tani formalizimin.

E megjithatë, raportet nga organizmat e huaja[1] dhe zhvillimet e operacioneve policore[2] tregojnë se veprimtaria ekonomike e prodhimit të kriptomonedhave nuk është ende e licensur si një aktivitet i mirëfilltë i taksueshëm si gjithë operacionet e aktiviteteve të tregut financiar.

Kjo do të thotë se përfituesit e mëdhenj nuk janë thjesht ata që prodhojnë kritomonedha dhe që zbulohen më së shumti nga konsumi i lartë i energjisë, por ato raste të pastrimit të parave që nuk kanë autor. Në këto raste, pa mbrojtje nga autoritete që kanë mundësi të mos veprojnë duket se është mjaft e vështirë për të operuar në një treg të mbytur nga informaliteti si ky që jetojmë në Shqipëri.

Raporti i veprimtarisë së Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPP) për vitin 2021 nuk përmend asnjë rast lidhur me raportim aktivitetit të dyshimtë për pastrim parash apo operacion për rastin e kriptomonedhave, kur subjektet nëse do ti kishim të regjistruara si bursa online do të kishin edhe detyrimin të kryenin procedurat e vigjilencës së duhur dhe asaj të zgjeruar, sipas rastit, për të gjithë klientët e tyre si dhe të raportonin çdo transaksion me kriptomonedha mbi vlerën e parashikuar në ligj.

Por edhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) nuk ka asnjë rast të vetëm që të thotë se ka bërë detyrën e saj për gjurminin e aktiviteteve pa leje. Kjo është në fakt nga detyrat parësore të DPT, për gjurmimin inteligjent dhe bazuar te rrisku për të vënë në jetë edhe objektivat e Strategjisë për optimizimin e të ardhurave dhe për vendosjen e drejtësisë tatimore.

Pra ligji nuk po zbatohet!

Asnjë nga këto detyra nuk është bërë dhe kjo duket se nuk ka për të ndodhur as edhe për vijimësinë e mbetur të vitit në programin e punës anti informalitet.

Ka një boshllë në legjislacionin fiskal lidhur me trajtimin e këtij tregu të ri, që duhet të përfshihet në terminologjinë e paketës ligjore dhe aktet për zbatim!

Legjislacioni tatimor nuk ka parashikim per rastet e perdorimit te kriptovalutave ne rastin e transaksioneve, apo edhe vete nje udhezues te vecante per kontrollin e operatoreve te kriptovalutave dhe bursave.
Nderkohe nuk është parashikuar asnje udhezim i perbashket midis DPT, DPD dhe DPPP per kete qellim apo rregullore të veçanta për të trajnuar dhe udhëzuar punonjësit me qëllim që të aftësohen për këtë treg të ri të panjohur, por me një informalitet total që në nisje të tij, si asnjë nga bizneset e tjera në vend.

E gjitha kjo situatë spjegon se pse ky ligj, ashtu si disa ligje të tjera që bëhen me nxitim dhe nën interesin e lobeve të caktuara që nuk kanë lidhje më së shumti me interesin publik, por me interesin e zyrtarëve të korruptuar, grupeve kriminale që kërkojnë të formalizojnë dhe kapin tregun e lirë për të vendosur rregullat e tyre, si po ndodh në segmente të caktuara të ekonomisë.

Qeveria ka nevojë të madhe për likujditet dhe kërkon të huazojë para. Brenda kësaj nevoje mundet të ndodhin edhe përmbushje objektivash të pastrimit të parave të pista nga grupe kriminale, që në dy dekadat e fundit e kanë quajtur më të drejtë ti mbanin pasuritë likuide jashtë vendit. Dhe kjo dyndje parash është koha e përshtatshme, për sa kohë agjensitë qeveritare nuk i bëjnë si duhet detyrat e tyre apo nuk i bëjnë fare dhe situata degjeneron në lejimin e parave të pista të bëhen bashkë me paratë e tregut të rregullt, por duke konkuruar dhe nxjerrë jashtë tregut shumë biznese që nuk kanë potencial fondesh si grupet e korruptuara dhe ato kriminale.

Kjo është e kuptueshme nga miratimi i këtij ligji që ka lindur “i vdekur”, apo nga lançimi aministise fiskale, hedhja në diskutim i legalizimit të kanabisit, nga mosfunksionimi normal i DPPP dhe lulëzimi i sektorit të ndërtimit përtej kapaciteteve të deklaruara formale të fondeve për investime, si dhe formave te taksimit preferenciale me rastin e lancimit te ligjit te ri ne mungese te luftes reale dhe cilësore ndaj informalitetit dhe evazionit.

Të gjitha këto mosveprime dhe aprovime të ligjeve me nxitim, kur biznesi nuk i kërkon, por është e interesuar vetë qeveria na japin të kuptojmë se sistemi financiar ndodhet nën kushtet e nje oligopoli publik, ku institucionet duket se kanë probleme me integritetin që u garantohet nga ligji.

Por, pse duhet të na interesojë e gjithë kjo mënyrë trajtimi?

