Ju prezantojmë këtë muaj raportin për barrën fiskale dhe shpërndarjen e mirëqenies për Ballkanin
Këtë vit Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri është në të njëjtën javë me Kosovën, në javën e parë të Prillit 2024. Për herë të parë në historikun e llogaritjes së lirisë fiskale, në Shqipëri dhe në Kosovë ajo festohet në 3 Prill 2024. Kjo qasje e ditëve është edhe treguesi i rritjes së nivelit të administrimit të dy administratave fiskale në shtetet shqiptare, që janë pjesë e Ballkanit Perëndimor.
Ndërkohë për shtetet e tjera ballkanike kjo ditë do të vijë në fund të muajit Prill 2024. Në Maqedoninë e Veriut liria fiskale festohet në 13 Prill, ndërsa në Malin e Zi dhe në Bosnjë-Hercegovinë festohet në të njëjtën ditë, në 11 Maj. Serbia feston e fundit lirinë fiskale në 14 Maj 2024.
Edhe pse lajmi i mirë është se shqiptarët paguajnë më pak taksa se vendet e tjera të rajonit, kjo tregon nga ana tjetër se niveli i administrimit duhet që të ngrihet në nivelet e këtyre vendeve për të patur një produktivitet më të madh të sundimit të ligjeve fiskale dhe më pak evazion tatimor.
Së afërmi ne do të publikojmë Edicionin e 12-të, të Raportit të barrës tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor dhe shumë të dhëna e tema interesante të lidhura me taksat dhe ekonominë.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.