Buxheti 2023 – 8.8% rritje të ardhurash tatimore dhe 8.7% rritje shpenzimesh kapitale

Buxheti 2023 – 8.8% rritje të ardhurash tatimore dhe 8.7% rritje shpenzimesh kapitale

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, publikoi sot më datë 20 Tetor 2022, Projekt – Buxhetin me pasqyrat shoqëruese dhe listën e investimeve publike për vitin 2023[1].

Sipas llogaritjeve fiskale të Ministrisë, të Ardhurat gjithsej që synohen të arkëtohen në Thesar janë llogaritur në vlerën 625.7 miliardë Lekë (5.2 miliardë Euro)[2], ose sa 29% e PBB dhe Shpenzimet gjithsej që do të dalin nga Thesari janë 687.2 miliardë lekë (5.7 miliardë Euro), ose sa 31.6% e PBB, duke ndikuar deficitin e vitit me – 55.5 miliard lekë (462 milion Euro).

Deficiti buxhetor llogaritet të jetë sa 2.6% e PBB, ose sa gjysma e deficitit në vitin 2020.

Ndikim me peshë në deficitin buxhetor duket se llogaritet të mbajë skema fondeve speciale (kontribute sigurimesh shoqërore dhe shëndetësore me përfitime për pensione, shpenzime për sigurime shoqërore dhe shëndetësore) me – 81.1 miliard lekë.

Të ardhurat nga TVSH mbajnë peshën kryesore sa 9.7% e PBB me rritje nga viti 2022.
Të ardhurat nga Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore llogariten sa 5.9% e PBB, me rritje nga viti 2022.
Të ardhurat nga pushteti vendor janë llogaritur të ruajnë një barrë  tatimore sa 1.3% e PBB dhe janë me të njëjtën peshë sa viti 2022.
Të ardhurat nga tatimet e tjera (tatim fitimi, akciza, tatimi mb i të ardhurat personale, taksat nacionale, taksat doganore) llogaritet se do të jenë secili nga tatimet me rritje nga viti 2022.

Shpenzimet operacionale (paga dhe sigurime për punonjësit e shtetit, pagesa e borxhit, pensione, përkrahje sociale, pushtet vendor dhe mirëmbajtje) janë llogaritur sa 25.1% e PBB dhe me rritje nga viti 2022.
Shpenzimet kapitale (investimet publike) janë llogaritur sa 5.6% e PBB dhe me rritje nga viti 2022.
Mbështetja buxhetore për energjinë dhe fondi rezervë është llogaritur 0.9% e PBB dhe me ulje nga viti 2022.

Të ardhurat tatimore janë llogaritur të arrijnë të arkëtohen në shumën 587.8 miliardë Lekë (4.9 miliardë Euro), ku nga tatimet dhe taksat qendrore dhe vendore, si dhe nga taksat dhe tarifat nga importi (Doganore) do të synohen të mblidhen 431.2 miliard lekë (3.6 miliardë Euro). Ndërsa, të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore (fondet speciale) synohet të mblidhen në shumën 126.5 miliardë lekë (1.3 miliard Euro).

Të ardhurat gjithsej të buxhetit të shtetit synohet të rriten 7.7 %. Ndërsa, të ardhurat tatimore nga tatimet dhe doganat janë programuar se do të rriten 8%.

Faktorët që janë  marrë në konsideratë të cilët ndikojnë në rritjen e të ardhurave për vitin 2023 janë:

  • Kuadri makroekonomik me rritje reale të (a) Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) prej 3.2%, (b) Inflacioni i parashikuar 3%, duke analizuar të ketë efekt në mënyrë të integruar me faktorë të tjerë për çdo taksë në veçanti, të ndërlidhur me të dhënat historike dhe projeksionet e çmimeve në tregjeve ndërkombëtare tek taksat ad-valorem, si: Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, Renta Minerare dhe Taksa Doganore. Në projeksion janë përfshirë, faktorë që lidhen me rritjen nominale e PBB-së, kursin mesatar të këmbimit EURO-Lek dhe USD-Lek, si dhe çmimet brent të naftës bruto dhe mineraleve të tjera.
  • Paketa e Fiskale 2023, me propozimet në lidhje me ndryshimet e bëra në kuadrin  e hartimit të paketës fiskale 2023, të cilat sjellin efekte në Akcizë, Tatimin mbi Fitimin, Tatimin mbi të Ardhurat nga Punësimi dhe Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore.
  • Të ardhura të shtuara nga mirë administrimi në kuadër të hartimit të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave, ku për një periudhë 4 vjeçare parashikohet një rritje e tyre sa 1.5% PBB, e cila e për çdo vit llogaritet një rritje prej 0.37% të PBB.

Të ardhurat nga “T.V.SH-ja” parashikohet të jenë te 211 miliardë lekë, pra 15 miliardë lek ose 7.6% më shumë se pritshmëria për vitin 2022. Burimet e rritjes së TVSH-së në vitin 2023 do të jenë:

– nga gjenerimi, si rezultat i rritjes ekonomike;
– nga rritja e volumit të importeve dhe konjuktura e çmimeve ndërkombëtare;
– nga përmirësimi i administrimit, lufta ndaj informalitetit dhe kontrolli i zinxhirit të transaksioneve ndërmjet operatorëve;
– si rezultat i mirë administrimit tatimor.

Të ardhurat nga “Tatimi mbi Fitimin” vlerësohen të arkëtohen 49.5 miliardë lekë, me rritje 4.2% ose 2 miliardë lekë më shumë se viti 2022. Rritja e parashikuar në tatimin mbi fitimin bazohet:

– Në rikuperimin e ekonomisë dhe rritjen e saj, çka do reflektohet edhe në deklaratat e tatimpaguesve;
– Në forcimin e kontrollit të deklaratave, bazuar në kriteret e riskut;
– Në efektet e paketës fiskale 2023.

Të ardhurat nga “Akciza” vlerësohen të jenë 59 miliardë lekë, me një rritje prej 4 miliardë lekë ose 7.3% më shumë se pritshmëritë për vitin 2022. Faktorët kryesorë që do ndikojnë në rritjen e parashikuar të të ardhurave nga akciza  lidhen me:
– rritjen e importit të mallrave të fortë si karburante dhe cigare,
– forcimin e luftës kundër informalitetit,  nëpërmjet kontrollit rigoroz të subjekteve të akcizës si dhe
– disiplinimit të mëtejshëm të procedurave të përfitimit të përjashtimeve dhe rimbursimeve nga kjo taksë si dhe efektet e paketës fiskale.

 Të ardhurat nga “Tatimi mbi të Ardhurat Personale” parashikohen 49 miliardë lekë, me një rritje prej 2.5 miliardë lekë ose 5.4% më shumë se pritshmëritë për vitin 2022.  Në parashikimin e të ardhurave nga tatimi mbi të ardhurat personale janë marrë në konsideratë rimëkëmbja ekonomike dhe impakti i saj në nivelin e pagës mesatare si dhe rritja e numrit të të punësuarve në sektorin privat, si dhe masat për nxitjen e punësimit si dhe efektet e paketës fiskale 2023.

Të ardhurat nga “Taksa Nacionale dhe të tjera” vlerësohen të jenë 54.3 miliardë lekë. Parashikimet për këtë taksë për vitin 2023 janë 31% ose 12.8 miliardë lekë më shumë se i pritshmi 2022 dhe bazohen në rritjen e mbledhjes së taksës së qarkullimit të automjeteve si dhe rezultat i sasive të karburantit që do të hidhen në treg. Në këtë takse jane të përfshira:

a)Të ardhurat nga “Takse mbi Lojrat e Fatit” në vitin 2023 vlerësohet të jenë 2 miliardë lekë. Nga miratimi në ligj i lojrave të fatit ‘baste sportive’, me efekt nga 1 janari 2023, vlerësohet të arkëtohen në buxhetin e shtetit 2 miliardë lekë.
b)Taksa speciale për “prodhuesit e energjisë elektrike që e eksportojnë”

Fitimet e realizuara nga prodhuesit e energjisë elektrike, të cilët, për shkak të çmimeve shumëfish të rritura gjatë vitit 2022, kanë realizuar fitime pa rritje kostosh, do tatohen për këto fitime shtesë me tarifën 33%. Të ardhurat e pritshme vlerësohen të jenë 8.3 miliardë lekë.

