ALTAX vlerëson se Plani Sektorial i Turizmit 2026 ka fizibilitet mesatar në zbatim

ALTAX vlerëson se Plani Sektorial i Turizmit 2026 ka fizibilitet mesatar në zbatim

Qendra e Kërkimeve Fiskale dhe Ekonomike ALTAX prezanton sot raportin e saj të pavarur “Analizë e Parafizibilitetit për Planin Sektorial të Turizmit 2026”, në të cilin vlerëson realisht mundësinë e zbatimit të këtij plani nga Administrata Tatimore. Ky raport është i dyti, pas raportit të fizibilitetit të Planit Sektorial 2025, për të njëtin objekt analize. Ndërkohë, pas mbylljes së sezonit turistik 2025, raportet vijuese për të analizuar sektorin dhe efektivitetin tatimor kanë treguar se objektivat nuk janë arritur në masë të plotë.

Sipas raportit, Plani Sektorial për Turizmin 2026 paraqet një vizion më të pjekur, më digjital dhe më ambicioz krahasuar me versionin e vitit të kaluar. Cilësia e dokumentit zyrtar është përmirësuar dukshëm, duke arritur 82 pikë nga 100. Megjithatë, kur vlerësohet zbatueshmëria reale në terren, duke marrë parasysh kapacitetet institucionale dhe nivelin e lartë të informalitetit, Indeksi i Parafizibilitetit Real mbetet i pandryshuar në 68/100, duke e klasifikuar planin në kategorinë “Fizibilitet Mesatar me rrezik të lartë zbatimi të pjesshëm”.

Raporti evidenton se hendeku fiskal në sektorin e turizmit pritet të arrijë 45–65 milionë euro gjatë vitit 2026. Short-term Rentals (STR – apartamente dhe shtëpi me qira afatshkurtër) mbeten epiqendra e informalitetit, me 65–75% të operatorëve jashtë sistemit formal, duke kontribuar në 55–60% të humbjeve totale fiskale.

“Progresi formal në letër është i dukshëm, por hendeku midis planifikimit dhe zbatimit në terren mbetet i thellë”, thuhet në raport. Sipas ALTAX, dobësia kryesore qëndron te kapacitetet institucionale të kufizuara, veçanërisht në zonat bregdetare gjatë sezonit, koordinimi i dobët midis institucioneve dhe mungesa e instrumenteve të fuqishme dixhitale.

Një nga konkluzionet qendrore të raportit është se suksesi i planit varet kryesisht nga transpozimi i menjëhershëm i Fazës I të Direktivës DAC7, e cila detyron platformat si Airbnb dhe Booking.com të raportojnë automatikisht të dhënat e qiradhënësve tek autoritetet tatimore. Pa këtë masë, plani rrezikon të prodhojë kryesisht rezultate formale, duke lënë një pjesë të madhe të hendekut fiskal të hapur.

Raporti paraqet një matrikë të detajuar risku, analizë gjeografike të informalitetit (me prioritet të fortë për Bregdetin) dhe gjashtë rekomandime konkrete, ku kryesore janë:

  • Miratimi urgjent i DAC7 Faza I
  • Krijimi i një Task Force Kombëtare Bregdetare
  • Nisja e një piloti dixhital në Vlorë–Durrës–Sarandë
  • Krijimi i Regjistrit Kombëtar të STR-së me paketë incentivi

Raporti i plotë është i disponueshëm falas në faqen zyrtare të ALTAX

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.