Ju prezantojmë këtë muaj raportin për barrën fiskale dhe shpërndarjen e mirëqenies për Ballkanin

Ju prezantojmë këtë muaj raportin për barrën fiskale dhe shpërndarjen e mirëqenies për Ballkanin

Këtë vit Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri është në të njëjtën javë me Kosovën, në javën e parë të Prillit 2024. Për herë të parë në historikun e llogaritjes së lirisë fiskale, në Shqipëri dhe në Kosovë ajo festohet në 3 Prill 2024.  Kjo qasje e ditëve është edhe treguesi i rritjes së nivelit të administrimit të dy administratave fiskale në shtetet shqiptare, që janë pjesë e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë për shtetet e tjera ballkanike kjo ditë do të vijë në fund të muajit Prill 2024.  Në Maqedoninë e Veriut liria fiskale festohet në 13 Prill, ndërsa në Malin e Zi dhe në Bosnjë-Hercegovinë festohet në të njëjtën ditë, në 11 Maj. Serbia feston e fundit lirinë fiskale në 14 Maj 2024.

Edhe pse lajmi i mirë është se shqiptarët paguajnë më pak taksa se vendet e tjera të rajonit, kjo tregon nga ana tjetër se niveli i administrimit duhet që të ngrihet në nivelet e këtyre vendeve për të patur një produktivitet më të madh të sundimit të ligjeve fiskale dhe më pak evazion tatimor.

Së afërmi ne do të publikojmë Edicionin e 12-të, të Raportit të barrës tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor dhe shumë të dhëna e tema interesante të lidhura me taksat dhe ekonominë.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.