Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
Tatimi mbi të ardhurat e profesionistëve të lirë dhe punonjësve në Ballkanin Perëndimor, 2024
11 € Original price was: 11 €.9 €Current price is: 9 €.
Kjo përmbledhje duke u angazhuar në sqarimin e dy llojeve kryesore të individëve të punësuar në treg: profesionistë të lirë (përfshirë kontraktorët e pavarur) dhe punonjës. Ne do të shohim se si ato ndryshojnë nga njëri-tjetri dhe nisur nga ky ndryshim është bërë edhe përshkrimi i trajtimit tatimor.
Së pari, profesionistët e lirë janë njerëz të vetëpunësuar që shpesh punojnë në projekte afatshkurtra me klientë të ndryshëm. Ata nuk marrin asnjë përfitim si punonjësit në kompanitë ku punonjnë dhe përfitojnë vetëm të ardhurat nga klientët e tyre dhe me to paguajnë edhe taksat e tyre. Një tipar përcaktues i profesionistëve të lirë është aftësia e tyre për të vendosur oraret e tyre dhe për të punuar me më shumë se një klient njëkohësisht.
Së dyti, punonjësit punojnë për një punëdhënës të vetëm në mënyrë të përhershme dhe paguhen me pagë fikse dhe shpërblime e përfitime të tjera të paguara nga punëdhënësi. Ata mund të punojnë në zyrë ose të jenë pjesë e një ekipi në distancë të punësuar dhe punësohen për të plotësuar një rol të caktuar në krahasim me punën në një projekt të vetëm.
Profesionistët e lirë vijnë me pjesën e tyre të sfidave, nga negociimi i tarifave të çmimeve të pavarura deri te shqetësimi se nga do të arrijë puna e ardhshme madje edhe nëse do të ketë më tej punë apo jo.
Shumë profesionistë të lirë mendojnë pak ose nuk mendojnë shumë për të paguar taksat.
Profesionistët e lirë që kanë dalë në treg pas një përvoje pune në kompani apo në sektorin publik, veçanërisht ata që kanë kryer punë tradicionale me një kompani deri vonë janë mësuar që punëdhënësi i tyre të bëjë automatikisht zbritje të tatimeve dhe kontributeve nga pagat e tyre.
Megjithatë, të vetëpunësuarit e sotëm edhe të detyruar nga presioni i sistemit për të paguar detyrimet e tyre janë bërë përgjegjës për të qëndruar në krye të detyrimeve të tyre tatimore dhe për të kuptuar se çfarë kanë borxh dhe kur duhet ta paguajnë atë vetë.
Në përmbledhjen për trajtimin tatimor ne jemi treguar të kujdesshëm për të përshkruar më së pari statusin dhe rolin e profesionit të lirë në dallim nga punonjësi në një kompani dhe më tej edhe mënyrën e tatimit nga i njëjti ligj. Ky qartësim vlen pasi në Serbi më herët dhe në Shqipëri më vonë janë shprehur kundërshtime të forta të profesionistëve për trajtime tatimore që nuk bazohen te barazia përpara ligjit.
Ndërsa, në Serbi u reagua në kohë nga politikëbërësit, në Shqipëri ende pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të dhënë verdiktin final.
- Përshkrim
Përshkrim
Përmbledhja “Tatimi mbi të ardhurat e profesionistëve të lirë dhe punonjësve në Ballkanin Perëndimor, 2024” është një udhëzues që ka lindur nga nevoja për të bërë sa më të kuptueshme mënyrën e trajtimit fiskal të profesionistëve të lirë në dallim nga punonjësit në kompani dhe për të treguar edhe shpërndarjen e barrës së normave tatimore në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Më shumë njerëz janë të pavarur se kurrë më parë. Me rritjen e shpejtë të punës në distancë dhe ekonomisë së bazuar te kontributi profesional ka një shans të mirë që secili në Ballkanin Perëndimor të punojë si profesionist i pavarur me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme.
Profesionistët e lirë përcaktohen të gjithë si “individë të vetëpunësuar” në sytë e autoriteteve fiskale. Ekzistojnë dallime midis individëve të vetëpunësuar dhe punonjësve me kohë të plotë në biznese, por të gjithë kanë kërkesa tatimore nga i njëjti ligj i tatimit të të ardhurave.
Nga kjo përmbledhje kuptohet se tatimi mbi të ardhurat për individët ndryshon shumë nga vendi në vend. Disa vende, si Shqipëria kanë norma të larta që tejkalojnë 15 për qind, ndërsa të tjera, si Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina aplikojnë norma më të ulëta që nuk i kalojnë 10 për qind.
Këto dallime pasqyrojnë shumëllojshmërinë e qasjeve kombëtare për përhapjen e barrës tatimore në segmente të ndryshme të popullsisë.
Qëllimi i përmbledhjes së përpunuar nga ekspertët tanë është prezantimi i dallimeve midis kategorive të ndryshme të tatimpaguesve dhe përpjekja për të bërë dallimin në trajtimin tatimor bazuar në legjislacionin vendor mbi punën dhe sipërmarrjen dhe duke synuar që taksimi të mos bëhet barrë për lirinë ekonomike të secilit.
Produkte të afërt
- LIBRA TË ALTAX
Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2012
8 €Original price was: 8 €.7 €Current price is: 7 €. - LIBRA TË ALTAX
Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit për to
6 €Original price was: 6 €.4 €Current price is: 4 €. - LIBRA TË ALTAX
Punësimi dhe investimet kapitale në shqipëri, 2016
8 €Original price was: 8 €.7 €Current price is: 7 €. - LIBRA TË ALTAX, PUBLIKIME
Dita e Lirisë Fiskale 2015 në Shqipëri dhe Kosovë
8 €Original price was: 8 €.5 €Current price is: 5 €. - LIBRA TË ALTAX
Barra tatimore për profesionet e lira në Shqipëri
7 €Original price was: 7 €.5 €Current price is: 5 €.