Nga gjithë kjo logjikë e ligjit për bursat online të kriptomoendhave nuk duket se ka ndonjë përfitim direkt apo indirekt publiku, përveç tregut informal dhe kanaleve të dyshimtë të pastrimit të parave të pista.

Në këto kushte jemi në pozitat e një tregu i cili bën evazion tatimor ndër të tjera sa përmendëm më lart.
Akuzat e mashtrimit tatimor që rezultojnë nga mospagimi i taksave mbi fitimet e kriptomonedhave denohen sipas legjislacionit tatimor. Vepra penale ndodh kur një fitues i të ardhurave bën një përpjekje të qëllimshme për të mos paguar taksat, përveç pastrimit të parasë që është tjetër krim që duhet ndaluar dhe ndëshkuar.

Si çon kriptomonedha në evazion fiskal?

Për shembull, një biznes që merr më shumë se 10 milion Lekë para në dorë nga një klient duhet të paraqesë një raport të transaksionit të monedhës. Kjo mund të ndodhë po ashtu nëse një konsumator blen një paisje për më shumë se 10 milionë lekë në para në dorë. Këto raportime për transaksione të tilla, aktualisht kur ndodhin me raste i tregojnë institucioneve të qeverisë se një blerës ka shumë para, që duhet të raportohen ose jo në një deklaratë tatimore.

Por të njëjtat rregulla nuk vlejnë për kriptomonedhat. Një biznes që merr 10 milion lekë p.sh. në Bitcoin nga një klient nuk arrin ti paraqesë në një raport të transaksionit të monedhës, pasi ai nuk është i regjistruar si biznes, apo është brenda aktivitetit të pikave të këmbimit valutor, të cilat e përfshijnë transaksionin si rutinë ditore të punës së tyre të këmbimit të valutave në lekë dhe anasjelltas. Pra, ato të ardhura që futen si kritpomonedhë, p.sh. Bitcoin, Etherus etj. mund të shkojnë të pataksuara nëse nuk raportohen në deklaratën tatimore të biznesit.

Pavarësisht se sot përbëjnë një pjesë relativisht të vogël të të ardhurave të biznesit, transaksionet e kriptomonedhave ka të ngjarë të rriten në rëndësi në dekadën e ardhshme, veçanërisht në prani të një regjimi të raportimit të llogarive financiare me bazë të gjerë.

Sipas ekspertëve tatimorë, kjo situatë aktuale vjen kryesisht nga kërkesat e dobëta të raportimit dhe nga mungesa e regjistrimit si biznese formale. Nga ana tjetër, DPT mund të mos jetë në gjendje të gjurmojë të ardhurat ose transaksionet e kriptove nëse ato nuk raportohen nga shkëmbimet, bizneset dhe palët e tjera të treta. Dhe kjo do të thotë se të ardhurat mund të mos tatohen.

Askush nga institucionet që kanë fushë veprimi kriptomonedhat nuk ka vendosur rregulla të qarta për të, kështu që ka masivitet në mosraportime. Sa herë që ka mosraportim krijohet një mënyrë për të përfituar nga mashtrimi tatimor në një mënyrë të pagjurmueshme ose shumë më të vështirë për t’u gjurmuar.

Kripto po bëhet me shpejtësi një alternativë ndaj parave të gatshme pasi më shumë tregtarë pranojnë Bitcoin dhe monedha të tjera virtuale si pagesë. Por,ndërsa rregullat pë gjurmini e parave të gatshme janë më të rregulluara si një fushë mbulimi nga Banka e Shqipërisë, çfarë konkretisht duhet ndryshuar në aspektin fiskal dhe financiar?

Legjislacioni tatimor duhet t’i trajtoje transaksionet e kriptove si para në dorë.

Po ashtu edhe institucionet financiare, jo financiare dhe te gjithe cfare kane te bejne me pagesa me para ne dore duhet qe bazuar mbi pragun p.sh. 150.000 leke te raportohen si transaksione te dyshimta.
Masa të tjera në dispozicion janë detyrat që kanë institucionet që u përmendën në këtë analizë, ytë cilat nëse bëhen edhe të bashkërenduara me njera-tjetrën ka pak më pak gjasa të lenë të kalojnë pa u diktuar transaksione në shuma të mëdha.

Po flasim për një treg të vogël në një vend me treg financiar dhe monetar jo të madh, ku paratë që hyjnë në Shqipëri mbeten këtu, pasi tregu financiar nukl arrin dot ti transmetojë jashtë vendit, për shkak të mungesës së lidhjes së tij me tregun global.

Si rrjedhojë lekët e gjeneruara prej kriptomoedhave, si shumë të tjera mundet ti gjeni po të shikoni se cili aktivitet apo sektor e ka tejkaluar vetveten me shpenzimet që kryen.

Është e thjeshte kur di si ta bësh dhe mbi të gjitha do që ta bësh punën tënde!

[1] https://euronews.al/en/albania/2022/05/18/money-laundering-lands-albania-in-grey-list-for-second-year-in-a-row/

[2] https://abcnews.al/1-milion-euro-investim-policia-godet-kriptomonedhat-tre-te-arrestuar-ne-durres/

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: