Erozioni dhe Evazioni Fiskal
Erozioni i bazës tatimore mund të ketë formën e shmangies tatimore apo të evazionit të fshehur. Shembuj të shmangies janë të shumta dhe fillojnë me individë që përfitojnë të ardhura në forma që janë të përjashtuara nga tatimi mbi të ardhurat (përfitime sigurimesh, përjashtime ligjore nga taksa e tatime te caktuara) fitimet nga kapitali qe janë realizuar neper vite fiskale, te ato aktivitete te ndërthurur apo integruar ne strukturat organizative te kompanive te mëdha, me qellim përfitimet qe vijnë nga qarkullimi i transaksioneve mes njëra tjetrës duke shfrytëzuar mangësitë ne administrimin fiskal ne kohe te tyre nga agjencia tatimore shtetërore.
Tatimet mund të fshihen apo te mos paguhen dhe kjo është pjesë e vazhdueshme e evazionit.
Shembuj mund të gjenden nëse kemi parasysh te ardhurat e paraportuara sa janë realisht apo te quajtura ndryshe nën raportimi i tyre duke shërbyer si një baze me e vogël për llogaritjen e tatimeve dhe si rrjedhoje me pak detyrime tatimore për te paguar.
Shembull tjetër, se si mund te shmangen apo te fshihen tatimet është zhvendosja e vendndodhjes se biznesit nga një zone gjeografike ne një tjetër. Motivet e shmangieve janë te qarta, por ajo qe është e paqartë mbetet llogaritja e kostos ekonomike qe ajo i kushton mirëqenies se vendit dhe njerëzve te tij. Shmangia ligjore mund te shkaktoje pasoja ne mënyrën e organizimit te punës duke orientuar zgjedhje ineficiente organizative.
Për të shmangur shtrembërimet që mund të kenë lindur ndërmjet aktiviteteve ekonomike ne raport me njëra tjetrën, nisur nga ritme zhvillimi te ndryshme te tyre dhe nga një ndryshim shume i madh i vlerës së krijuar nga njeri sektor ekonomik ne tjetrin, ndoshta do të mund te funksiononte taksimi progresiv i diferencuar i njërit sektor dhe nën sektor ekonomik nga tjetri.
Për evazionin ky do te ishte një prodhim qeveritar qe do ta luftonte përhapjen e tij. Evazioni tenton te zbutet nga ky reduktim apo dhe diferencim i harmonizuar taksave ne tërësi, qe duhet te paguaje secili nga ne.
Padyshim, qe erozioni i një baze tatimore implikon rritje kostoje qeveritare ne përgjithësi, si ne drejtim te rritjes se te ardhurave, po ashtu dhe ne drejtim te kufizimit te furnizimit me shërbime publike zonat e ndryshme te vendit.
Nuk mund të themi se jemi afër këtij objektivi, për sa kohe mund te jemi akoma larg te qenit te krahasueshëm me treguesit e mbledhjes se te ardhurave ne raport me PBB-ne te fundit te viteve ’80.
Ndërsa ne ato vite mblidheshin e ardhura për çdo vit fiskal ne masën e rreth 46% ne raport me PBB-ne, sot jemi akoma sa gjysma e këtij raporti. Pikërisht, kjo mund te quhet një kosto qe vjen nga erozioni tatimor i ndërlidhur me evazionin. Politikat dhe fjalët e referuara nga shume analiste i merr era dhe nuk ndikojnë ne arritjen e treguesve qe duhen për zhvillimin e vendit, nëse nuk kontribuon çdo individ dhe menaxher publik qe e ka për detyre funksionale, por dhe çdo punonjës publik qe lidhet indirekt me luftën dhe goditjen e elementeve qe përbëjnë erozionin fiskal.
Një erozion i bazës se tatueshme qe ka përhapje te konsiderueshme dhe qe tërheq vëmendjen është lëvizshmëria e bazës se tatueshme.
Ndryshimet në teknologji, te hyra me ritme te mëdha dhe ne Shqipëri, sidomos ato qe kane lidhje me teknologjinë e telekomunikacionit dhe te përpunimit te lendeve te para, duke u ndjekur nga liberalizimet e kostove fiskale për transaksionet financiare qe kane lidhje me to kane shtuar mundësinë e tendencave për shmangie nga tatimet.
