Historia fiskale e një dekade me politikë dhe administrim
Ne këtë paraqitje do të shikojmë se pari historikun e shmangies së performancës administrimit nga planifikimi buxhetor dhe më tej edhe modifikimet që ka miratuar politika fiskale duke tentuar të bëjë përshtatje në vend të një reforme të mundshme.
Le të shikojmë pak devijancat e planifikimit me faktin e mbledhjes se te ardhurave tatimore.
Kemi një deficit ndaj programit në vitin 2009 prej 12%, i materializuar me 35 mld lekë, pra 350 mln USD. Në 2010 kemi një deficit mes programit dhe faktit me 10% ose 310 mln USD. Në vitin 2011 kemi një deficit prej 9% mes programit dhe faktit, me një shumë të materializuar 320 mln usd. Në vitin 2012 një deficit prej 6.5% ose 240 mln USD ose 24 mld lekë në vit. Në vitin 2013, deficiti është 33 mld apo 330 mln USD, që në një periudhë 4-vjeçare, deficiti shkon rreth 155 mld lekë ose thënë ndryshe 1.5 mld USD.
Le te shikojmë pak një ecuri fiskale për 2014, 2015 dhe 2016. Devijimi në vlera absolute nga programi, ka një suficit +2 mld në vitin 2014, deficit në 2015 rreth 340 mln USD dhe për vitin 2016, është – 5%, që i bie 56 mld lekë, që do të thotë se në tre vitet e fundit deficiti shkon në 38 mld. Pra diferenca mes dy periudhave të analizuara është 155 miliardë me 38 miliardë.
Po çfarë ka ndodhur me performancën e administratës tatimore vit pas viti, ne dekadën e fundit?
Ne prezantim kemi si vit bazë 2006. Në këtë vit u rrit tatimi mbi shitjen e pasurisë nga individët dhe rritet ne 10% nga 1% – 3%, duke bere ndryshimin e madh. Efekti ne buxhet është 2 mld lekë rritje takse. Po në 2006, kemi të ardhurat personale në fashën e përjashtuar 1%, efekti llogaritet 55 mln lekë dhe totali është një rritje takse prej 4.6 mld lekë vetëm për vitin 2006. Po të shikoni performancën e vitit 2006, vetëm nga mirëadministrimi ka 1.4 mld në vit.
Ky trend vazhdoi për 3 vite rresht, ndërkohë që në vitin 2007 ulen sigurimet nga 42.9 në 32.9, por vendosen pagat e referencës dhe efekti neto ka qenë +2.68 mld lekë dhe për punësimin privat ka qenë +5.8 mld lekë.
Ndërkohë që në vitin 2008 kufizohet skema e kreditimit të karburanteve. Tatimi mbi fitimin për shoqëritë ulet nga 20% në 10 %, vendoset taksa e sheshtë prej 10% mbi të ardhurat nga pagat dhe tatimi mbi fitimin e bizneseve të vogla 10%. Efekti plus ngarkesë fiskale në atë vit është 6.5 miliardë lekë. Këtu shohim dhe një ngadalësim të performancës. Në 2008 shohim një ngadalësim të performancës së mbledhjes së të ardhurave.
Në 2009, ka një rritje të barrës fiskale nëpërmjet akcizës për fishekzjarre, akcizës për goma, akcizës për pilat bateri, akciza për nënproduktet e naftës si mazuti, akcizë për naftën virxhin, akciza për kafenë. Të gjitha këto shkojnë në një ngarkesë fiskale plus 780 milion lekë. Detyrim fiskal nga ky efekt është minus 100 milion dollarë.
Në 2010 kemi kufirin e regjistrimit të TVSH nga 8 mln. Leke në 5 mln. Leke dhe ulen sërish sigurimet nga 32.9% në 27.3% me një lehtësim barre tatimore prej 4 miliardë leke. Megjithatë performanca vazhdon të jetë negative.
Në vitin 2011 kemi një rritje të barrës fiskale me 6.5 miliardë të detajuar. Shërbimet ndërkombëtare nuk trajtohen si eksporte me risk zero, por trajtohen si kufizime të përjashtuara. Shitja e barnave dhe shërbimeve shëndetësore ka pasur efekt plus 1 miliardë dhe akciza për cigare, plus 4.5 miliardë lekë.
E njëjta gjë ndodh dhe në vitin 2012. Dhe po njësoj vijon edhe në vitin 2013.
Le të vijojmë me vitin 2014 deri në 2016.
U hoq taksa për biznesin e vogël, nga ku u ul barra tatimore për 70 mijë biznese me 1.3 miliardë lekë ulje barre në vit apo 10 milion euro më shumë për biznesin e vogël.
Taksimi u be 5% për bizneset nga 5-8 milion leke xhiro vjetore, ku u ul barra tatimore për 15,650 biznese, me 0.5 miliardë lekë në vit më shumë për biznesin e vogël.
Përjashtimi nga TVSh për makineri dhe pajisje, efekti 9.3 miliardë lekë për periudhën 2014 -2016.
Mbështetje e prodhimit vendas nëpërmjet renta minerare, sektori i industrisë së lehtë dhe paketa e famshme tashmë e njohur e bujqësisë.
