Individë shitës, të paregjistruar për aktivitet ekonomik
Rasti
Produkti që blihet: mineral kromi
Pyetja
Si dokumentohet transaksioni midis palëve, për rastin e shitjes së mineralit, kur blerësi e eksporton këtë sasi?
Sqarimi
Për të dokumentuar regjistrimin e transaksionit të blerjes së mineralit, sipas nenit 46, të ligjit
Nr.9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat tatimore në RSh” dhe pikës 46.1.8. të udhëzimit Nr.24, datë 02.09.2008, në rastet kur blihet mineral nga individë të ndryshëm që nuk kanë cilësinë e tregtarit, Kompania X mund të lëshojë një fature tatimore (autofaturë). Fatura e përdorur në këtë rast është fatura tatimore me numër serial, që Kompania X përdor në aktivitetin e vet.
Kompania X duhet të shënojë në faturë të dhënat identifikuese të shitësit dhe ID e personit (blerësi), qe përfaqëson Kompaninë X. Kjo fature duhet te vërtetohet nga individi furnizues nëpërmjet nënshkrimit dhe te dhënave te tjera identifikuese te tij si emër mbiemër, numër i pasaportës (ID), sasia dhe vlefta e mallit të blerë.
NË fature bëhet shënimi “faturë e lëshuar nga blerësi”.
Fatura e lëshuar është dokument që justifikon shpenzimet e zbritshme të biznesit për efekt të llogaritjes së tatimit mbi fitimin.
Mbi vlerën bruto të faturës tatimore llogaritet tatimi në burim në masën 15% te saj, i cili mbahet nga Kompania X dhe derdhet çdo muaj në rajonin tatimor (aktualisht aty ku janë të regjistruar).
Si rrjedhoje, kjo faturë që regjistrohet si blerje shërben si bazë për lëshimin e faturës së shitjes për qëllime të llogaritjes dhe pagimit të rentës në doganë.
Renta minerare llogaritet si detyrim mujor i subjektit taksapagues, zotërues i lejes së shfrytëzimit, në çastin kur ai shet apo eksporton mineralin apo nënproduktin e prodhuar. NË rastin e eksportit të produkteve minerare, arkëtimi i rentës bëhet nga degët e doganave në rrethe, ndërsa në rastin e shitjes së produkteve minerare për konsum final brenda vendit, arkëtimi i rentës bëhet nga drejtoritë rajonale tatimore, ku është regjistruar subjekti shfrytëzues i llojit të mineralit.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.