Të ardhurat nga “Taksa Doganore” në vitin 2023 vlerësohet të jenë 8.5 miliardë lekë, parashikimi për vitin 2023 sipas projeksioneve, parashikohet e njëjta vlerë arkëtimesh. Në programimin e të ardhurave janë marrë në konsideratë efektet e rritjes së importeve të tatueshme, si dhe disa efekte minimale nga lëvizja e tarifave doganore.

 Të ardhurat nga “Kontributet për Sigurime Shoqërore e Shëndetësore” në vitin 2023 parashikohet të rriten me 5%, ose 6 miliardë lekë krahasuar me të pritshmin e vitit 2022. Të ardhurat gjithsej nga kontributet pritet të jenë në total, së bashku me të ardhurat që mbledhin ISSH dhe ISKSH 126.5 miliardë lekë, nga 120.5 miliardë lekë që parashikohet se do arkëtohen në vitin 2022. Të ardhurat totale 126.5 miliardë lekë parashikohet të mblidhen 5 miliardë lekë Kontribute Shoqërore dhe Shëndetësore e ndarë në:

– 4 miliardë lekë Kontribute Shoqërore,
– 1 miliardë lekë Kontribute Shëndetësore

Rritja e programuar e të ardhurave mbështetet në këta faktorë:

– rritjen ekonomike çka do reflektohet në rritjen e numrit të punëmarrësve;
– forcimin e administrimit nëpërmjet kontrollit të nivelit të pagës të deklaruar dhe deviacionit të saj nga paga reale që përfitohet;
– rritja e pagës minimale nga 32.000 lekë ne 34.000 lekë.

 

Totali i shpenzimeve publike për vitin 2023 është planifikuar 687.2 miliardë lekë ose 31.6% e PBB.

Shpenzimet e personelit për vitin 2023, reflektojnë koston aktuale të Administratës Publike, si dhe politikën e re të rritjes së pagave për sektorët e shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes (nisur në 1 korrik 2022) si dhe rritjen e pagave për administratën publike (nisur në 1 shtator 2022) me mesatarisht 7%. Fondi vjetor për rritjen e pagave është planifikuar në shumën 2.3 miliardë lekë dhe parashikon rritjen e pagës për funksion me 6% për punonjësit e sistemit shëndetësor dhe ata arsimorë. Shpenzimet totale për pagat në Administratën Publike janë planifikuar  në masën 96.8 miliardë lekë ose sa 4.5% e PBB.

Shpenzimet për interesa parashikohen në nivelin 60.9 miliardë lekë ose sa 2.8% të PBB, duke përfshirë në të dhe një rezervë prej 4.9 miliardë lekë për të zbutur rrisqet e mundshme nga luhatjet e normave të interesit, kursit të këmbimit etj.

Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes për qeverisjen qendrore për vitin 2023 (pa përfshirë shpenzimet që realizohen nga institucione publike, që kanë si burim financimi të ardhurat jashtë limitit) janë parashikuar në masën 61.4 miliardë lekë ose rreth 2.8% e PBB-së. Në këtë zë është programuar mbështetja e politikave ekzistuese të qeverisjes qendrore, si: skema e fermerëve, mirëmbajtja e rrugëve nacionale, programet e nxitjes së punësimit, skemat për mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe mbështetje për arsimin dhe sportin.