Ne 2017, te ligji për tatimin mbi të ardhurat bëhet ndryshim, ku theksohen masat anti-shmangie të cilat janë të rekomanduara dhe nga OECD dhe që po implementohet në shumicën e vendeve. Ky ndryshim zbatohet vetëm për shoqëritë e lidhura. Ky ndryshim qe lidhet me limitimin e njohjes së shumës së interesit si shpenzim i zbritshëm ruajti te pacenuar dispoziten për huamarrjet bankare në raportin 1 me 4 kapitalite- borxh. Ndryshimet lidhen me ndryshimet e rregullave për shpenzimet e njohura, për efekt të llogaritjes së tatim fitimit lidhur me borxhin apo huanë e marrë nga shoqëritë e lidhura.
Ndryshimet te ligji për taksat kombëtare rishikuan politikën fiskale për renten minerare të minerareve metalore të destinuara për përpunim brenda vendit dhe të rentës për përmbajtjen e mineralit metalor e nënproduktin, për qëllim vlerësimin e industrisë nxjerrëse dhe përpunuese të mineraleve metalore. Qartëzimi i dispozitës dhe aplikimi i taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit për sasinë e benzinës dhe gazoilit të përfshira në biokarburante ishte një disiplinim i kërkuar nga industria. Po ashtu i kishte ardhur koha edhe ndryshimit te vlerës për kategorizmin e makinave të luksit nga 7 milion në 5 milion.
Ndryshimi për akcizat në Republikën e Shqipërisë solli masa që lidhen me uljen e kostove për bizneset që operojnë në tregun e mallrave të akcizueshme.
Rritja e akcizës për gazin e lëngshëm si korrektim, vetëm kur përdoret si lëndë djegëse për automjetet është një mase me tej ne ndihme te strukturimit te tregut te gazit te lëngshëm por edhe ne ndihme te sigurisë ne tregtim.
Me paketën fiskale të vitit 2018, qeveria pritet të ulë pragun e regjistrimit ne TVSH. Në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar do të përfshihen pjesa kryesore e qarkullimit për bizneset, duke nisur nga ato me xhiro 2 milion leke. Zgjerimi i skemës së TVSH-së do të kërkojë që çdo biznes mbi këtë qarkullim të regjistrojë TVSH-në në blerjen që bën te biznesi i madh, dhe nga ana tjetër, të llogarisë TVSH-në e shitjes te konsumatori.
Ndërkohë, qeveria ka marrë në konsiderate nxitjen për sektorin e turizmit duke ulur normën tatimore në 0% për 10 vitet e para fiskale, për strukturat akomoduese “Hotelet me 4 dhe 5 yje, status special”, sipas përcaktimeve të ligjit të fushës së turizmit dhe incentivimin në fushën e prodhimit të software-ve duke reduktuar normën tatimore nga 15% në 5%, si një instrument i rëndësishme për të incentivuar mbajtjen e kapaciteteve intelektuale brenda vendit si një faktor i kyç për zhvillimin teknologjik dhe atë ekonomik.
Gjithashtu shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar 6 për qind, aplikohet për çdo furnizim shërbimi të ofruar brenda strukturave akomoduese të çertifikuara “Hotel me pesë yje, status special” sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit.”
Kushtet, kriteret dhe procedurat për zbatimin e kësaj pike përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.
Po kështu, për personat fizikë dhe juridikë, të cilët ushtrojnë aktivitet në prodhimin e software-ve, tatimi mbi fitimin është në masën 5%. Për qëllime të këtij vendimi, Këshilli i Ministrave përcakton me vendim, aktivitetet që përfshihen në fushën e prodhimit të software-ve si dhe procedurat për zbatimin e këtij paragrafi.
Taksa mbi pasuritë e paluajtshme do të sjellë formalizim dhe të ardhura për pushtetin vendor. Viti 2018 është i pari, që pushteti vendor merr 1 për qind të prodhimit të brendshëm bruto nga buxheti i shtetit.
Tatimi i pronës bazuar në vlerën e tregut: plani për zbatimin, rekomandohet se niveli më i arsyeshëm i taksës së pronës mund të jetë nga niveli minimal 0.075 për qind, deri te niveli më i lartë 0.15 për qind i vlerës së tregut të pronës dhe do të paguhet një herë në vit.
Formula që rekomandon Fondi Monetar Ndërkombëtar përfshin llogaritjen e taksës mbi vlerën e apartamentit sipas tregut, por duke përfshirë edhe truallin mbi të cilin është ndërtuar pallati apo vila. Më shumë taksë do të paguajnë ata qytetarë, që disponojnë shtëpi me sipërfaqe më të mëdha. Për tokën bujqësore, FMN-ja propozon taksën 21 euro në vit, apo 1.1 për qind të të ardhurave minimale vjetore të fermerit. Aplikimi i taksës së pronës mbi vlerën e tregut kërkon domosdoshmërisht përfundimin e kadastrës fiskale, e cila do të përmbajë të plota të dhënat për sipërfaqen e pronës dhe vlerën e saj. Projekti pilot fillimisht do të nisë zbatimin në 4 bashki, ato të Tiranës, Fierit, Durrësit dhe Korçës.
Por, ndërkohë edhe ndryshimi te normat e akcizës, është politika normuese e radhës ne drejtim te barazvlefshmerise se ngarkesës se akcizës për produktet e duhanit, pas një stopimi 2 vjeçar u prish status quo duke rritur akcizën për cigarillot, ku shkalla e taksimit prej 1 Janar 2018 do te behet nga 5.750 lekë/1.000 copë në 5.850 lekë/1.000 copë.
Histori fiskale e një dekade, qe flet për modifikime dhe përshtatje te politikes me ekonominë dhe interesat zhvillimore te sektorëve specifike, por qe ende ka nevoje te thellohet dhe te beje një administrim ndryshe për te marre emërtimin reforme tatimore.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.