Bizneset që kanë hyrë në vendin tone nga jashtë – brenda ne formën e kompanive përfaqësuese te shumëkombësheve apo dhe lëvizja e brendshme e tyre, ne formën e përqendrimit te bizneseve vendase ne struktura organizative te tipit holding kane rritur mundësitë e copëzimit të bazës se tatueshme te tyre duke fshehur nëpër boshllëqet e administrimit fiskal, pjesën e te ardhurave që duhet ta kenë te prezantuar si baze e te ardhurave për t’u tatuar.
Taksimi ne vendin tone ka qenë një faktor, qe deri me sot ka patur ndikimin e vet ne nxitjen e investimeve, pavarësisht se jo gjithë studiuesit mund te mendojnë njësoj ne këtë drejtim.
Lëvizja dhe ndryshimi i vendndodhjes gjeografike te hartës se bizneseve shqiptare është një dukuri qe po ndikon ne synimet dhe përpjekjet e administratës për zgjerimin e bazës se tatueshme.
Ky zgjerim, në të cilin pushteti tatimor ende nuk ka përfituar ne rritjen ne përmasa te mëdha te te ardhurave tatimore ka ndikuar ne tkurrje te shfrytëzimit të burimeve njerëzore sipas lëvizshmërisë së biznesit. Me fjale te tjera, kjo do te thotë qe organizimi strukturor i burimeve njerëzore tatimore janë te përqendruara me se shumti ne zonën metropolitane përreth Tiranës. Ndërkohë, harta e shtrirjes së bizneseve ka shkuar pranë burimeve natyrore apo zonave me burime njerëzore tatimore te pa trajnuara si duhet për kontrolle dhe vlerësime tatimore potenciale.
Modeli më i përshtatur i organizimit të administrimit fiskal në funksion të situatës aktuale, por dhe situatës së ardhme të bizneseve do të ishte përqendrimi i administratës mbi baza prefekturash dhe jo si deri me sot. Ndërkohe, shpërndarja aktuale e strukturës së tatimeve, me një bazë të tatueshme të vogël do të mund të jenë me funksionale për administrimin e taksave të pushtetit lokal dhe tatimit për të ardhurat personale qe janë te lidhura ngushtësisht me kontributet e sigurimeve duke tentuar te ofrohen shërbime me cilësore, që vijnë nga përvoja e fituar ne administratën tatimore e këtyre punonjësve.
Kërcënimi qe i ka ardhur bazës se tatueshme ka sjelle ne këto vite dhe shtrembërime të zbatimit te politikave administruese akoma më efektive se ç ‘janë.
Jo gjithë bazat e tatueshme janë të lëvizshme njësoj dhe rasti i mos taksimit te disa prej këtyre bazave të tatueshme janë pjesët e shtrembëruara të administrimit fiskal.
Mos aplikimi i tatimit të konsumit mbi transaksionet e financiare kanë bërë të avullojë një pjesë e të ardhurave tatimore. Kjo lehtësi tatimore nuk ka shërbyer për fuqizimin dhe uljen e kostos së shërbimeve të sistemit bankar. kredi dhënia nuk është në nivelet e kërkuara nga tregu dhe nuk është taksa e konsumit, që ka ndikim mbi të por fleksibiliteti i ekonomisë dhe tregut.
Sfida për politikë-bërësit do te jete kur t’u përgjigjen zhvillimeve te ekonomisë për tu siguruar qe shpenzimet e nevojshme qeveritare mund të jenë të garantuara dhe natyrisht duke minimizuar deformimet e trashëguara të administrimit fiskal.
Duke e parë në këndvështrimin e tendencës globaliste dhe kërcënimit që vjen nga kjo, nje përgjigje e forte ndaj këtij zhvillimi te kohës do të jetë përfshirja e administratave në një bashkëpunim më të fortë duke rritur shkëmbimin e informacionit, që ka çaluar në vite. TË vetmit që kanë fituar janë individët e pasuruar, që sot ndihen të fuqishëm. Ata që kanë humbur janë shteti dhe individët e varfër, të cilët nuk kanë fuqinë të plotësojnë kërkesat bazë dhe janë larg me standartet që kërkon koha dhe integrimi.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.