Shpenzimet e buxhetit vendor për vitin 2023, janë parashikuar në masën 65.5 miliardë lekë, me një rritje prej 8.8% më shumë se buxheti i vitit 2022.  Këto shpenzime për vitin 2023, zënë 3% të PBB-së nga 2.3% që zinin në vitin 2013. Reformat në qeverisjen vendore ndër vite janë fokusuar si në thellimin e decentralizimit fiskal, ashtu edhe menaxhimin e financave publike në nivel vendor. Gjatë viteve të fundit, procesi i menaxhimit të financave publike vendore është shoqëruar me sfida për shkak të pasojave të pandemisë COVID-19, rindërtimit nga tërmetet e vitit 2019 dhe krizës ekonomike si rrjedhojë e luftës në Ukrainë. Përballimi i këtyre sfidave të mëdha ekonomike dhe buxhetore nga njësitë e vetëqeverisjes vendore gjatë kësaj periudhe, është një tregues pozitiv i punës së zhvilluar në këto vite në drejtim të stabilitetit makroekonomik, parashikueshmërisë së fondeve dhe transparencës së përdorimit me disiplinë të fondeve buxhetore.
Transferta e pakushtëzuar për vitin 2023, krahasuar me vitin 2022 është 3 miliardë lekë më shumë osë rreth 16.1 përqind më e lartë dhe krahasuar me vitin 2015 (viti para reformës administrativo-territoriale), është 9.4 miliardë lekë më shumë ose rreth 76.4 përqind më e lartë. Në transfertën e pakushtëzuar të parashikuar për vitin 2023, 21.7 miliardë lekë, do të shtohen edhe fondet prej 9.8 miliardë lekë transfertë e pakushtëzuar sektoriale për funksionet e reja. Në total, në vitin 2023, granti nga buxheti i shtetit për pushtetin vendor do të jetë në shumën 31.5 miliardë lekë.
Të ardhurat e veta të pushtetit vendor nga viti 2015 në vitin 2023 kanë pësuar një rritje të ndjeshme  me rreth 17.4 miliardë lekë, ndërkohë krahasuar me vitin 2022 janë rritur me rreth 1.5 miliardë lekë. 

Shpenzimet e fondeve speciale që (shpenzimet totale për Fondet e Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe kompensimin në vlerë të ish-pronarëve) janë planifikuar në vlerën prej 226.35 miliardë lekë. Niveli i shpenzimeve për Skemën e Sigurimeve Shoqërore për vitin 2023, parashikohet në masën 162.6 miliardë lekë ose 7.5% e PBB. Nga ky fond, për indeksimin e pensioneve është parashikuar niveli prej 1.2 miliardë lekë dhe 3.5 miliardë lekë për bonusin e fundvitit për pensionistët. Ndërsa, shpenzimet e Skemës së Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për vitin 2023 janë parashikuar në masën 54.5 miliardë lekë ose 2.5% e PBB .

Shpenzimet për Fondin e Kompensimit në vlerë të Pronarëve, parashikohen në total në masën 4.5 miliardë lekë ose 0.2% e PBB.

Shpenzime të tjera sociale (përfshin fondet për pagesën e papunësisë, aftësisë së kufizuar, ndihmës ekonomike, dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë dhe bonusin e lindjeve), do të shpërndahen si më poshtë:

– për pagesën e papunësisë parashikohen në nivelin 900 milionë lekë.
– për pagesën e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar parashikohen në nivelin 25.95 miliardë lekë ose 1.2% e PBB.
– për ish-të përndjekurit është parashikuar një fond prej 1 miliardë lekë ose 0.05% e PBB.
– për bonusin e lindjeve është parashikuar një fond prej 2.2 miliardë lekë ose 0.1% e PBB.

Shpenzimet për subvencione janë parashikuar në masën 1.6 miliardë lekë duke u rritur krahasuar me një vit më parë. Këto shpenzime shkojnë për mbështetjen e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve bazuar në performancën e tij, si dhe për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të veprimtarisë hekurudhore dhe veprimtarisë së shërbimeve qeveritare.

Niveli i Fondit Rezervë për vitin 2023, planifikohet në masën 6.6 miliardë lekë, përkatësisht 1.8 miliardë lekë Fond Rezervë i Këshillit të Ministrave dhe 1.8 miliardë lekë kosto e zgjedhjeve dhe 3 miliardë lekë Kontigjencë për raste të paparashikuara.

Investimet Publike për vitin 2023 janë planifikuar në masën 5.6% e PBB ose 122.24 miliardë lekë (duke përfshirë këtu dhe fondin e rindërtimit në shumën 5 miliardë lekë). Në planifikimin e investimeve për vitin 2023 janë mbajtur në konsideratë të gjitha detyrimet kontraktuale për projektet e investimeve me financim të huaj dhe të brendshëm. Ashtu, si edhe në vitin 2022, dhe në vitin 2023 do të ketë përparësi financimi i projekteve në vazhdim. Për planifikimin e investimeve janë ndjekur kriteret e mëposhtme:

