Faktet që tregojnë ndikimet në zhvlerësimin e Euros në 2023 dhe 2022

Faktet që tregojnë ndikimet në zhvlerësimin e Euros në 2023 dhe 2022

Gjatë vitit 2023 ka një hyrje:

  • të Euros dhe monedhave të tjera të huaja në nivelin e konvertuar 4 miliardë Euro dhe një dalje të saj prej vizitorëve shqiptarë në vendet e huaja në një nivel sa 55% e kësaj vlere, që do të thotë se kanë dalë nga tregu shqiptar.
  • të remitancave që tentojnë të shkojnë në nivelin e 1.3 miliard Euro (duke përfshirë në këtë shumë edhe dërgesat në Paund Britanik, Dollarë dhe monedha të tjera)
  • të investimeve të huaja, priten të rezultojnë në vlerën deri 1.2 miliard Euro
  • të marrjes së borxhit të ri, ku për vitin 2023 shkon deri në 1.2 miliardë Euro
  • investimet publike në 2023 kanë pritshmëri realizimi mbi 120 miliardë Lekë, që nxit ofertën e lekut dhe ndikon në dobësimin e tij
  • rritja e normës bazë të interesit me 0.5% përgjatë gjithë vitit

Nga renditja e faktorëve ndikuesë më lart, rezulton një ofertë monetare në Euro dhe monedha të tjera neto deri në 1.2 miliardë Euro sipas ndikimeve në tregun shqiptar. Të gjithë këta faktorë kanë ndikim në kahun e zhvlerësimit të Euros me 12.7% përgjatë vitit, pasi janë ata që ndikojnë në ofertën e madhe monetare në treg.

Gjatë vitit 2022:

  • deficiti tregtar është 463.6 miliardë lekë ( 4 miliardë Euro)
  • hyrjet e valutave nga turizmi (Euro dhe monedhat e tjera të huaja) ishin 2.84 miliardë Euro dhe dalje të valutave sa 62% e shumës së hyrë (1.7 miliardë Euro)
  • remitancat ishin në vlerën 834 milion Euro
  • investimet e huaja ishin në vlerën 1.37 miliardë Euro
  • borxhi i ri ishte 617 milionë Euro
  • investimet publike ishin 112 miliard lekë
  • rritja e normës së interesit 2.25%

Nga gjithë faktorët më lart, rezulton një ofertë monetare në Euro dhe monedha të tjera neto në 1.17 miliardë Euro dhe kanë ndikim me 5.1% në kahun e zhvlerësimit të Euros.

Nëse kthehemi tashmë në realitetin ekonomik që është projektuar si model funksional në këto tre dekada, modeli jonë duket se është bazuar te importet më shumë se tek eksportet. Niveli i lartë i importeve tregon një kërkesë të fortë të brendshme dhe një ekonomi në rritje në drejtim të rritjes së konsumit.

Nëse këto importe janë kryesisht asete prodhuese, si makineri dhe pajisje, ashtu si e shikojmë në statistikat e importeve të vitit 2023, kjo është e favorshme për të ardhmen pasi asetet prodhuese do të përmirësojnë produktivitetin e ekonomisë në afat të gjatë. Por, nëse këto makineri dhe paisje nuk shkojnë për prodhim, por për infrastrukturë dhe shpenzime që nuk kontribuojnë direkt në prodhimet për eksport, atëherë vlera e tyre përfituese humbet në kohë dhe ky avantazh si më lart nuk jep ndikim dhe në rastin, kur koordinimi është i dobët edhe mund të rezultojë në investime jo efektive.

Shqipëria në këtë rast është duke e përdorur të gjithë këtë qasje jo në funksionalitet të plotë.

Me këto treguesë zyrtarë, mbetet në dorë të institucioneve që e kanë për detyrë të bëjnë transparencë dhe të japin llogari që të justifikojnë shtrembërimin e tregut dhe ndikimet në të të faktorëve jashtë ekonomisë formale.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: