ALTAX prezanton përmbledhjen për tatimin e profesioneve të lira dhe punonjësve në Shqipëri dhe vendet fqinje për 2024

ALTAX prezanton përmbledhjen për tatimin e profesioneve të lira dhe punonjësve në Shqipëri dhe vendet fqinje për 2024

Përmbledhja Tatimi mbi të ardhurat e profesionistëve të lirë dhe punonjësve në Ballkanin Perëndimor, 2024 është një udhëzues që ka lindur nga nevoja për të bërë sa më të kuptueshme mënyrën e trajtimit fiskal të profesionistëve të lirë në dallim nga punonjësit në kompani dhe për të treguar edhe shpërndarjen e barrës së normave tatimore në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Qëllimi është prezantimi i dallimeve midis kategorive të ndryshme të tatimpaguesve dhe përpjekja për të bërë dallimin në trajtimin tatimor bazuar në legjislacionin vendor mbi punën dhe sipërmarrjen dhe duke synuar që taksimi të mos bëhet barrë për lirinë ekonomike të secilit.

Në një kronikë të SCAN Tv është trajtuar me shqetësimin që meriton pikerisht analiza e zgjeruar qe duhet te marre tatimi mbi te ardhurat e punes si nje qasje qe duhet te synoje te balancohet me tatimin mbi kapitalin.

Kjo përmbledhje duke u angazhuar në sqarimin e dy llojeve kryesore të individëve të punësuar në treg: profesionistë të lirë (përfshirë kontraktorët e pavarur) dhe punonjës. Ne do të shohim se si ato ndryshojnë nga njëri-tjetri dhe nisur nga ky ndryshim është bërë edhe përshkrimi i trajtimit tatimor.

Së pari, profesionistët e lirë janë njerëz të vetëpunësuar që shpesh punojnë në projekte afatshkurtra me klientë të ndryshëm. Ata nuk marrin asnjë përfitim si punonjësit në kompanitë ku punonjnë dhe përfitojnë vetëm të ardhurat nga klientët e tyre dhe me to paguajnë edhe taksat e tyre. Një tipar përcaktues i profesionistëve të lirë është aftësia e tyre për të vendosur oraret e tyre dhe për të punuar me më shumë se një klient njëkohësisht.

Së dyti, punonjësit punojnë për një punëdhënës të vetëm në mënyrë të përhershme dhe paguhen me pagë fikse dhe shpërblime e përfitime të tjera të paguara nga punëdhënësi. Ata mund të punojnë në zyrë ose të jenë pjesë e një ekipi në distancë të punësuar dhe punësohen për të plotësuar një rol të caktuar në krahasim me punën në një projekt të vetëm.

Nga leximi i plotë kuptohet se tatimi mbi të ardhurat për individët ndryshon shumë nga vendi në vend. Disa vende, si Shqipëria kanë norma të larta që tejkalojnë 15 për qind, ndërsa të tjera, si Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali I Zi dhe Bosnjë-Hercegovina aplikojnë norma më të ulëta që nuk i kalojnë 10 për qind.

Këto dallime pasqyrojnë shumëllojshmërinë e qasjeve kombëtare për përhapjen e barrës tatimore në segmente të ndryshme të popullsisë.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: