Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
Asimetria fiskale e Turizmit Shqiptar
0 €
Në vitin 2025, turizmi në Shqipëria arriti nivele rekord, duke u konsoliduar si shtylla kryesore e ekonomisë kombëtare.
Me 12.46 milionë vizitorë, 7.14 milionë netë qëndrimi nga jo-rezidentët (+37.9%) dhe 5.5 miliardë euro shpenzime turistike, sektori kontribuoi me rreth 26.4% të PBB-së (afërsisht 6.45 miliardë euro).
Me mbi 270 mijë të punësuar gjithsej industria turizmit me aktivitetet e lidhura me të dhe një multiplikator ekonomik 2.6–2.8x, turizmi tashmë ka rol përcaktues në rritjen ekonomike dhe stabilitetin fiskal, duke gjeneruar 970–1.23 miliardë euro të ardhura për buxhetin.
Megjithatë, kjo performancë shoqërohet me një mospërputhje strukturore midis rritjes së sektorit dhe kapjes fiskale të tij. Tregu i akomodimeve afatshkurtra (STR), i cili përbën rreth një të tretën e netëve të qëndrimit, operon kryesisht jashtë sistemit formal, ku 70–80% e njësive janë informale, duke krijuar një hendek fiskal të qëndrueshëm prej 40–60 milionë euro në vit. Ky hendek priret të zgjerohet me rritjen e turizmit dhe dixhitalizimin e ofertës.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka adresuar sektorin përmes Planit të Turizmit 2025, i cili përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të administrimit fiskal.
Megjithatë, një rivlerësim analitik tregon se indeksi i fizibilitetit arrin deri 74/100, për shkak të tre kufizimeve kryesore: (i) mbështetja e lartë në kontroll manual jo të shkallëzueshëm, (ii) mungesa e integrimit të ekonomisë dixhitale dhe platformave, dhe (iii) mungesa e një modeli institucional të qartë operativ. Këto kufizime e bëjnë planin efektiv në nivel taktik, por të pamjaftueshëm për adresimin e informalitetit strukturor.
Zgjidhja optimale konsiston në adoptimin e një reforme të bazuar në parimet e DAC7 Directive, e strukturuar në tre faza: raportim i detyrueshëm nga platformat (2026), mbajtje në burim e tatimeve (2027) dhe harmonizim me standardet e BE-së (2028+). Kjo qasje mundëson kalimin nga kontrolli manual në kapje automatike të të ardhurave.
Ndikimi i pritshëm i reformës është i konsiderueshëm me +25–40 milionë euro të ardhura shtesë çdo vit, reduktim 70–90% i hendekut fiskal, dhe formalizim mbi 80% i tregut STR. Në të njëjtën kohë, përmirësohet konkurrenca midis operatorëve, rritet transparenca dhe ulet kostoja administrative.
Në përfundim, sfida kryesore e turizmit shqiptar nuk është vetëm rritja, por kryesorja është përfshirja efektive dhe e drejtë e rritjes në sistemin fiskal.
- Përshkrim
Përshkrim
Kjo analize egzaminon asimetrine fiskale qendrore te sektorit turistik shqiptar ne vitin 2025, nje sektor qe kontribuon 26.4% te GDP-se (685.3 miliard leke, ~6.45 miliard euro) dhe gjeneron 970–1.230 milion euro te ardhura fiskale qendrore, por qe njekohesisht humbet 40–60 milion euro ne vit nga informaliteti i segmentit te akomodimit afatshkurter (short-term rentals, STR). Duke integruar te dhena nga Airbnb 2024 (8.472 subjekte aktive, 39.7 milion euro rezervime, komisione efektive 4.4%), AirDNA 2025 (treg STR monitored 106–130 milion euro), Booking.com 2025 (17.225 subjekte, 80.1 milion euro ne 9 muaj), INSTAT (12.466 mln vizitore, 7.137 mln nete jo-rezidente) dhe vleresimin teknik te Planit Sektorial te Turizmit 2025 te DPT (indeks fizibiliteti 82/100), analize identifikon tri boshllëqe sistemike (juridik, administrativ dhe analitik), qe mundësojne riprodhimin e ketij hendeku cdo vit.
Tregu STR gross arrihet ne 130–170 milion euro vjetore (rreth 33% e totalit 7.137 milion netesh te konfirmuara nga INSTAT), ku 70–80% e njësive operojne jashte sistemit tatimor, duke gjeneruar nje humbje fiskale te llogaritshme: TVSH 6% (5.5–8.2 mln euro), tatim te ardhurash 15% (9–14 mln euro) dhe tarifa lokale (2–4 mln euro). Analiza e te dhenave Airbnb 2024 konfirmon fragmentimin ekstrem te tregut (xhiro mesatare 4.680 euro/subjekt/vit) dhe digjitalizimin e larte te transaksioneve, dy karakteristika qe e bejne tregun te gjurmshem por te pakapur tatimisht pa nje kuader ligjor te ri.
Krahasimi rajonal (Kroaci, Greqi, Mali i Zi) konfirmon se adoptimi i logjikes DAC7 dhe mbajtjes se tatimit ne burim nga platformat redukon informalitetin STR nen 30% me ROI mbi 500%. Reforma me tri-faza e propozuar (raportim i detyrueshem 2026, mbajtje ne burim 2027, harmonizim DAC7-BE 2028+) mund te ngrejë indeksin e fizibilitetit nga 74 ne 94/100 dhe te gjeneroje 25–40 milion euro te ardhura shtese ne vit me kosto zero per buxhetin e shtetit.