  • Prioritetet e Programit të Qeverisë për periudhën 2021 – 2025;
  • Prioritetet e integrimit europian;
  • Projektet në vazhdim.
  • Mbështetja me kosto lokale dhe TVSH për projektet me financim të huaj;

Më poshtë jepen treguesit fiskalë të buxhetit faktik 2021, pritshmëria për 2022 dhe programi për 2023.

në milion Lekë
Nr.E  M  E  R  T  I  M  IFakti
2021
Akti Norm.
2022
P. Buxheti

2023

% e PBB2023 /20212023 /2022
 TOTALI TE ARDHURAVE510,951576,831631,71129.0%23.6%9.5%
I.Te ardhura nga ndihmat, nga te cilat:13,05013,99420,9581.0%60.6%49.8%
      Mbështetje buxhetore4,1912,9948,9580.4%113.7%199.2%
      Grante per fondin e rindërtimit132    
      Projekte te destinuara per investime8,72711,00012,0000.6%37.5%9.1%
II.Te ardhura tatimore475,612540,187587,85327.0%26.7%26.7%
II.1Nga Tatimet dhe Doganat338,074395,000431,20019.8%19.4%19.5%
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar161,536190,000210,9009.7%30.6%11.0%
Tatimi mbi Fitimin35,61046,00049,5002.3%39.0%7.6%
Akcizat51,63755,00059,0002.7%14.3%7.3%
Tatimi mbi te Ardhurat Personale39,31247,00049,0002.3%24.6%4.3%
Taksa Nacionale dhe te tjera42,52148,50054,3002.5%27.7%12.0%
Taksa Doganore7,4578,5008,5000.4%14.0%0.0%
II.2Te ardhura nga Pushteti Vendor26,66627,63229,1531.3%9.3%5.5%
Taksa Lokale20,16621,44522,1911.0%10.0%3.5%
Tatimi mbi Pasurinë (ndërtesat)6,1166,1876,9620.3%13.8%12.5%
Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit te vogël385000.0%
II.3Te ardhurat nga Fondet Speciale110,872117,555127,5005.9%15.0%8.5%
Sigurimi Shoqëror94,900100,795109,4235.0%15.3%8.6%
Sigurimi Shëndetësor14,54115,76017,0770.8%17.4%8.4%
Te ardhurat per kompensimin ne vlere te pronareve1,4311,0001,0000.0%-30.1%0.0%
III.Te ardhura Jotatimore22,28922,65022,9001.1%2.7%1.1%
Tran.Fitimi nga Banka e Shqipërisë1,4861,0001,0000.0%-32.7%0.0%
Te ardhura nga Institucionet Buxhetore12,96012,30012,5000.6%-3.6%1.6%
Dividenti153003000.0%1906.7%0.0%
Tarifat e Shërbimeve2,8633,4003,5000.2%22.2%2.9%
Te tjera4,9645,6505,6000.3%12.8%-0.9%
        
TOTALI I SHPENZIMEVE596,279660,693687,20931.6%15.2%4.0%
I.Shpenzime Korrente464,065504,802546,36025.1%17.7%8.2%
1 Personeli83,26888,97296,8554.5%16.3%8.9%
Paga71,17973,82879,9693.7%12.3%8.3%
Kontributi per Sigurime Shoqërore11,40312,14513,3860.6%17.4%10.2%
Fondi i veçantë i pagave3003000.0%0.0%
Politika te reja pagash1,9002,3000.1%21.1%
Arsimi i Larte nga te ardhurat e veta6868009000.0%31.2%12.5%
2 Interesat35,82250,75760,9432.8%70.1%20.1%
 Te Brendshme23,47027,36334,2831.6%46.1%25.3%
 Te Huaja12,35218,59321,7601.0%76.2%17.0%
 Kontingjencë për risqet e borxhit4,8004,9000.2%2.1%
3 Shpenzime Operative Mirëmbajtje, nga te cilat:59,36363,17364,9773.0%9.5%2.9%
 Te qeverisjes qendrore 59,67361,4772.8%3.0%
 Arsimi i Larte nga te ardhurat e veta 9009000.0%0.0%
 Te tjera jashtë limitit 2,6002,6000.1%0.0%
4 Subvencionet1,4221,6891,6000.1%12.5%-5.3%
5 Shpenzime per Fondet Speciale199,457212,271226,35110.4%13.5%6.6%
Sigurime Shoqërore148,030148,135162,5857.5%9.8%9.8%
Politika te reja pensionesh3,3001,2000.1%-63.6%
Bonusi i Pensionisteve3,5003,5300.2%0.9%
Sigurime Shëndetësore49,13052,83654,5362.5%11.0%3.2%
 Shpenzime per Kompensimin ne Vlere te Pronareve2,2974,5004,5000.2%95.9%0.0%
6 Shpenzime per Buxhetin Vendor52,58560,29065,5843.0%24.7%8.8%
Transfertat nga Buxheti i Shtetit per pushtetin vendor25,22628,08631,6511.5%25.5%12.7%
Transfertë e pakushtëzuar e përgjithshme 18,73321,7611.0%16.2%
Transfertë e pakushtëzuar sektoriale (Grant Specifik) 9,3539,8900.5%5.7%
Buxheti vendor (të ardhurat e veta tatimore)25,79127,63229,1531.3%13.0%5.5%
Taksa të ndara1,0401,0800.0%3.8%
Buxheti vendor (të ardhurat e veta jo-tatimore)2,8402,9000.1%2.1%
Financimi i huaj vendor dhe te tjera te mbartura1,5686928000.0%-49.0%15.6%
7 Shpenzime te tjera 29,14927,65030,0501.4%3.1%8.7%
Pagesa e Papunësisë9529009000.0%-5.5%0.0%
Ndihma Ekonomike dhe Paaftësia23,98123,55025,9501.2%8.2%10.2%
Kompensim per ish te përndjekurit politike9131,0001,0000.0%9.5%0.0%
Bonusi i lindjeve3,3032,2002,2000.1%-33.4%0.0%
II.Fondi Rezerve46115,4506,6000.3%1330.8%-57.3%
 Fondi Rezerve3,3501,8000.1%-46.3%
 Rezerve per zgjedhjet1,8000.1%
 Paketa sociale anti-COVID461
 Kontigjenca per Paketën e Rezistencës Sociale 12,100
 Kontingjence3,0000.1%
III.Shpenzime Kapitale128,044112,441122,2495.6%-4.5%8.7%
Financimi Brendshëm72,11658,53970,5893.2%-2.1%20.6%
Kthim kapitali nga AIC -2,000 0.0%  
 Investime nga te ardhurat e Arsimit te Larte7081,0001,0000.0%41.2%0.0%
Financimi Huaj25,69933,90245,6602.1%77.7%34.7%
nga të cilat: Energjia1,5372,1002,0000.1%30.1%-4.8%
Fondi i Rindërtimit29,52120,0005,0000.2%-83.1%-75.0%
Transferte kapitale për llogarinë e shpronësimeve1,0000.0%-100.0%
VTë tjera3,70928,00012,0000.6%223.5%-57.1%
 Hua e dhënë per Energjinë8,000
 Hua e kthyer nga sistemi energjitik
 Mbështetje buxhetore per sektorin energjitik20,00012,0000.6%-40.0%
 Transferte Kapitale AIC3,709
VITransferta e Shpronësimeve3,000     
  DEFIÇITI-85,328-83,863-55,498-2.6%-35.0%-33.8%
 FINANCIMI DEFIÇITIT85,32883,86355,4982.6%-35.0%-33.8%
  Brendshëm-18,70183,38330,1461.4%-261.2%-63.8%
   Te ardhura nga privatizimi306000.0%-100.0%
   Hua-marrje e brendshme48,70533,00025,0001.1%-48.7%-24.2%
   Te tjera-67,71250,3835,1460.2%-107.6%-89.8%
 I Huaj104,02948025,3531.2%-75.6%5181.8%
   Hua afatgjate (e marre)93,49123,65293,7954.3%0.3%296.6%
  Ndryshimi i gjendjes se arkës1,161
  Ri pagesat-33,164-42,529-80,310-3.7%142.2%88.8%
  Mbështetje buxhetore42,54119,35711,8670.5%
 Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) 1,889,8392,058,1552,176,100100.0%100.0%100.0%

[1] https://financa.gov.al/projektbuxheti-2023/

[2] Kursi këmbimit 1 Euro = 120 Lekë

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: